Shkruan Mero Baze
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po përpiqen ti japin një shtysë serioze miratimit të reformës në drejtësi, duke u dhënë fund debateve politike kundër përmbajtjes së saj dhe duke bërë aleatë opinionin publik, kundër atyre që i tremben reformës. Në një drek pune me katër gazetarë të njohur në vend, dy diplomatët perëndimorë shprehën mbështetjen e tyre për përmbatjen e reformës dhe theksuan faktin se Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë qëndruar pas këshillave për përmbatjen e saj. Ambasadorja Vlahutin, theksoi se reforma siguron pavarësinë e sistemit gjyqësor, cilësinë e lart të edukimit dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kontrollin mbi ta, duke nxitur një proces të drejt të spastrimit nga element të korruptuar.
Dy diplomatët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, janë duke menduar se si të shtojnë presionin mbi politikën, përmes opinionit publik, me qellim miratimin e reformës dhe paralajmëruan, se Shqipëria do të ketë pasoja të hidhura dhe shumë të rënda në rast se reforma dështon.
Ata thanë se nëse reforma dështon, SHBA dhe BE do të dalin me një qëndrim të përbashkët kundër shkaktarëve të izolimit të ri të Shqipërisë, duke theksuar, se dështimi do izoloj Shqipërinë nga Perëndimi dhe do ta heq atë nga interesi ndërkombëtar si një vend që aspiron perëndimin. Me këtë nëkuptohet dhe mos hapja e negociatave me Bashkimin Evropian dhe rënia e interesit të SHBA dhe BE për Shqipërinë, duke rënduar shumë pasojat e këtij akti politik.
Të dy ambasadorët theksuan se do të angazhohen për të mbrojtur objektivat e reformës dhe bën të ditur se SHBA ka përgatitur një projektligj për Byronë e Hetimit, për të cilin kanë marrë konsesusin e partive kryesore në vend, dhe që do të dëshironin të kalonte në Kuvend si pjesë e reformës për drejtësi. Ky projektligj nënkupton krijimin e një Prokurori antikorrupsion dhe krijimin e një standarti të ri për ndëshkueshmërinë në politikën shqiptare. SHBA do të trajojnë ekipin e këtij institucioni, të cilët do ta kalojnë testin e poligrafit, dhe do të financojnë kontrollin ndaj funksionimit të tij përmes vëzhguesve të akredituar.
Ambasadorët shprehën mbështetje per ligjin e dekriminalizmit dhe shprehën besimin e tyre, se efektet e tij do të jenë të menjëherëshme në Kuvendin e Shqipërisë, por dhe në disa bashki ku janë zgjedhur persona të përfolur. Ata theksuan se kanë pranuar kërkesën e PD që ndryshimet kushtetuese per ligjin e dekriminalizimit të miratohen ndaraz nga reforma në drejtësi per të mos e kushtëzuar atë, duke shprehur dhe dyshimet që kanë për mbështetjen e PD per reformen.
“Në parim ne kemi marrë mbështetje, por ata paraqesin gjithnjë problem hollësit” tha një prej diplomatëve, duke nënvizuar peshën që Berisha ka mbi vendimarrjen e Presidentit Nishani dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Nga ana tjetër ambasadorja Vlahutin theksoi se Shqipëria ka nevojë të balancoj kopetencat e presidentit me mënyrën si zgjidhet ai. Nëse do kemi një president me kopetenca të forta, sic është tani, ai duhet të zgjidhet nga popullin, tha ajo dhe jo nga Kuvendi.
Duke diskutuar për shanset e reformës në Kuvend dhe përdorimin e deputetëve, vetem si mekanizëm votimi, të dy amabsadorët nuk përjashtuan mundësinë e referendumit popullor por thanë se kjo do ti komplikonte gjerat.
Ata theksuan se kanë në plan ti drejtohen shoqërisë civile dhe shtypit për të mbështetur një ditë përmes një marshimi paqësor reformën në drejtësi si një element presioni mbi politiken.
Ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin, përsëritën në fund pasojat e rënda që mund të ketë Shqipëria nëse bllokohet reforma në drejtësi, duke theksuar rrezikun e një riizolimi të Shqipërisë dhe humbjen e interesit të Perëndimit për të.