• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin, asnjë përfaqësues nga mazhoranca

by A R
12/04/2024 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dështon për të katërtën herë Komisioni Hetimor për Sterilizimin, pasi mazhoranca nuk ka qenë sërish pjesë e punimeve të këtij komisioni.

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se nënkryetari i Komisionit Plarent Bdreca dhe Milva Ikonomi, janë në konflikt interesi me çështjet që po hetohen në komision.

Deputetja Ina Zhupa u shpreh se Ndreca ka shërbyer si avokat i disa prej të akuzuarve për çështjen e koncesionit të sterilizimit. Ndrës Ikonomi, shtoi ajo, ka qenë kryetare e komisionit të pranimit të ofertave për njërin nga koncesionit dhe në mungesë të Ilir Beqajt, ka firmosur.

“Kam ngritur shqetësimin që nënkryetari i komisionit ka shërbyer si avokat i disa prej të akuzuarve për sterilizimin.

Ai duhet të dilte e të deklaronte se nuk kishte konflikt interesi.

Milva Ikonomi ka shërbyer si zv.ministre e Shëndetësisë gjatë kohës së miraitmit të check-up dhe gjatë diskutimit të koncesionit të sterilizimit. Sipas të dhënave në media, Ikonomi ka qenë zv.ministre dhe ka pasur të bëjë me proceset e koncensioneve dhe prandaj është thirrur në prokurori për të dëshmuar.

Ikonomi ka qenë kryetare komisionit të pranimit të ofertave për njërin nga koncesionet. Ajo dhe z. Rrjepaj në mungesë të Beqajt, kanë firmosur”, tha Zhupa e cila shtoi se arsyet se përse Ndreca dhe Ikonomi nuk kanë pranuar të hedhin firmën se nuk janë në konflikt interesi, ka të bëjë me faktin se dokumentet më pas janë objekt hetimi nga ILDKP.

“Për këtë i kërkuar asaj dhe kolegëve të firmoste deklaratën e konfliktit të interesit. Ata votuan kundër dhe nuk pranuan të firmosnin një deklaratë që më pas do ishte një dokument për ILDKP.

Sepse deklaratat publike mund t’i mohojnë, por dokumentat jo”, përfundoi Zhupa.

/a.r

Next Post
Emri/ Pjesë e dosjes së Vangjush Dakos, lirohet nga burgu biznesmeni, gjykata i ndryshon masën e sigurisë

Dy muaj pasi la qelinë, Vangjush Dako paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com