• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmitë e familjarëve të ‘Gërdecit’: Vajza la 3 fëmijë jetim! S’i njohëm trupat e vëllait e kunatës! I mbijetuari: Isha 20 m larg

by Java News
15/03/2024 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Po nuk u ngrit akuza e vrasjes ne si familjarë nuk kemi asgjë në terezi, nuk ka drejtësi. Atëherë do të ngrihemi vetë ne dhe do bëjmë drejtësi.’

Zotohet Zamira Durda, gruaja që prej 16 vjetësh kërkon drejtësi për humbjen e djalit 7 vjeç në shpërthimit e Gërdecit që mori 26 jetë njerëzish dhe plagosi qindra të tjerë. Familjarë të viktimave, edhe këtë 15 mars, vendosën lule në memorialin në kujtim të tyre.

Në luftë për drejtësi, gruaja që nuk u dorëzua asnjëherë, këtë radhë kishte nevojë për mbështetje publike nga të gjithë familjarët e viktimave dhe të plagosurve.

‘A jam vetëm unë apo jam bashkë me ju? Dua ta dëgjoj njëzëri. Të paktën të mos më bëhet më kjo pyetje, që ti je vetëm dhe nuk të mbështet njeri.’- tha Zamira Durda.

Zabiti është një prej të plagosurve në shpërthimin e madh. Distanca 20 metër i dha mundësinë e dytë për të jetuar.

‘Rreth orës 12 pa një çerek dëgjoj një zë gruaje e cila bërtiti: zjarri, largohuni! U larguan në drejtim të asaj kodre, atje më ka zënë mua predha e fundit, shpërthimi i dytë ose i tretë që më goditi, rreth 20 metra nga shpërthimi. Ata që ishin atje afër gati mbaruan.’- tha i mbijetuari Zabit Çuku.

Ramazan Cami humbi vëllain dhe kunatën. Ati tregon për Report Tv dramën derisa identifikuan trupat e pajetë.

‘Kunata ime Bukuria, trupi i saj ka qenë jo më tepër se 50 cm. Ka ardhur vetëm dentistja që i ka vendosur dhëmbët që e ka identifikuar, ka firmos te prokurori. Kurse vëllai është futur në dhe me ADN. Kanë marrë gjakun tim, janë bërë analizat, copat e mishit mbledh e fut në arkivol.’- tha Ramazan Cami, familjar i viktimave.

Barie Sefa erdhi nga Kukësi në Gërdec për një jetë më të mirë, por kurrë nuk ia priste mendja se aty do të linte jetën vajza e saj, e cila la 3 fëmijë jetim.

‘Nuk harrohet për jetë, na lëshoi përtokë. Ajo ka hy në tokë, më ka heq keq. Pati bërë shtëpinë me borxh në Kavajë. Shtatë veta kam pas brenda, tjerët u plagosën.’- u shpreh Barie Sefa, familjare e viktimave.
Shpërthimi shkaktoi një krater gjigant me një thellësi prej 120 m, dhe ngjasonte me një kërpudhë të zezë tymi.

Shumë analistë e quajtën atë si ‘bombë atomike në miniaturë’. Dëshmitarë që përjetuan ngjarjen thonë se valanga e shpërthimit i kishte hedhur ato disa metra larg. Persona që ndodheshin në udhëtim në rrugën Tiranë – Durrës,  dëshmuan në media të ndryshme se frika i kishte pushtuar të gjithë.

Shumë të tjerë do të ktheheshin nga emigracioni, vetëm për të gjetur shtëpinë e rrënuar ose të dy prindërit të vdekur. Ata që humbën gati gjithçka filluan protesta të shumta në të gjithë vendin./Shqiptarja.com

Next Post
Tri monedhat e rimëkëmbjes

Gurutë mashtrues të motivimit që motivojnë vetëm veten e tyre dhe Elmer Gantry

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

November 6, 2026
“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

November 6, 2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

November 6, 2026
Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

November 6, 2026
Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

November 6, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

November 6, 2026
“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

November 6, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

November 6, 2026
Historia tragjike në Itali/ Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën gjatë punës!

Historia tragjike në Itali/ Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën gjatë punës!

November 6, 2026
VIDEO/ Rama ‘luan’ shah, kryeministri ndan pamjet nga ambientet e “Shtëpisë së Shahut”: Buxhet dhe mbështetje për përhapjen në shkolla!

VIDEO/ Rama ‘luan’ shah, kryeministri ndan pamjet nga ambientet e “Shtëpisë së Shahut”: Buxhet dhe mbështetje për përhapjen në shkolla!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In