• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshpërimi, s’është më ushqim as në opozitë?!

by Ben Andoni
22/05/2024 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Disa nga njerëzit e opozitës i kanë kërkuar dhe vazhdojnë t’i apelojnë dëshpërimisht publikut t’i ndjekë në protestat e përjavshme para Bashkisë së Tiranës. Syresh madje dhe kanë fyer apatinë publike, të gjendur gjithnjë e më pa zë para një institucioni, që prej kohësh gjendet përballë edhe sulmeve të SPAK-ut. Ky nuk është i vetmi shqetësim, por publiku vërtetë reagon pak e më pak. E, jo, vetëm në Shqipëri.

Pak kohë më parë, në një artikull për fashitjen e protestave ngado, flitej se arsyeja kryesore e mungesave të pjesëmarrjes është pikërisht fakti se: publiku gjithnjë e më shumë bindet se mungon reagimi i duhur dhe përgjegjësia e autoriteteve. Në këtë vazhdë, kryeministri Rama e ka zgjedhur përgjigjen duke e treguar dhe shënjuar përgjegjësinë si personale, kurse me metafora të ndryshme e përshkruan edhe faktin se: SPAK-u duhet t’i nxjerrë “ujët e zi” korrupsionit dhe jo vetëm.

Dëshpërimi, sot, më shumë ky argument ka bazë antropologjike dhe ne qytetarët e Lindjes e kemi të rrënjosur thellë apatinë. Sidomos brezat, që kanë njohur Socializmin dhe sfidat e dinë shumë më mirë kuptimin. Zhizhek, filozofi i njohur slloven, iu referua për këtë fenomen në ditët tona dhe të gjithë anatominë e protestave, kolegut italian Franco Berardi, sipas të cilit protestuesit e sotëm “identifikohen me vetë dëshpërimin”. Vetë Berardi e shpjegon kështu konceptin e tij: “Dëshpërimi është tipari psikologjik, por edhe kulturor, që e shpjegon identifikimin e gjerë të të rinjve sot me palestinezët. Mendoj se shumica e studentëve sot, me apo pa vetëdije, presin përkeqësim të pakthyeshëm të kushteve të jetesës, ndryshim të pashmangshëm të klimës, periudhë të tejzgjatur të luftës dhe rrezik në rritje prej reshjeve bërthamore në konfliktet në zhvillim nëpër shumë pika të hartës gjeografike”. Krahasimi ishte interesant, se ndërsa në vitin 1968 protestuesit identifikoheshin me qëndrimin antiimperialist të Vietkongut dhe ishin të majtë, sot protestuesit “identifikohen me dëshpërimin”.

Ndërkohë, përballja e autoriteteve dhe e forcave të rendit me publikun synon mbrojtjen e institucioneve dhe mbi të gjitha kthimin në një normalitet (do të thotë statusquo për një klasë), paçka se vetë ato nuk e bëjnë dot sot me korrupsionin, kurse më keq akoma, protestat nuk e ndijnë dot një lëvizjeje të re politike, “përkundrazi, ato janë shprehje paniku – një refuzim i kotë për ta konfrontuar dëshpërimin që i përshkon krejt shoqëritë tona”, po përdorim argumentin te fjalët e Zhizhek.

Shumë nga shqiptarët sot janë përballë rritjeve të çmimeve, që nuk njohin ndalesë; mungesës së shpresës prej një modeli ekonomik dhe politik, që nuk tregon të ardhme të mirë; dhe mbi të gjitha në një konfuzion social, prej turbulencave shoqërore, lëvizjes kaotike të njerëzve, hemorragjisë së ikjes, niveleve të krimit dhe mungesës së ndëshkimeve, por edhe tharjen totale të lajmeve të mira.

