• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitë e reja: Shoferi e shantazhonte me video sekrete kryebashkiakun e Lushnjes

by A R
31/12/2019 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia është ende në kërkim të 45 vjeçarit Gëzim Saraçi.

Mëngjesin e 31 dhjetorit ai i hodhi në zyrë një granatë dore kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe.

Sipas TCH, në orën 8 e 15 minuta në ambjentet e Bashkisë së Lushnjeës ka hyrë ish shoferi i kryebashkiakut.

Për shkak të njohjes dhe miqësisë që ai ka patur me kryebashkiakun nuk është ndaluar nga rojet dhe as nga sekretarja të cilës i ka thënë që mos lejojë të hyjë askush në zyrën e Tushes për sa kohë është ai.

Pas disa minutash në zyrën e kryebashkiakut dëgjohen zëra të fortë ndërsa kishte nisur një konflikt verbal.

Sekretarja Erisa Qalliu ka hapur derën e zyrës për të parë çfarë po ndodhte, ndërsa Gëzim Saraçi, ka hequr siguresën e granatës dhe e ka hedhur atë.

Për pasojë nga shpërthimi, sekretarja është dëmtuar më shumë, ndërsa kryebashkiaku është më lehtë.

Të dy janë dërguar në spitalin Ushtarak, por pas kurimit të parë Tushe ka dalë prej andej ndërsa sekretarja po trajtohet.

Por përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë?

Nga burime brenda Bashkisë thuhet se konflikti ka lindur në vitin 2017, kur kryebashkiaku e largoi nga puna ish shoferin e tij pasi thuhet se kishte marrë sinjalizime për shfrytëzim të pozitës së tij nga ana e shoferit përballë bizneseve.

Megjithatë ish shoferi vijonte të ishte në borderotë e bashkisë së Lushnjës.

Sipas dëshmive thuhet se ish shoferi vazhdimisht përplasej me kryebashkiakun, duke e shantazhuar me ekzistencën e videove që kërcënonte se do t’i bënte publike.

Por nga rrjedhja e ngjarjeve tregon se Tushe ka refuzuar që të bëhet viktimë e shantazhit duke sjellë edhe reagimin ekstrem të ish shoferit të tij.

Ndërkohë policia ka marrë të gjitha provat, përfshi edhe pamjet e kamerave të sigurisë në bashkinë e Lushnjës si dhe ka marrë në pyetje punonjësit.

Ndërkohë që po shikohet edhe dosja penale e personit në kërkim.

Ai mendohet se ka një të kaluar problematike gjatë kohës kur ka jetuar në Itali.

Sipas Partisë Demokratike, autori i ngjarjes është një trafikant droge dhe prostitucioni i cili ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes.

/a.r

Next Post
Këto janë veshjet që duhet t’i përdorni patjetër për natën e Vitit të Ri

Këto janë veshjet që duhet t'i përdorni patjetër për natën e Vitit të Ri

Comments 1

  1. Djal Tirone says:
    6 years ago

    “Tushe refuzon te ishte pjese e shantazhit” por e paguante ne bordero dy vjet mbasi e kishte pushar nga puna……stoik qendrimi i Tushes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In