• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dështon ankandi i përmbaruesve për shitjen e ARMO-s, asnjë ofertë

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse publiciteti ka qenë i mjaftueshëm asnjë i interesuar nuk u paraqit të premten pasdite në zyrat e shoqërisë përmbarimore, EPSA për të marrë pjesë në ankandin për shitjen e pjesshme të ndërmarrjes së përpunimit të naftës, ARMO.
Përmbaruesit dje në orën 16:00 kanë hapur procedurat e ankandit, por të interesuarit kanë munguar. Burimet pranë kompanisë pohuan se, nuk u paraqit asnjë ofertues serioz, përpos një telefonate nga jashtë që kishte kërkuar më shumë detaje mbi objektin.
Para pak ditësh EPSA njoftoi nxjerrjen ne shitje të uzinës se përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO, (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë) për llogari të bankës Raiffeisen, për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro).
Burimet nga kompania i pohuan Monitor se, objekti do të shpallet për shitje në një ankand të dytë. Data do të përcaktohet ditën e hënë dhe më pas do të jetë publike. Mirëpo sipas ligjit të ankandit publik në rundin e dytë objekti del në shitje me gjysmën e vlerës fillestare me vetëm 1.4 miliardë lekë ose 10 milionë euro.
Përmbaruesit thane se nuk bëhet fjalë për nxjerrjen në shitje te të gjithë rafinerisë, por një pjesë të një reparti. Për shitjen e kësaj pjesë është marre edhe mirëkuptimi i palës shtetërore, e cila zotëron 15 për qind të aksioneve të ARMO-s, pasi në momentin që është marrë kredia pala shtetërore ka dhënë dakordesine.
ARMO, rafineria e naftës është kompania me kredinë më të madhe të vetme në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj që kanë rreth 65% të totalit të huasë në vend.
Prej kohësh ARMO ndërkohë është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është eficiente, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi.
Punonjësit e ARMO kanë protestuar vazhdimisht për mosshlyerjen e pagave mujore dhe disa prej tyre kanë kërkuar marrjen e parave përmes përmbarimit.
Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të ARMO është ndaj bankës FBME dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, ARMO ka kredi prej rreth 37 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave ndaj Raiffeisen dhe Credins, përkatësisht rreth 20 dhe 15.6 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të bilancit 2013.
Shuma që ARMO i ka borxh bankave në Shqipëri është sa 6% e totalit të huasë së keqe që 35 kreditorët më të mëdhenj të këqinj kanë ndaj sistemit bankar. (janë 35 kompani që kanë rreth 60% të totalit të huasë së keqe në vend, me shumën që ata u kanë borxh bankave, që arrin në rreth 600 milionë euro).
Të dhënat e bilancit të dorëzuar nga kompania për vitin 2013 flasin për të ardhura minimale dhe humbje tepër të mëdha, që janë dyfishuar, si rrjedhojë e zhvlerësimit të aseteve të kompanisë.
Gati një vit më parë, një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardhte planin se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet ARMO, e cila kishte në total 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime. http://www.monitor.al/zbardhet-plani-per-falimentin-dhe-shtetezimin-e-armos-piramida-267-mln-usd-e-borxheve-207-mln-bankave/

Muajt e fundit një kompani zvicerane dhe më pas një amerikane shfaqën interes për ARMO, duke parë me leverdi përpunimin e bitumit, por mali me borxhe i ARMO-s ka stepur investitorët, ndërsa azerët e Heany Assets Corporation, që kanë 85% të aksioneve pothuajse e kanë braktisur ARMO./Monitor

Next Post

'Chicago Tribune' publikon fotografitë e Sanders teksa arrestohej si student

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In