• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i drejtësisë dhe bezeja e kuqe e ndëshkimit të politikanëve

by Mero Baze
07/05/2026 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dje më ka ardhur një fletëthirrje nga Gjykata, e cila më njofton se në datën 26 qershor, gjykata do të shqyrtojë një kallëzim timin në polici, që prokuroria e ka nisur si hetim penal që në vitin 2010. Bëhet fjalë për dy djem idiotë të një deputeti, i cili është ende në parlament, të cilët tentuan të qëllonin veturën time duke më kërcënuar, sepse gazeta kishte përmendur babain e tyre për një episod poshtërues në vitin 1997.

Mbaj mend se në vendngjarje, te sheshi “Willson”, u gjend një patrullë policie, e cila e pa skenën dhe mori kallëzimin tim së bashku me dëshmitë e personave aty. Ata ja patën referuar prokurorisë, por prokurorët nuk vepruan, pasi prokuroria atëherë ishte e gjitha nën kontrollin e Berishës.

Fiks sot, pas 16 vitesh, prokuroria e ka çuar çështjen për pushim në gjykatë. Mirë ka bërë, se e kisha harruar fare.

Por përtej mungesës së interesit nga ana ime për çështjen, pasi që prej atëherë Berishën përpara gjykatës e ka gjykuar populli bashkë me ushtarët e tij, mendoni një moment se çfarë drejtësie po u ofrojmë qytetarëve. Domethënë, për një rast kërcënimi për shkak të profesionit, duhen 16 vite që prokurorët të mendohen dhe të thonë “po e mbyllim çështjen”. Shqipëria ka mijëra konflikte të dhunshme; është një vend i mbushur me gangsterë dhe të fortë që bëjnë ligjin në emër të pushtetit, si këta dy djemtë e deputetit të Berishës.

Reforma në Drejtësi, e deformuar nga kompromiset politike, nga cilësia e ulët e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga superstruktura e ngarkuar dhe institucionet e mbivendosura, e në fund e dërrmuar edhe nga harta gjyqësore, ka krijuar stogje pa fund dosjesh të pagjykuara, që edhe t’i shfletosh vetëm për t’i numëruar, duhen disa muaj.

Praktikisht drejtësia është në gjendje kolapsi dhe e paaftë t’u japë drejtësi qytetarëve shqiptarë. Nëse një kallëzim imi do 16 vite të marrë përgjigje për një përpjekje për aksident të qëllimshëm, merre me mend se çfarë predispozite mund të ketë një gjyqtar apo prokuror për një qytetar të panjohur që përballet me padrejtësitë në këtë vend.

Dhe i gjithë ky dështim i madh, i frikshëm, i dhimbshëm dhe gati i pakorigjueshëm, që ka zhytur të drejtën e qytetarëve shqiptarë për drejtësi në fund të pusit, po përpiqet të mbulohet me malinjitet duke folur për “pandëshkueshmërinë e politikanëve të lartë” nga Reforma në Drejtësi. Ky do të ishte një lajm i mirë sikur të ishte i vërtetë, por Shqipëria, pas 10 vitesh nga reforma, siç e thotë edhe Raporti i Parlamentit Evropian, ka shumë pak raste të përfunduara të ndëshkimit të politikanëve të lartë. Ne nuk kemi zgjedhur të hetojmë dhe gjykojmë politikanët, por të bëjmë spektakël me disa prokurorë të SPAK-ut, të cilët bëjnë gjyqe popullore e pastaj nuk çojnë dot asnjë çështje deri në fund.

E gjitha çfarë kemi bërë deri më sot është që kemi paraburgosur politikanë me fakte të dobëta, duke e dëmtuar dyfish reformën: një herë si humbje shansi për t’i dënuar vërtet politikanët e korruptuar dhe herën tjetër duke shkelur me të dyja këmbët parimet e drejtësisë dhe kornizat evropiane të të drejtave të njeriut, vetëm për propagandë.

