• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi që s’do lejuar

by Artan Lame
11/08/2022 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

Çdo njëri që përfundon në burg, nuk është dështimi i një personi, por dështim i gjithë shoqërisë.

Po merem me restaurimin e një pajisjeje mesjetare prej druri. S’po e them se ç’është, se do me merrni për më të marrë se ç’më kini marrë. Po e bëj këtë punë këto ditë që kam pak më shumë kohë të lirë dhe shkoj tek një marangoz, burrë i ndershëm dhe punëtor i mirë, që e ushtron zanatin diku në periferitë e zbritura të Tiranës.

Një pasdite vonë, më fton të marr një raki me të tek klubi ngjitur. Ulemi dhe ndërkaq vjen një

Komshiu i tij që pas disa minutash më zbulon hallin. Hall prone me tokën në fshatin e largët nga vjen. Si i shpjegoj se ç’duhet të bëjë, vazhdojmë bisedën e lirë.

Është nga Veriu (rastësi, se mund të ishte po aq edhe nga Jugu). Ka afër 50 vjet mbi supe; ka ngritur me duart e tij shtëpinë ku banon; ka gruan, nënën dhe dy fëmijë të vegjël. Ka ikur në Greqi që 16 vjeç më ’92-shin, ku s’ka punuar nëpër Evropë; tani prej disa vitesh ka gjetur karar në Hollandë. Duar të ashpra pune, burrë i ndershëm e familjar i përkushtuar. Punon disa muaj atje larg, bën ca para dhe kthehet në Shqipëri.

Mbaron një mur, paguan ndonjë borxh, merret me shtëpinë dhe tokën në fshat në Veri dhe pastaj sërisht ndahet me nënën, gruan e fëmijët dhe kthehet në punë në Hollandë.

-Ç’punë bën atje? – e pyes.

-Shpi bari – më përgjigjet. Pa ju dridhur qerpiku. Me një natyrshmëri ç’armatosëse dhe naivitet fëminor.

Kuptoj menjëherë thelbin. Ai nuk e di që kjo është një gjë moralisht e dënueshme. Di vetëm që kjo është një gjë e ndaluar dhe as që e vret mendjen pse është e ndaluar, se kështu e kanë vendosur të mëdhenjtë, ndoshta mendon. Por nuk e di që është ligjërisht e ndaluar, sepse është moralisht e dënueshme. Sepse droga nxit pasurimin e paligjshëm, korrupsionin, shton kriminalitetin, degjenierimin dhe degradimin e të rinjve, shton jetët e shkuara dëm. Këto ai nuk i di nuk ja ka thënë kurrë askush. Nuk ja ka mësuar nëna e baba më të vogël; nuk ja kanë mësuar dikur në shkollë as librat as mësuesit; nuk ja ka përcjellë as mediat e as gazetat; nuk ja ka sqaruar as deputeti a kryetari kur i kërkonin votën; nuk ja ka thënë as prifti a hoxha i fshatit nga vjen.

Ndoshta – Zoti e ruajtë – një ditë mund të bjerë edhe në burg për këtë punë, atje në Hollandë a këtu në Tiranë. Atë ditë nuk duhet të themi: “edhe një bandit mori dënimin e merituar”. Thjesht duhet të themi: “Dështuam të gjithë që ta bënim këtë njeri të kuptonte të mirën nga e keqja”.

Pardje, një vajzë shqiptare 27-vjeçare, vrau veten në një burg Italian, ku kish vite që hynte e dilte për trafik e përdorim droge. Gjykatësi që e kishte dënuar, shkroi: “Unë dështova, të gjithë dështuam”. Ai e kish kuptuar në themel përgjegjësinë e përbashkët.

Kjo vajza e gjorë mund të kishte qenë edhe bijë e këtij shqiptarit të mirë të Tiranës. Në këtë rast ky do ta kishte kuptuar se droga nuk qenka vetëm gjë e ndaluar, por edhe gjë e keqe. Por mësimet e nxjerra mbi kurriz dhëmbin shumë. Ndaj shoqëria ka shpikur mësimet morale.

Shoqëria shqiptare është shumë e ngarkuar me dëshirën për të parë prapa hekurave të gjithë, politikanin që korrupton, kriminelin që vret, banditin që plaçkit, drejtorin që vjedh, zyrtarin që i kërkon bakshish, këta e plot të tjerë. Dhe sa herë që gazetat kanë të tilla lajme, poshtë tek komentet vijon vargu i gjatë i jehonave: mirë ja bën qeni, maskarai, mos u fryftë, ja nxjershin nga hunda, ta varin, ta presin, ta shkulin, e plot fantazi nga ato që ne i kemi me bollëk.

Unë vetë jam gjendur përpara të tilla situatash, kur punonjës të mijtë janë bërë pre e policisë a prokurorisë. Por kurrë nuk kam thënë “mirë ja bënë”. E kam thënë edhe publikiksht “çdo njeri që përfundon në burg, nuk është dështimi i një personi, por dështim i gjithë shoqërisë”.

Që nuk ja doli ta edukojë siç duhet që në të ri, që edhe në kishte prindër të shtrembër, nuk qe në gjendje të imponohej edhe mbi prindërit e këqinj, që nuk krijuam dot mekanizma parandalues që të mos vidhte a korruptohej,që nuk qemë në gjendje t’i tregojmë të ndajë të mirën nga e keqja; që nuk krijuam një sistem pune ku edhe të donte, të mos vidhte dot; që me frymën e shembujve të mirë t’a bënim t’i vinte turp nga vjedhja; e kështu me rradhë.

Më në fund e dëgjova edhe nga gjykatësi Italian, atë që mendoj dhe them edhe vetë prej kohe. Në fakt, as unë e as gjykatësi, nuk shpikëm ndonjë të pathënë. Me të tijën e ka thënë Krishti para 2000 vjetësh: “Kush është i pamëkat, të hedhë gurin e pare”!

Fundi i historisë.

Respekt për atë gjykatësin që nuk i ra shkurt me “bëra detyrën kur e dënova”.

Respekt edhe për këtë punëtorin familjar të periferisë së Tiranës, që është i keq pa e ditur se është i tillë.

Sa për mua, do bëj ç’është e mundur që, kur ta takoj sërisht, të përpiqem ta bëj të kuptojë se droga nuk është vetëm gjë e ndaluar, është edhe gjë e keqe. Zoti më ndihmoftë në këtë gjë. Zoti ndihmoftë edhe çdo shqiptar të mirë që përpiqet të kthejë në rrugën e moralit dikë, përpara se të gëzohet për burgun e tjetrit duke ngrënë fara në verandë.

Next Post
“Është shumë sëmurë”/ Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot kur marrin vesh lajmin për Kim Jong-Un

"Është shumë sëmurë"/ Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot kur marrin vesh lajmin për Kim Jong-Un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In