• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmoi kundër Berishës për vrasjen e 4 vëllezërve, Aishe Haklaj largohet pas 12 orësh nga SPAK, shoqërohet nga policia

by Java News
28/04/2023 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aishe Haklaj përfundoi dëshminë e saj në SPAK pas rreth 12 orësh për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, që i akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj.

Ajo çfarë u vu re pas daljes së Aishe Haklajt nga SPAK ishte shoqërimi i saj nga policia. Pas dëshmisë, Aishe Haklaj do të niset drejt Suedisë, aty ku tashmë jeton prej vitesh dhe ku ka fituar edhe azil politik

Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje prej gati 12 orësh nga prokurorët e Posaçëm.  Motra e 4 vellezerve te vrare Haklaj që prej orës 8:00 ka dëshmuar lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi. Ajo po merret në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

E lodhur nga orët e gjata të dëshmisë por edhe për të ruajtur sekretin hetimor Aishe Haklaj nuk foli gjatë për mediat, edhe pse e kishte një falënderim të veçantë për të gjithë gazetarët. Ai tha se familja e saj ende ka besim te drejtësia, dhe te dy institucionet e reja të sistemit SPAK dhe GJKKO. E pyetur për dhunimin e varreve të familjarëve të saj, Aishe Haklaj tha se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe interesimit të gazetarëve nëse do të pyeten edhe familjarë të tjetër iu përgjigj se nuk kishte dijeni.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha,  Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Nga vrasje, krijim të bandës së armatosur dhe terrorizëm, akuzat ndaj Sali Berishës

Në kallëzimin për SPAK, avokati Idajet Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit  Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë në duar shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin Sali Berisha. Përveç Berishës, në SPAK janë denoncuar dhe emra të tjerë që sipas Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë lidhje me vrasjet e vëllezervë dhe familjarëve të tyre. Sipas, Beqiri ata janë gati të dëshmojnë dhe të provojnë se 16 persona kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, si dhe kanë kryer akte terroristë etj. Referuar kallëzimit penal, kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga Neni 78/2 i Kodit Penal; “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (Viti 1995); “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal (1995); “Aktet terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal.

Avokati: Kemi prova të shumta dhe dëshmitar, gati për të dëshmuar  

Krahas grumbullimit të provave filmike të pasqyruara në masmediat elektronike, të gazetave dhe akteve, avokati Idajet Beqiri ka kërkuar të pyeten me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Ajshe Haklaj, Zylfije Haklaj, Jaho Mulosmani, Izet Haxhia, Manush Selivrada, Drenicë Haklaj, Bujana Basha, Luljeta Selivrada, Bylbyl Lanaj, Hazir Dega, Nuredin Dega, Sokol Koçiu, Azgan Haklaj, Is Selim Kërrnaja, Ali Gjoni, Besnik Vidrica, Shpend Ali Mulosmani, Ndue Gjeloshi, Gjykë Nokashiqi, Latif Nokashiqi, Fatmir Daka, Fatmir Arif Arifaj, Gani Kêrmaja, Avdi Buçpapaj, etj persona që do t’i deklarojmë pasi të ketë filluar procedimi penal, sepse janë të rrezikuar me jetë në qoftëse do të deklarojnë për sa kanë parë. Sipas Beqirit, ata kërkojnë t’u sigurohet jeta, pastaj të deklarojnë si dëshmitarë okular.

“Këtë janë dëshmitarë kryesor dhe do të dëshmojnë fakte të rëndësishme për zbulimin e së vërtetës të kësaj veprimtarie shumë të rrezikshme kriminale, të një bande të armatosur dhe organizate kriminale të drejtuar nga ish Presidenti i Republikës dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sali Ram Berisha”, thuhet në dokument.

Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Babai,  Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik. Nje dite me pare motra e vogël, Zylfije Haklaj postoi foto ku tha se i është dëmtuar varri i vëllai të saj, Fatmir Haklajt. Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh për atë që pritej të ndodhte ditën e sotme, teksa vetë e motra thotë e prisnin që do e bënin një gjë të tillë./m.j

Next Post
Luhatjet e motit shtojnë virozat/ Mjekët: Probleme edhe me alergjitë, kujdes me antibiotikët

Luhatjet e motit shtojnë virozat/ Mjekët: Probleme edhe me alergjitë, kujdes me antibiotikët

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Si eshte e mundur ky vrases serial,monstra e vicidolit akoma pa i hyre gjembe ne kembe,po a e kuptojne njerzit sa njerz te pafajshem ka vrare ky kriminel.A funksionon ndonji istitucion ne kete vende,a duhet shqetsohemi ne si popull.Po te quajturat organe kopetente qe duhet te veprojne menjihere kunder ktije krimineli e banditve te tije.Mendoj se nji gje e tille nuke ndolle ase ne vendet me,me pak zhvidhim.Le te mbesim me shprese se organi i ngritur kohet e fundit me emrin SPAK,do jete shpresa per te ardhmen e popullit e te vendit tone.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shërbim Prove….

Shërbim Prove….

February 25, 2026
Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

February 25, 2026
Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi! Humb jetën aktori korçar Zhani Ziçishti!

Kinematografia shqiptare në zi! Humb jetën aktori korçar Zhani Ziçishti!

February 25, 2026
“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

February 25, 2026
“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

February 25, 2026
Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In