• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmitë e Dumanit dolën në media/ SPAK: Ata që nxorën sekretin do vendosen para përgjegjësisë

by
16/06/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar për informacionet e dala në media mbi dëshmitë e fundit të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Në njoftimin e saj për shtyp SPAK, shkruan se urdhri për nxjerrjen e sekretit hetimor përbën vepër penal që mund të shkojë deri në arrest me burg.

Sipas SPAK, po kryhen të gjitha hetimet për  të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni  hetimor sekret është publikuar në media. Në këtë rast sipas SPAK do vendosen përpara përgjegjësisë të gjitha ata që kanë nxjerrë sekretin hetimor në media. Ndërsa shton se “ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cenojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmendur gjatë hetimit, i  cili  vazhdon”

Njoftimi:

Nisur  nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhërin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ;

Ky urdhër  i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër  ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cenoje një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmendur gjatë hetimit, i  cili  vazhdon.

/e.d
Next Post
Tjetër atentat? Përfshihet nga zjarri makina në autostradë, plagoset shoferi

Tjetër atentat? Përfshihet nga zjarri makina në autostradë, plagoset shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com