• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështon përpjekja ruso-serbe për të kapur Maqedoninë e Veriut, tërhiqen shqiptarët nga koalicioni me partinë e ish kryeministrit Gruevski

by Java News
08/11/2021 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdon të jetë e madhe beteja në Maqedoninë e Veriut për formimin e qeverisë re pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Ajo që u kritikua shumë nga të gjithë, duke përfshirë edhe Kosovën, ishte qëndrimi i Arben Taravarit për të shkuar në koalicion me partinë Levica, parti kjo nacionaliste maqedonase që e mohon edhe pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, pas angazhimit të madh në të gjitha anët, tashmë duket se deputetët e Alternativës, partisë shqiptare, nuk do t’i japin nënshkrimet Levicës për formimin e qeverisë së re.

Kjo tregon se deputetët shqiptarë u mashtruan nga Taravari. Ky i fundit nuk i ka treguar që Levica do të jetë pjesë e nënshkrimeve në listën për rrëzimin e qeverisë. Këtë gjë e ka thënë vetë koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA, Zejd Rexhepi.

Zejdi në prononcimin e tij për televizionin Alsat-M dhe Klan TV u shpreh se nuk kanë qenë në dijeni për nënshkrimet e Levicës.

“E para gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E Majta nuk nënshkruan. Marrëveshja ishte që do të nënshkruaj LDP-ja, Besa, VMRO-ja dhe ne. Në frymën e kësaj u dakordova që do e jap nënshkrimin”, është shprehur Zejdi.

Një dështim i tillë mund të konsiderohet fitore për Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët atje, pasi që iu dha goditje Rusisë dhe Serbisë për ta drejtuar shtetin tonë fqinj përmes satelitëve të saj, siç është Levica (E majta).

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Zoran Zaev, ku përmes një shkrim në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

“Për një dëshirë të kotë për pushtet, ata ishin gati ta çonin vendin tatëpjetë dhe njerëzit të vuanin. Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.

Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, shkruan Zaev pas ngjarjeve që ndodhën në Kuvend./m.j

Next Post
Rritet numri i viktimave! Humbin jetën 11 persona nga COVID dhe regjistrohen 230 raste të reja në 24 orë në Shqipëri

Rritet numri i viktimave! Humbin jetën 11 persona nga COVID dhe regjistrohen 230 raste të reja në 24 orë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In