• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi ynë

by Java News
10/11/2016 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Damon Linker
Poshtërimi është i vështirë të gëlltitet. Ashtu sikurse pendesa. Apo edhe marrja e përgjegjësisë për arrogancën e pajustifikuar dhe gabimet e pamohueshëm.

Por të gjithë këto, establishmenti amerikan i politikës dhe medias ia ka borxh vendit. Ata dështuan – ne dështuam, unë dështova – për të kuptuar madhësinë e ndryshimeve sizmike që lajmëroi ngjitja e Donald Trumpit. Fushata dhe sjellja personale e Trumpit janë kaq fyese për kaq shumë gjëra, saqë pjesëtarët e këtyre establishmenteve e morën të mirëqenë, besuan, në idenë që një fitore elektorale e Trumpit ishte e pamendueshme për shumicën.

Nuk mund të fajësojmë James Comeyn. Rënia e Hillary Clintonit në sondazhe filloi përpara se ai të rindizte përkohësisht hetimin e tij mbi emailet e saj në kohën e Departamentit të Shtetit, dhe ajo e rimori veten nga kjo rënie gjatë javës së fundit.

Sondazhet ishin thjeshtë të gabuar. Sondazh pas sondazhi, ditë pas dite, muaj pas muaji. Dhjetëra, qindra prej tyre. Dhe pothuaj asnjëri nuk e parashikoi këtë rezultat. (Përjashtimi i vetëm ishte sondazhi i Los Angeles Times, me të cilin u tallën aq shumë).

Kthehuni pas në kohë dhe shihni grafikët e zbukuruar e të përditësuar vazhdimisht, nga “të mençurit” si Nate Silver dhe Nate Cohn, që tregonin gjasat për fitoren e secilit kandidat. Përveç ndonjë pasditeje të rrallë aty-këtu, ku Trumpi iu afrua shumë Clintonit, ajo ishte gjithmonë në krye. Gjithmonë fituese. Imagjinoni, javën e fundit, debati ishte përqëndruar tek ajo, nëse Clintoni kishte 65% shanse të fitonte, 80 % shanse, apo 99% shanse.

Asnjë prej të “mençurve” nuk iu afrua të vërtetës – e cila është se, ata realisht nuk e kanë idenë se çfarë mendon elektorati, dhe nuk e ka idenë se çfarë do të thotë të votosh. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me sondazhet. Ka të bëjë edhe me establishmentet politike dhe mediatike të vendit dhe pikëpamjen që ata kanë për vendin, në kuptim më sasior. Po, amerikanët kanë zgjedhur Donald J. Trumpin president. Por ata kanë zgjedhur edhe një Kongres republikan, edhe një Senat republikan. Gjykata e Lartë tashmë do të shkojë drejt një shumice që anon djathtas. Plus guvernatorët e Partisë Republikane. Dhe kongreset e shteteve. Partia Republikane nuk është e vdekur apo e mundur, si e kanë parashikuar gjatë vitit shumë analistë (edhe unë vetë). Ajo po lulëzon – dhe me siguri, shumë më tepër se sa Partia Demokratike.

Nëse establihmenti politik dhe mediatik do të ishte thjeshtë pa kontakt me pjesën më të madhe të vendit, kjo do të ishte një gjë. Por është më keq se kaq. Ata supozojnë që dijnë, supozojnë që mund të gjykojnë, dhe më tronditësja, supozojnë se ajo që ata parashikojnë, do të ndodhë në kutitë e votimit.

A më thotë ndokush çfarë përfaqësonte fushata e Hillary Clintonit? E di, e di “Vizitoni faqen time të internetit”, siç përsëriste ajo shpesh gjatë debateve. Po deklaratat e saj? Shumë shpesh, ato katandiseshin në një mesazh shumë negativ: Trump është racist, psikopat seksist. Votoni për mua, sepse unë nuk jam ai! Domethënë, nëse nuk jeni një prej mjeranëve të tij. Në atë rast, thjeshtë ikni nga Amerika!

E kuptoj. E përbuz Trumpin. Jam i befasuar nga fitorja e tij dhe thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë. Por, ashtu si kam shkruar në shumë raste duke imagjinuar humbjen e Trumpit, për të cilën isha i sigurt, miliona e miliona amerikanë që votuan për të, nuk do të shkojnë askund. Ata janë bashkatdhetarët tanë. Në një farë mënyre, duhet të mësojmë të jetojmë me ta.

Dhe të qeverisemi prej tyre.

Hapi i parë drejt këtij objektivi është që të marrim përsipër fajin, se kemi bindur veten tonë, që mund ta injoronim pjesën ku përpiqemi të kuptojmë vendin në të cilin jetojmë, si dhe largimin nga mendja të atyre pjesëve të tij, që nuk është se na pëlqejnë.

Mea culpa.

Damon Linker për The Week

Në shqip nga www.bota.al

Next Post
Vodhi 1.8 mln franga, biznesmeni zviceran fshihet në Shqipëri!

Vodhi 1.8 mln franga, biznesmeni zviceran fshihet në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In