• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshpërimi, Azilanti kthehet dy herë nga Gjermania: Do iki sërish, këtu s’ka asgjë

by
05/08/2015 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është vetëm 21 vjeç dhe banon në fshatin Rragam të Shkodrës. Safet Muça është një prej qindrave të rinjve shqiptarë që ka kaluar kufirin me një pikësynim të qartë, të kërkojë azil në Gjermani, kjo me shpresën për një jetë më të mirë. Ka shkuar dy herë në këtë shtet, ku herën e parë është kthyer nga autoritetet atje dhe këtë radhë pas 8 muaj e gjysëm qëndrim, u kthye vullnetarisht, por për arsye familjare. Megjithatë ndryshe nga ajo çfarë thonë shumë të rinj të tjerë të kthyer, ai është i penduar dhe shpresën e sheh tek largimi sërish nga vendlindja e tij, me të njëjtin destinacion Gjermaninë. Arsyet sipas 21 vjeçarit janë të qarta, ekonomike.

Safet Muça: “Atje duhet me ik derisa të na pranojnë. Këtu është problem i madh. Këtu njerëzit po trullosen se nuk po kanë të ardhura, e thonë pastaj pse ndodhin vrasjes, etj. Kjo është arsyeja që ndodhin të gjitha në vendin tonë. Njerëzit s’kanë çfarë të hanë. Është e dyta herë që jam në azil në Gjermani. Njëherë ndejta 6 muaj e më kthyen, të dytën herë kam ndejtur 8 muaj e gjysmë por tani erdha me dëshirë se kisha prindërit sëmurë, por jam penduar që kam ardhur sepse këtu s’paska asgjë. Duhani e perimet e të gjitha po shkojnë dëm”.

Ka trokitur në zyrën e punës në Shkoder, por përgjigjia ka qënë kjo:

Safet Muça: “Ku të punoj? Zyra e punës Shkodër nuk përgjigjet për asgjë. Thotë s’ka”.

Pritjen e bërë në Gjermani, ai e quan luks ndërsa na tregon pagën javore që ka marrë dhe vendin ku ka qëndruar.

Safet Muça: “Na kanë pritur mirë, e luks. Atje përfitonim 350 euro, ka qenë më e vogla, për beqarët që kanë qenë vetëm. Për familjarët 300 euro. Është shumë jetë e mirë në Gjermani. Këtu nuk më bëhet më të jetoj. Jetoj me nënën dhe babain. Kemi vetëm kempin e nënës dhe pensionin e babait”.

Si ky 21 vjeçar janë edhe qindra të rinj e të reja që çdo ditë shpresën për një jetë më të mirë dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre e shohin tek emigrimi dhe kërkesa për azil. Edhe pse Europa po flet qartë se Shqiptarët nuk përfitojnë këtë status, kjo nuk i tremb ata që të provojnë, të paktën për pak muaj të marrin pak të holla që në vendin e tyre nuk i sigurojnë as për 2 vite punë.

/OraNews.Tv

Next Post

Biznesmeni që e la shtatzënë Morinën fejohet me një bjonde seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com