• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dëshmitë në duart e SPAK, juristi zbardh provat që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”

by A M
30/09/2023 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Romeo Kara ka zbardhur për herë të parë provat përvëluese që do fundosin kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa personazhe të tjerë “VIP” për aferën “CEZ-DIA”.

Kreu i SPAK, Altin Dumani paralajmëroi dy ditë më parë se shumë shpejt do të kemi lajme të bujshme në lidhje me aferën “CEZ-DIA”, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. I pari që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë.

Ai dyshohet se ai është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i PL ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011. Por sa i takon kësaj megaafere dje ka folur edhe juristi Kara, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka paralajmëruar tërmet për këtë skandal”, ku nëse hetohet me themel nga SPAK, sipas tij, çifti Meta-Berisha janë vetëm një hap larg burgut.

“Mendoj se SPAK-u i ka të gjitha mundësitë, provat e faktet që këtë çështje ta çojë për gjykim pranë Gjykatës se Posaçme, prandaj e vlerësoj real optimizmin e z.Dumani në lidhje me zhvillimet e mëtejshme. Në rast të dërgimit të çështjes për gjykim, shanset që Meta, Berisha, Ismailaj, Nepravishta, Roman, Hejsek dhe Pleskash të shpallen fajtor për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm, vjedhje nëpërmjet korrupsionit dhe pastrimit të parave janë të shumta.

Nëse çështja do të hetohet dhe gjykohet rigorozisht konform ligjit, fakteve dhe provave, besoj se edhe Berisha do përballet me ligjin, pasi ka pasur dijeni për veprimet e paligjshme të Metës, por nuk i ka kallëzuar ato.

Mjafton të kujtojmë deklaratën e tij në Parlamentin shqiptar në shtator të vitit 2015, kur ai deklaroi se, Meta ka udhëtuar në Pragë me Ismailajn i paautorizuar për të negociuar me drejtuesit e CEZ-it atje lidhur me kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ-it nga DIA.

Kam bindjen e plotë se, ai ka pasur dijeni për këtë afere në kohë reale dhe ka konsumuar së paku mosveprime me pasoja të dëmshme për ekonominë publike. Nuk është çudi që ai të ketë pasur edhe një rol akoma me aktiv në këtë aferë”, deklaroi ai.

Më tej juristi Romeo Kara ka treguar për gazetën “SOT”, se kush janë provat dhe dëshmitarët që e rrezikojnë kreun e PL, Ilir Meta sa i takon aferës “CEZ-DIA”.

“Disa nga provat janë: dëshmitë e Jozef Hejsekut dhe Elvis Matajt, ku ata konfirmojnë se kemi të bëjmë me një afere, përfshirjen e Ilir Metës dhe Sali Berishës nëpërmjet delfinit të tyre Kastriot Ismailaj, udhëtimi i Metës në Pragë së bashku me Ismailajn, vendimet e ERE-s nën ndikimin e Metës, të cilat favorizonin CEZ-in si dhe intervistën e gruas së Ismailajt e cila pa ekuivok deklaron se Ilir Meta i ka bërë presion Ismailajt që ai të trysnonte drejtuesit e CEZ-it për t’i dhënë atij një shumë të madhe parash në këmbim të vendimit të ERE-s të dalë nën ndikimin e tij. Ka edhe mjaft prova të tjera për të cilat po rezervohem që t’i them, meqenëse procesi i hetimit është në zhvillim e sipër”, u shpreh ai.

Ndërkohë zoti Kara foli edhe për Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA, i cili është liruar pak ditë më parë nga burgu.

“Padyshim. Një largim i mundshëm i tij nga Shqipëria, vullnetarisht apo nën presion, mund ta komplikojë çështjen në favor të Ilir Metës, prandaj SPAKU-un e shoh të detyruar që të veprojë pa vonesë”, nënvizoi juristi i njohur, Romeo Kara për gazetën “SOT”.

 

Next Post
Edhe Artan Tafani me kartë greke, nga kush po pajisen me të tilla dokumente kriminelët shqiptarë?

Edhe Artan Tafani me kartë greke, nga kush po pajisen me të tilla dokumente kriminelët shqiptarë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

June 24, 2026
Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

June 24, 2026
REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

June 24, 2026
Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

June 24, 2026
Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

June 24, 2026
“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

June 24, 2026
“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

June 24, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

“E drejta për t’u shprehur është vlerë kushtetuese”, vjen reagimi i parë i Begajt për protestat në Tiranë

June 24, 2026
Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In