Është edhe më shqetësues fakti se Shqipëria dhe vendet e tjera, qoftë dhe ato që kanë ecur më shumë se ajo dhe madje janë anëtarësuar në BE e ndjejnë veten inferiore përballë kësaj situate, qoftë me ose pa protesta. Shpesh liderët e vendeve të Vishegradit kanë shkuar deri në ekstreme, ashtu si Polonia dhe Hungaria, e jo pak herë Çekia dhe Sllovakia që e kanë vënë në dukje, se nuk mund të trajtohen në mënyrë të pabarabartë, apo si është thënë disa herë se: vendet tona duken si ish-kolonitë e dikurshme dhe se nuk mund të jenë kurrsesi të barabartë me Perëndimin kapitalist. Kurse për vendet e Ballkanit Perëndimor, vështirësitë njohin vetëm rritje, ose siç mund të llogaritet kur merr parasysh rastin e Malit të Zi. Podgorica ka gati një dekadë që ka çelur kapitujt për anëtarësim në BE dhe mezi ka mbyllur vetëm 3 syresh, llogarit, se çfarë mund të ndodhë me vendet e tjera si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Federata e Bosnjë e Hercegovinës, Kosova që janë aq larg në proceset integruese. Në këtë situatë: Si mund të menaxhohet optimizmi i njerëzve, çfarë mund t’u thuash atyre për të ardhmen e demokracisë apo detyrat që duhet të kryejnë dhe si mund të gjendet karburant për protesta?! Apo, kur mendon se Viktor Orbán është ankuar se Perëndimi e trajton Hungarinë si një koloni, çfarë mund të thuash për vendet tona, disa prej të cilave si Shqipëria janë verbërisht aq proevropiane sëbashku me Kosovën.

Shqipëria, ndoshta më pak se vendet e ish-Jugosllavisë, kuptohet se po të mos ishte viti 1997, mund të kishte një pasqyrim tjetër të traumave historike. I gjithë rajoni dhe më gjerë që kap Evropën Lindore është i mbushur me histori të shënuar nga luftëra, revolucione dhe trazira politike, të cilat e kanë mbushur rajonin me trashëgimi traumash dhe vuajtjesh pafund. Kjo situatë është ndjellëse vetëm për njerëzit e kulturës, më së shumti për regjisorët që mund të mbështeten në këto histori për të krijuar rrëfime ku eksplorohen temat e humbjes, luftës dhe qëndrueshmërisë, duke kontribuar në perceptimin e rajonit si të zymtë. Jo më kot çmimet nuk mungojnë më në rajon.

Kjo zymtësi e bën publikun, që edhe me ndryshimet jo të pakta, sidomos nga ana urbanistike (më të dukshme vizualisht), të ndihet më i trishtë. Duke i dhënë situatës një dimension ndërkombëtar, endemi në kohë të pafavorshme, qysh nga Lufta në Ukrainë dhe duke vazhduar me përplasjet në Ballkan, shqetësimin për atë që mund të ndodhë në Bosnjë e Kosovë, çmimet dhe mbi të gjitha pasiguritë, atëherë një gjë është e kuptueshme, që dëshpërimi ndikon në mënyrën e jetesës, por është e pamundur të ndryshojë gjë! Paradoks.

Ndaj, mosbesimi kokëfortë ndaj Evropës Lindore ka sjellë pasojat më të rënda. Pse nuk po integrohet në grup? Pse NATO vendosi, në konferencën e Bukureshtit të vitit 2008, të mos e pranonte Ukrainën, kur kishte nisur të ndihej paq rreziku rus? Pse, pavarësisht nga kërkesat e saj të pasionuara, Ukraina ende nuk është pranuar në Bashkimin Evropian dhe ndoshta kurrë nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian? Mbase, presioni rus ishte sigurisht faktori kryesor, por edhe europianizmi lindor duhet të ketë luajtur një rol, sipas specialistëve. Rezultati është i njohur për të gjithë, shkruan në argumentin e tij profesori i Antropologjisë Ivan Kalmar në Shkollën Munk të Çështjeve Globale dhe Politikave Publike në Universitetin e Torontos, që drejton këto pyetje.

Por atëherë pse dëshpërimi nuk bën më të paktën karburantin e opozitës. Duket se dëshpërimi ka zënë vend dhe ka ngritur murin, ku njerëzit as nuk e shohin dot më ndryshimin, që është i nevojshëm. Ku është ai guximi i fundit për ndryshim? Pse nuk i binden opozitës? Mbase dëshpërimi ka shuar shumë gjëra dhe ka ngjallur apatinë. “Nën gjithë frikërat e tij gjendej një guxim frikacakësh […] që do ta shtynte atë të bënte pikërisht atë që e gjithë natyra e tij protestonte kundër të bërit gjëra dhe madje kishte frikë ta bënte”, shkruante Jack London te “Ujku i Detit”, po edhe kjo s’është më ngushëllim. (Homo Albanicus)

 

 

 

Next Post
Arrestimi i Berishës/ Dumani: Drejtësia s’mund të sfidohet, s’jam peng i askujt. Zero shanse të ndikojë kush!

Arrestimi i Berishës/ Dumani: Drejtësia s'mund të sfidohet, s’jam peng i askujt. Zero shanse të ndikojë kush!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In