• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i mbledhjes për ‘zgjedhoren’/ Gjekmarkaj: PS duhet të përballet me kundërshtarin real! Klosi: Jeni të mirëpritur…

by Java News
19/01/2024 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ‘dështimit’ të mbledhjes së parë të komisionit për Reformën Zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka deklaruar në “Top Talk” se mirëpret propozime nga të gjithë kolegët.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, tha se mazhoranca duhet të përballet me opozitën e vërtetë dhe nuk mund të jetë Alibeaj bashkëkryetari, për sa kohë nuk ka besimin e plotë të opozitës. Në përgjigje të tij, Klosi tha se opozita është e mirëpritur me çdo lloj propozimi për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Klosi: Ajo që kishin zgjedhur kolegët sot ishte zënia e karrigeve tona. U largova sepse nuk jemi në parlament, as të konfrontohemi as të përpiqemi t’u mbushim mendjen për rrugën që kanë zgjedhur. Për qytetarët ishte një dikë më pak, nga shumë pak ditë që kanë ngelur nga Reforma Zgjedhore. Detyrimi kushtetues është të bëhen ndryshimet në ligjin zgjedhor. Në këtë komision nuk mjafton vetëm qëndrimi i mazhorancës, por është gjithëpërfshirës. Vendimet e atij komisioni duhet të jenë të dakordësuara.

Gjekmarkaj: Pse nuk insistuat për alternative. Duhet të kufizojmë çfarë është normaliteti në një vend demokratik. Normalitet është zbatimi i kushtetutës, të drejtat e deputetit, qeveria të mos caktoj ça është opozita, konkurrenca të bëhet me kundërshtarin real. E rëndësishme me kë përballet nesër PS në zgjedhje.

Klosi: Do përballemi me problemet e qytetarëve.

Gjekmarkaj: Do përballesh me kundërshtarin real. Unë nuk kam asgjë me Alibeajn, por nuk mund të jetë ai bashkëkryesi, sepse nuk ka besimin e pjesës më të madhe të opozitës. Ngërçi ku është futur gjykata politika, qeveria. Jemi racional, kundërshtari i vërtetë duhet të respektohet dhe me të, ti bësh rregullat e lojës.

Klosi: Dakord me çfarë tha z.Gjekmarkaj. Në realitet është ndryshe, ai komision nuk është bipartizan por gjithëpërfshirës, i gjithë grupi mund të vijë të ndjekë mbledhjet, problematikën nuk e cakton bashkëkryetari. Vendimmarrja e komisionit nuk është e fundme, janë një tryezë apo një atmosferë kur diskutohen debatet, çështjet në hollësi kur të shkohet në seancën plenare gjërat të jenë diskutuar dhe debatuar. Forcat që duan të paraqiten në fushatë, kanë mbetur më pak se 100 ditë nga mundësia për të ndryshuar Kodin Xgjedhor. Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshimet para zgjedhjeve. Një ditë humbi sot. A humbi për të mirën e grupeve që tregojnë se janë të fortë, nuk ndërhyj as nuk më takon. Ne nuk zgjedhim kundërshtarin, ne mendojmë sikur dita e zgjedhjeve është nesër. Ky është realiteti.

Gjekmarkaj: Duhet t’i kujtoj zotit Klosi që Bardhi që në shtator ka kërkuar që të disktutohet mbi reformën zgjedhore dhe të jetë përfaqësuesi i emëruar, ashtu si PS ka z.Gjiknuri. Njëherë thanë prisni disa ditë, tani kemi kaluar në fushën e banalitet politik ku ndizet një sherr artificial. Unë e kuptoj kundërshtari ka të drejtë ta bëjë, por është një e drejtë që meriton reagimin e elitave.

Gjekmarkaj: Është vonë PD për ndryshime. PS mund ti refuzojë propozimet, mbase do shkojë në zgjedhje me këtë kod, por PD ka detyrimin të dalë me një alternative si e mendon ajo reformën zgjedhore, çfarë janë ofertat që e çojnë Shqipërinë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ne nuk kemi asnjë kusht për komisionin e Reformës Zgjedhore, por të shkojmë përpara dhe të arrijmë në dakordësi. Nëse një grupim deputetësh ka paraqitur propozime është shumë gjë e mirë. Gjithsecili sjell ndryshimet e tij, por e rëndësishme është të kemi dakordësi të pranuar nga palët. Ky nuk është sistemi zgjedhor që të krijon favore. Një grupim ka vendosur të zënë karriget, sot nuk i kthyen përmbys. Nuk kemi asnjë çedim nga parimi që ai komision është i hapur për çdo propozim, kjo është historia, kështu ka ndodhur gjithmonë. Këto 100 ditët e fundit që kanë ngelur janë shumë pak për të ndryshuar kodin zgjedhor, vota e emigrantëve, mundësia e votimit elektronik, disa gjëra që duhen marrë në konsideratë, të diskutohet dhe të gjete kompromis. Në rast se ka propozime, siç i ka bërë PD zyrtare, do diskutohet. Në këtë rast nuk kemi të mundur veton, PS ka vetëm 74 vota. Ky është sistemi i tretë.

Gjekmarkaj: PD nuk paraqitur asnjë kusht, vetëm të ketë mundësi të jetë pjesëmarrëse ashtu siç i takon legalisht dhe nga pikpamja etike, por nuk po bëhet e mundur./m.j

Next Post
“Opozita ka shumë në dorë”, Basha: Amendament që nga buxheti i 2024, t’i rialokohen Kosovës 50 mln euro ndihmë ushtarake

“Opozita ka shumë në dorë”, Basha: Amendament që nga buxheti i 2024, t’i rialokohen Kosovës 50 mln euro ndihmë ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

August 3, 2026
Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

August 3, 2026
Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

August 3, 2026
“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

August 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mëso nga lumi”, mesazhi i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

August 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Gusht 2026

August 3, 2026
11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

August 3, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

August 3, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

August 3, 2026
Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com