• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmitë/ Ja si u planifikua sulmi ndaj policisë në Lazarat

by
16/07/2015 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen rrëfimet e Xhuliano Malos dhe Klodian Selimit, të cilët treguan planin disa mujore të vëllezërve Aliko, që u organizuan me të rinjët e fshatit duke sulmuar edhe forcat e rendit në Lazarat..

ABC News ka aritur të siguroj një pjesë të dëshmive të dy të arrestuarve, e cila u përdor nga prokuroria për krime të rënda për të ngritur akuzën ndaj 14 personave, 12 prej të cilëve tashmë të arrestuar.

Referuar këtyre dëshmive, del qartë që Arbjon Aliko lëviste i pa shqetësuar nga policia në Lazarat e Gjirokastër edhe pse emri i tij ishte në listën e personave më të kërkuar të fshatit. Ai përveç se nuk shqetësohej nga policia, kishte arritur për disa muaj të planifikonte sulmin me armë ndaj policisë, duke mbledhur rreth vetës një grup të rinjësh të fshatit, duke siguruar edhe armë të kalibrave të ndryshëm. Armë këto që u sekuestruan në depozitën e ujit të shkollës së mesme, ku ishin fshehur pas sulmit me armë ndaj forcave të RENEA-së ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Xhuliano Malo, ka treguar para hetuesve se disa muaj më parë Arbjoni i kishte treguar për planin e sulmit ndaj policisë, me qëllim largimin e tyre nga fshati për të kthyer përsëri mbjelljen e hashashit në Lazarat. Një ditë para sulmit, Malo i ka thënë prokurorisë, se e kishte njoftuar me telefon Aliko, duke e ftuar të shkonte në fshat pasi kishte ardhur moment i sulmit. Në fshat, thotë Malo takova disa djem, të cilët nuk i njihja por që ishin të maskuar dhe me armë në duar. Ai i ka thënë hetuesve se Arbjon Aliko i kishte dhënë një armë “Kallashnikov” dhe se kishin pregaditur vendin ku do të pozicionoheshin për të sulmuar policin në 3 dhe 4 të mëngjesit të datës 24 qershor. Gjatë natës, thotë Malo në deklarime, grupi dhe vet ai kishin qëlluar disa herë në ajër. Por në momentin e sulmit ndaj policisë, ai ka treguar se ishte ndaluar nga forcat RENEA dhe po tranportohej me makinën e tyre, kur është sulmuar furgoni i policisë.

Të njejtin qëndrim rrëfyes ka mbajtur edhe I riu Klodian Selimi para hetuesve. Ai ka treguar se organizator i këtij sulmi ishte Arbjon ALiko dhe vëllezërit Boci. Referuar dëshmisë së Selimit, rezulton se grupi i personave që ishin mbledhur rreth Arbjon Alikos ishin pajisur nga ai me maska në kokë dhe armë. Pak orë para sulmit ndaj policisë, Selimi i ka thënë hetuesve se është larguar drejt shtëpisë nga frika, pasi po qëllohej me armë gjithë kohës në ajër. Në mëngjesin e datës 24 qershor, Selimi ka treguar se para shtëpisë së tij, ka parë Arbjon Alikon dhe personat e tjerë të idenitifikuar tashmë që lëviznin me armë dhe të maskuar, duke bllokuar rrugën e hyrjes në fshat me një kamion, të braktisur të kultivuesve të hashashit që janë larguar nga fshati në qershor të 2014. Rreth orës 10:00 të mëngjesit Selimi, kishte mësuar nga mediat se ishte vrarë një efektiv i forcave të RENEA-së dhe vetëm dy orë më pas kishte parë vëllezërit ALiko dhe grupin e personave të armatosur që po largoheshin nga vendqëndrimet e tyre për t’ju fshehur policisë.

Sipas këtyre deklarimeve, prokurorët thonë se janë identifikuar i gjithë grupi i zjarrit dhe plani i tyre për ë sulmuar policinë e shtetit. Nga ana tjetër, prokuroria ndodhet në pritje të përgjigjieve të laboratorit të policisë shkencore për armët e gjetura në pusetën e shkollës së mesme në Lazarat, armë nga të cilët mendohet se ka gjetur vdekjen edhe efektivi i RENEA-së Ibrahim Basha.

Next Post

Uldedaj sfidon Doshin: Asnjë votë e blerë nga LSI në favor të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In