• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitë/ Dumani apo Alla, kush po mashtron në SPAK për vrasjen e 4 personave në Durrës? Njëri rrezikon të humbasë statusin e të penduarit të drejtësisë

by Java News
08/07/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të përplasjes dhe largësisë së vërtetësisë së deklarimeve mes Nuredin Dumanit dhe Klevis Allës ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Çapaçuli”, mësohet se njërit prej dy të arrestuarve, rrezikon seriozisht të humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Një praktikë të tillë, ku prokuroria i ka hequr statusin e bashkëpunëtorit, ka qenë ajo e Julian Sinanaj, vrasësit me pagesë i cili edhe pse dha dëshmi para prokurorëve të Krimeve të Rënda, u fut dhe më pas doli nga programi i mbrojtjes së posaçme, për shkak se deklarimi i tij, u konsiderua jo i sinqertë.

E mbi të gjitha ngjarjet kriminale të ndodhura në Vlorë e Tiranë, ishin treguar në mënyrë të saktë nga bashkëpunëtori tjetër i prokurorisë, Ndriçim Gjokona.

Sinanaj dhe Gjokona, në periudhën e gjykimit patën një përplasje të madhe në sallën e gjyqit, ndaj dhe prokurorët e krimeve të rënda, zgjodhën të mbështesin akuzat për 8 të pandehurit, vetëm në deklarimin e Gjokonës, gjë e cila solli dënimin me 35 vite burgim të vrasësit e pagesë të, Julian Sinanaj.

Thuajse në të njëjtën situatë, SPAK ndodhet edhe për dosjen që bën fjalë për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Angjelo Avdisë.

“Ora News” siguron dëshminë e tre të penduarve të SPAK, për këto dy ngjarje me 4 viktima, ku Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, janë diametralisht në sens të kundërt me njëri-tjetrin në rrëfim dhe shumë larg në tregimin e emrave që kanë marrë pjesë në vrasje.

Klevis Alla, fillimisht në tre dëshmi akuzon Talo Çelën dhe Altin Ndocin dhe përmend një emër të tretë Ilir ose siç thirret ndryshe me nofkën “Bubi”. Më pas në dëshminë e katërt, heq “Ilirin” dhe fut në makinën “Toyota” të përdorur në vrasjen e vëllezërve, Nuredin Dumanin.

Ndërkohë Henrik Hoxhaj, nuk përmendet në asnjë moment të 4 dëshmive të Klevis Allës.

Nga ana tjetër penditoja, Hoxhaj tregon me detaje se “Çapaçuli” ka qenë në drejtimin e makinës dhe vrasjen e vëllezërve e ka kryer Henriku së bashku me Nuredin Dumanin, duke përjashtuar në mënyrë kategorike Altin Ndocin dhe Talo Çelën.

Këta dy persona i përjashton Henrin Hoxhaj edhe në vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës, duke treguar me detaje dhe shumën financiare, se porosinë e ka kryer Nuredin Dumani. Ndërsa vrasjen e ka kryer Henriku me Eljo Bitrin nga Elbasani.

Nga ana tjetër Nuredin Dumani, e mbështet në deklarim Hoxhën, duke rrëzuar njëherësh, thëniet e Klevis Allës për ngjarjet e dy vrasjeve.

Dumani pranon se ka marrë pjesë direkt në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj dhe ka mbyllur pazarin 70 mijë euro në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Angjelo Avdijës.

Sipas Dumanit në vrasjen Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia të kryer në datën 2 mars 2020, janë të përfshirë Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla dhe Asllan Plaku.

Vetë Dumani në asnjë moment nuk implikon në kërë rast hasmin e tij, Talo Çela dhe Altin Ndoci, të cilët ai në atë periudhë ka dashur ti vrasë.

Dy prokurorët Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani, pyesin bashkëpunëtorin e Drejtësisë si më poshtë vijon:

Pyetje: Nga se rezulton në deklarimet e para para oficerëve të policisë në Durrës se në ngjarje thatë se ishte i përfshirë një person nga Fushë-Kruja me emrin “Bubi”, duke mos deklaruar që në fillim shtetasin Nuredin Dumani. Përse keni hezituar dhe cilat ishin arsyet që ju nuk keni treguar të gjithë të vërtetën?

Pergjigje: Sqaroj se në momentet e para kam qenë shumë i frikësuar dhe i tronditur. Kam qenë në gjendje shoku dhe nuk mbaj mend me detaje të gjitha veprimet që kisha kryer. Në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani kam hezituar sepse unë e njihja shumë mirë dhe e dija se ai ishte shumë i rrezikshëm. Dua të theksoj se unë jam kërcënuar nga Nuredin Dumani nëpërmjet telefonit, duke më thënë se do të vras motrën, nëse do të flisja për të.

Më pas kam marrë sinjale nga të afërmit e mi se nëse do të hapja gojën dhe të tregoja për Nuredin Dumanin, do ta kisha punën keq unë dhe familja ime. Pas këtij momenti kam kërkuar të ndryshoj deklarimin e parë për të bërë disa saktësime, pasi në lidhje me personin e katërt që unë kisha deklaruar se gjoja banonte në Fushë-Krujë, është Nuredin Dumani, i cili ka qenë me ne në vendin e ngjarjes dhe ka qenë personi i ulur në sendiljen e parë të mjetit “Toyota”. Dhe ka qenë Nuredin Dumani, që ka qëlluar me armë zjarri automatik direkt sapo i kemi arritur Besmir dhe Viktor Haxhia.

Pyetje: Në lidhje me Altin Ndocin, përse në deklarimin e dytë keni thënë, që ai nuk ka qëlluar me armë? Cila ka qënë arsyeja?

Përgjigje: Dua të theksoj se pasi jam dorëzuar në polici unë në deklarimin e parë kam thënë që ai ka qenë ekzektuor, por pasi jam futur në dhomat e paraburgimit, në Durrës, ngjitur me dhomën time ka qenë Altin Ndoci, i cili më ka çuar lajm të mos e përfshija, në të kundërtën do kisha pasoja për mua dhe familjen time. Po kështu edhe pasi u transferova te burgu 313, unë kam marrë sinjale nga njerëz të ndryshëm për të tërhequr dëshminë lidhur me Altin Ndocin. Për të thënë të vërtetën gjatë dëshmisë time në Durrës, kisha frikë, pasi dija që Nuredin Dumani, kishte shumë lidhje aty dhe mësonte gjithçka ndodhte aty. Por tek Prokuroria e Posacme SPAK, pata besim dhe tregova gjithë të vërtetën pa rezerva.

Pyetje: A keni dijeni se ku ka jetuar Talo Çela, në vitin 2019-2020?

Përgjigje: Në dijeninë time Talo Çela, ka qëndruar tek shtëpia e Besmir Haxhisë rreth dy muaj, pasi është kryer vjedhja e parave në Rinas. Pastaj më vonë, më ka thënë Nuredini se Talo, qëndron në Tiranë i fshehur tek lidhjet e tij shoqërore, por nuk e di se ku saktësisht. Në dijeninë time, nuk ka qëndruar te shtëpia e Besmir Haxhisë, aq gjatë sa thotë Talo Çela, në intervistën në Media./m.j

Next Post
“Basha e shkuara”/ Rikthimi i Hajdarit në PD: Berisha, pjesë e partisë, por jo në krye të saj. Ka probleme me SHBA

Rudina Hajdari: Basha nuk duhet të rikthehet në krye të PD, Berisha di të fitojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

February 9, 2026
FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

February 9, 2026
Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In