• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmitë tronditëse të Nuredin Dumanit e megaoperacioni “Plumbi i Artë”/ Avokati i njohur sulmon SPAK: Blof i madh. Duan të duken se po bëjnë “namin”, por në fakt…!

by Java News
22/05/2022 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me operacionin e SPAK pasi Nuredin Dumani dëshmoi krimet që ka bërë dhe bashkëpunëtorët. Këtë operacion, Beqiri e quan “shou mediatik”.

Postimi i Idajet Beqirit:

Bllofi i madh i  radhës i SPAK, i Gjykatës së Posaçme dhe i Policisë së Shtetit për  Megaoperacionin “Plumbi i Artë” me protagonist Nuredin Dumanin…

Kam dhënë disa herë alarmin se SPAK dhe GJKKO nuk janë në rolin e tyre, nuk janë brenda detyrës së tyre, po e justifikojnë dështimin e tyre për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë politik dhe shtetëror si dhe krimin e organizuar, thjeshtë dhe vetëm me statistika si dhe me shpikjen famëkeqe të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, në një kohë që këto të ashtuquajtura Grupe Kriminale nuk janë të tilla.

SPAK dhe GJKKO po mbijeton duke u marrë “klientelën” prokurorive dhe gjykatave të rretheve, duke i hetuar dhe gjykuar për së dyti herë fakir fukarenjtë e këtij vendi, thjeshtë dhe vetëm që të duket se SPAK dhe bishti i keq i saj Gjykata Speciale, të  duken se po bëjnë “namin”!

Proçesi i bujshëm i 32 të arrestuarëve që po trumbetohet me të madhe, është një zhurmë e madhe, një bllof i madh, një zhgënjim i madh.  Dihet se si u kap Nuredin Dumani. Në këtë operacion të Nuredin Dumanit dhe të Policisë së Shtetit, jo të SPAK, vetëm 6 persona janë objekt i punës së SPAK,  por që asnjë prej kokave të tyre nuk janë kapur. Objekt i SPAK është Nuredin Dumani që ka kryer 17 vepra të rënda penale, Henrik Hoxhaj që ka kryer 9 vepra penale,  Eljo Bitri 7 vepra penale, Talo Çela 9 vepra penale,  Festim Qali 4 vepra penale të rënda.

Ndërsa 26 të arrestuarit e tjerë në këtë proces nuk kanë asnjë lidhje me Grupet e Strukturuar Kriminal, nuk janë në kompetencë të SPAK dhe Gjykatës Speciale dhe mbahen në burg vetëm për shou mediatik!

Në gjykimin e djeshëm doli qartë se pjesa dërrmuese e  këtyre 26 të arrestuarëve nuk kanë kryer asnjë vepër penale, por janë viktima të shpifjeve monstruoze dhe talljeve edhe nën efektin e të qënurit superdrogmen të Nuredin Dumanit me SPAK, për të përfituar ky kriminel vrasës me pagesë padrejtësisht nga të qënurit “i penduar i drejtësisë”!

Prokurorët e SPAK dhe Gjykata Speciale e djeshme, megjithëse u përball me prova të forta, me akte dhe vendime gjyqësore që vet i kishin dhënë më parë, ku delte që asnjë dyshim i arsyeshëm nuk ekzistonte nga sa shpifej prej Dumanit për Agron Qafën dhe 25 të tjerët, për të çuar “shoun” deri në fund, si dhe për të treguar hapur se janë të varur nga urdhrat që i realizojnë këto “shou mediatik”, nuk bënë së paku ndryshimet e domosdoshme ndaj disa qytetarëve të pafajshëm që mbahen me pranga kot së koti në këtë proces.

Më e rënda ishte rasti i qyterarit nga Elbasani, të cilin Nuredin Dumani e akuzonte për vjedhje në Kavajë, në një kohë që Prokurorët dhe Gjykata këtë person e kishin 3 muaj para kësaj vjedhje dhe 6 muaj më pas në paraburgim, çka do të thotë një shpifje e ulët. Por edhe këtë rast nuk e koregjoi Gjykata Speciale, sepse delte nga “funksioni” qi saj çmenduror, si bishti dhe “noteria”  e bindur e SPAK!

Lexoni faksimilet e vendimit gjyqësor për të 26 të arrestuarëve që po hedh dhe specialistët e fushës,  gazetarët, analistët,  KLP dhe KLGj etj etj, të  thonë: Ka apo nuk ka punë me këta persona SPAK dhe Gjykata Speciale?!/m.j

Next Post
Sporti komunitar/ Trofeu i Kupës së Botës vjen në Tiranë, Veliaj: Sporti bashkon njerëzit, ambicia jonë është….!

Sporti komunitar/ Trofeu i Kupës së Botës vjen në Tiranë, Veliaj: Sporti bashkon njerëzit, ambicia jonë është....!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

July 15, 2026
Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

July 15, 2026
“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

July 15, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ekzaltimi me idenë se “SPAK po tremb paranë”

July 15, 2026
VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

July 15, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

July 15, 2026
Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

July 15, 2026
Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

July 15, 2026
Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

July 15, 2026
“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In