• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dështon konçensioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit

by A R
22/12/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenderi për koncensionin e mirëmbajtjes së Rrugës Durrës – Kukës ka dështuar. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës i ka shpallur të pavlefshme të dyja ofertat pasi bien ndesh me interesin publik.

“Komisioni vendosi që ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk përbëjnë interes publik.

Me qëllim transparencën e plotë dhe informimin e publikut për këtë çështje që ka një rëndësi të veçantë po sqarojmë shkurtimisht hapat kryesore të ndjekura deri me sot për realizimin e kësaj proçedure: Njoftimi publik për procedurën është bërë nëpërmjet faqes në internet të APP në datë 16.02.2015. Njoftimi i kontrates është publikuar gjithashtu në Gazetën Financial Time, në datë 17.02.2015 si dhe në faqen në internet të saj për një jave rresht.
Mbyllja e dorëzimit të ofertave në sistemin e APP, u krye në datën 07.04.2015 ora 10.00.

Në datën 29.10.2015 ora 14.00 u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompani kinese “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në datën 02.11.2015 ora 16.00 u hapën ofertat financiare.

Pas hapjes se ofertave financiare komisioni i vlerësimit i përbërë nga përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregëtisë dhe Sipërmarrjes dhe MTI asistuar nga Banka Botërore, nëpërmjet Korporates Financiare Ndërkombëtare (IFC) proçedoi me vlerësimin e ofertave ekonomike.
Në përfundim komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë bien ndesh me interesin publik, duke qënë që jane dy herë më të larta se pritshmeria jonë. Ne këto kushte mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi ti shpallë të pavlefshme këto oferta dhe ti refuzojë ato.

Aktualisht jemi duke vlerësuar nëse do të rishpallim të njejtin projekt apo do të gjejmë modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale. Ndërkohë ARRSH, është autorizuar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mirëmbajtjen e veprës”, tha sekretari i përgjithshëm i MTI-së Eduard Seitaj, për procesin e vlerësimit për konçesionin e rrugës Milot-Morinë (Rruga e Kombit).

Në fakt ministri Haxhinasto, në fund të muajit nëntor e kishte paralajmëruar anulimin e mundshëm të tenderit nëse ofertat do të ishin të larta.

Marrja me koncesion do të thotë pagesë për të kaluar në rrugë, e kjo pasohet edhe me rritjen e çmimit të biletës për qytetarët.

Kontrata parashikon që përvec mirëmbajtjes së rrugës, kompania fituese të përfundojë edhe ndërtimin e disa pjesëve të rrugës, siç janë urat e mbetura mbi lumin Drin midis Kukësit dhe Prizerenit.

Koncensioni do të zgjasë për 30 vjet, ndërsa shuma e parashikuar për t’u paguar nga qytetarët me automjete të vogla është 5 euro, ndërsa mjetet e mëdha si autobusët dhe kamionët do të paguajnë më shumë. Monitor

Next Post

“O Allah, dënoje Ben Blushin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In