Në vend të drejtësisë së re me standard perëndimor, ne kemi prodhuar një teatër, herë komik e herë tragjik; një drejtësi populiste dhe një spektakël të përditshëm televiziv ku aktorë periferikë, me burime “ekskluzive” nga SPAK-u, krijojnë skenarë të tipit “Shihemi në gjyq” duke konkurruar zonjën Eni, por pa informuar shqiptarët që presin drejtësi.

Përveç këtyre dëmeve, u kemi dhënë mundësi këtyre politikanëve të ankohen për persekutim politik dhe linçim publik, pasi në të vërtetë janë bërë pjesë e atyre fushatave. Të mbulosh dështimin në drejtësi me një fushatë ndëshkimore ndaj tre-katër politikanëve të nivelit të dytë, ose të braktisur, është poshtërsi. Reforma në Drejtësi u bë për t’u dhënë qytetarëve drejtësi dhe jo si gijotinë për disa politikanë. Ata natyrisht duhet të shkojnë të parët para ligjit, por para një drejtësie të aftë që të hetojë, faktojë dhe ndëshkojë korrupsionin. Ata nuk mund të shërbejnë si “beze e kuqe” për të mbuluar dështimin e hidhur të shkatërrimit të drejtësisë për qytetarët e thjeshtë.

Mijëra njerëz mund të kënaqen duke parë disa politikanë të dënohen, qoftë edhe kot; madje gëzojnë më shumë kur i ndëshkojnë pa shkak, pasi duket sikur drejtësia merr hak edhe për ta. Por e vërteta është se, ndërsa me politikanët merren (dhe ata do të merren me drejtësinë), ai populli i thjeshtë do të mbetet pa marrë kurrë drejtësi. Dosja e tyre, si ky procedimi në favorin tim, do të presë së paku 16 vjet, kur shumica e kallëzuesve mund të kenë vdekur.

Dhe nuk është puna vetëm te qytetarët e thjeshtë. Bizneset e mëdha ndërkombëtare në Shqipëri, të cilat shpresuan te reforma, janë në një krizë edhe më të madhe. Reforma vetëm ka rritur çmimet dhe tarifat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi tani “bëjnë më të vështirin” për ta bërë një punë me pak lekë.

Prokurorët e SPAK-ut, në mënyrë të turpshme, përgjojnë njëri-tjetrin dhe janë në kacafytje të përditshme për pushtet brenda tyre, duke turpëruar përfundimisht edhe atë institucion që gjoja mbështetej mbi parime. Tani aty të gjithë dinë gjithçka për njëri-tjetrin dhe shantazhojnë njëri-tjetrin si njerëz që janë në dijeni të krimeve të kolegëve, por i përdorin ato për hakmarrje personale.

Bankat shqiptare janë nën presionin e pazareve të prokurorëve dhe gjyqtarëve me klientët e tyre problematikë, duke u zhvatur dhe duke rritur kostot e pagesës së tyre.

Përfundimisht, gjithçka u bë më e shtrenjtë, më e keqe dhe më e padrejtë se më parë, në emër të Reformës në Drejtësi dhe disa gënjeshtrave që disa diplomatë perëndimorë duan t’i pranojnë si të vërteta për të qenë në rregull me punët e tyre.

Por Shqipëria është shumë më e padrejtë se dhjetë vite më parë; shumë më e vjedhur prej gjykatësve e prokurorëve dhe shumë më pa shpresë në pritje të drejtësisë.

Ndëshkimi i politikanëve, shpesh në mënyrë represive, po përdoret si beze e kuqe për të tërbuar turmat dhe për t’i mbajtur me shpresë. Në fund, bezeja e kuqe mund të përfundojë thjesht si një mbulesë për arkivolin e drejtësisë së re, e cila duket se lindi e vdekur.

Next Post
“Hantavirusi nuk është si Covid-19”, OBSH: Tre persona kanë vdekur, një në gjendje kritike

“Hantavirusi nuk është si Covid-19”, OBSH: Tre persona kanë vdekur, një në gjendje kritike

Comments 2

  1. Leka says:
    6 months ago

    Po nuk u zgjodhen prokuriret dhe gjykatesit nga populli si ne USA , kjo gjendje do jete

    Reply
  2. Vlora says:
    6 months ago

    Mjaft o.mero.se le.nam
    Turp

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In