• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështon takimi/ Protesta e 6 dhjetorit ndan Metën me Berishën, pas Mediut dhe kreu i PL refuzon

by Java News
23/11/2022 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kreut të PD Fatmir Mediu, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në protestën e 6 tetorit të thirrur nga Sali Berisha për ta zhvilluar ditën e samitit të BE me vendet e Ballkanit Prërndimor në Tiranë, është dhe kreu i PL Ilir Meta ai që ka vendosur “piketat” kundër këtij tubimi.

Ndonëse Meta menndohej se në takimin me Berishën në selinë e PD do të diskutonte për koordinimin e kërkuar nga kreu i “Rithemelimit” për organizimin e transportit të pjesëmarrësve dhe masivizimin e tyre nga rrethet për në Tiranë, në dekjlaratat zyrtare nuk u përmend asnjë fjalë për protestën e 6 dhjetorit.

Kështu, kreu i grupimit më të madh në PD Sali Berisha është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në takim të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, si dhe kreun e grupit parlamentar të PL Petrit Vasili.

Në një reagim të bërë në Facebook pas takimit, Berisha shprehet se palët diskutuan gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve “për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës”. Por nuk përmend asnjë fjalë për protestën e 6 dhjetorit, që me sa duket Iloir Meta e ka refuzuar pjesëmarrjen, ndonëse mbetet mister nëse vetë Berisha do të zhvillojë vetëm atë.

Reagimi i Berishës:

Së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD, Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi./m.j

Next Post
Shqiptari përplas 21-vjeçaren me makinë dhe e lë në mes të rrugës, studentja në gjendje të rëndë

Shqiptari përplas 21-vjeçaren me makinë dhe e lë në mes të rrugës, studentja në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com