• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

by E S
28/04/2026 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polarizimi i arenës politikë në Shqipëri nga Sali Berisha dhe Edi Rama ishte çështja që shkaktoi përplasje të ashpër verbale mes Alesia Balliut dhe Fatmir Merkoçit në emisionin “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv.

Merkoçi akuzoi Balliun, e cila kërkon të garojë për kryetare të Partisë Demokraike, se antagonizmi ndaj Berishës është i vonuar dhe jo i sinqertë, pasi demokratja nuk ka kundërshtuar më herët gabimet politike të lidershipit brenda partisë dhe jo vetëm.

Alesia Balliu: Unë kam thënë shumë gjëra. Fakti që nuk i keni dëgjuar do të thotë se keni mbushur veshët ose i keni mbyllur sepse kështu ju intereson.

Fatmir Merkoçi: Meqë ju ke thënë kaq shumë gjëra demokratëve, na thuaj një gjë. Unë dua të di çfarë kërkon ti.

Alesia Balliu: Unë kërkoj riformatim të Partisë Demokratike, ndalimin e garimit të Sali Berishës si kryetar, padiskutim konform statutit që ne vetë e kemi miratuar.

Debati mes Balliut dhe Merkoçit degradoi në fyerje dhe sulme personale.

Alesia Balliu: Jeni iluzionar

Fatmir Merkoçi: Ti nuk di se çfarë flet.

Alesia Balliu: Ti po të kishte zgjidhje do e kishe dhënë. Nuk do ishe akoma 20 vite nëpër studio televizive. Do kishe bërë zgjidhje konkrete. Nuk do bëje gam gam këtu. 35 vite gam gam.

Për Merkoçin, Balliu nuk ka kohën e nevojshme për të denoncuar në gjykatë shkeljet statutore brenda Partisë Demokratike.

Fatmir Merkoçi: Para zgjedhjeve nuk ke kohë.

Alesia Balliu: Nuk ma tregoni ju a s’kam kohë. Nuk keni kompetencë ka vendimmarrje ligjore këtu, nuk je askushi. Ti ke 30 vite kontribut politik dhe nuk ke bërë asgjë.

Fatmir Merkoçi: Dhe ke bërë ti. Ti nuk bëre asgjë moj.

Fatmir Merkoçi: Ti nuk di çfarë është politika. Ma thuaj çfarë është politika, mësoni politikën.

Alesia Balliu: Politikën mësojeni ju që jeni dështak 30-vjeçar. Nuk keni bërë asgjë për kombin.

Balliu, e cila synon të garojë për postin e kreut të Partisë Demokratike zotohet se do t’i shkojë deri në fund misionit për demokratizimin e PD-së.

“Kam çuar një shkresë te selia e PD, ku kam qartësuar 3 kërkesa të qarta që janë mbarimi i mandatit të Sali Berishës si kryetar i PD-së, ndalimin e Sali Berishës për kryetar në zgjedhjet e 23 majit dhe komandimin sipas statutit për sekretar të përgjithshëm, për kryetar deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Çdo vendimmarrje që është marrë për mua, apo për zotin Salianji, si përjashtimi apo vetëpërjashtimi, nuk kanë asnjë vlerë juridike pasi Sali Berisha është ish-kryetar i Partisë Demokratike sipas statutit që në shtator të 2025 dhe çdo vendimmarrje që është marrë pas kësaj date nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Nëse gjykata nuk është e urdhëruar nga Rama, padiskutim që do ta ndalojë garimin e Sali Berishës për kryetar të PD sepse kështu e thotë ligji dhe procedura”,- tha Balliu ndër të tjera.

Next Post
Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In