• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmitari 2 i vetëofrohet prokurorisë: Unë, aktori që luajta Agron Xhafajn!

by A R
08/06/2018 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën Shqiptare të audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut (Babalja) dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka sjellë nxjerrjen në dritë të elementëve të reja mbi këtë çështje.

Një element i ri ka dalë së fundmi, provë e cila mund të kthejë përmbys të gjithë situatën e debatit politik dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga PD, se Agron Xhafaj drejton trafikun e drogës. Por nëse ky element do jetë i vërtetë, atëherë përgjegjësia totale do bjerë mbi kupolën drejtues të PD dhe denoncuesit publik të këtij audio-përgjimi të mistershëm.

Gjatë verifikimeve të kryera elementë të rinj kanë dalë, duke treguar një anë të erët dhe version të panjohur deri më sot, mbi atë çfarë ka ndodhur dhe vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, që Partia Demokratike e publikoi në media, dhe trumbetoi se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm drejton trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë.

“Shqiptarja.com” raporton se në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më konkretisht tek anëtarët e grupit hetimor që po heton çështjen e audio-përgjimit “Babalja-Xhafaj”, është vetëofruar një person i cili ka deklaruar para hetuesve se ai ishte personi që kishte aktruar në këtë përgjim të rregjistruar nga Babalja, apo i etiketuar nga vetë PD si dëshmitari X.

Burime pranë Krimeve të Rënda, pohuan pa bërë publik emrin e personit se ky shtetas nga qyteti i Vlorës, është vetëofruar pak ditë më parë në prokurori, duke marë autorësinë e personazhit tjetër të këtij përgjimi, që sipas tij ai ka bërë rolin e Agron Xhafaj. E habitshme por e vertetë. Pas dy muaj debate të ashpra politike, sot në derën e prokurorisë së Krimeve të Rënda ndodhet dhe një provë tjetër, që kundërshton vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, dhe që dëshmitari i vetëofruar pretendon se gjithçka ka qënë një iskenim mes tij dhe Albert Veliut (Babalja).

Konfirmohet se dëshmitari i vetëofruar në prokurori ka njohje dhe shoqëri me dëshmitarin X, Albert Veliu, dhe të dy së bashku kanë regjistruar bisedën për një tentativë trafiku droge, ku siç ka pretenduar i vetëofruari në prokurori ai ka bërë rolin e “Agron Xhafaj” ndërsa Babalja ka aktruar në rolin e tij. “… të aktroja në audio-përgjim ma ka kërkuar Babalja, me të cilin kam njohje prej disa vitesh…”- ka pohuar dëshmitari i vetëofruar. Në këmbim të këtij shërbimi ka shumë dyshime se këtij personi i është ofruar shuma parash, por ka shumë gjasa që ky dëshmitar nuk i ka marrë asnjë lekë dhe për pasojë është paraqitur në prokurori. I vetëofruari u ka pohuar prokurorëve se: “Duke parë zhurmën e madhe që bëri në vend ky regjistrim, vendosa të vetëofrohem dhe të tregoj të gjithë të vërtetën e këtij materiali”. 

Dhe për të bindur prokurorët se në këtë audio-përgjim ishte pikërtisht zëri i dëshmitarit të vetëofruar, ky personazh ka dhënë si provë zërin e tij në prokurori, duke qartësuar se zëri tjetër në audio-përgjim nuk është i Agron Xhafaj, por i këtij dëshmitari. Pas dëgjimit të pretendimeve të tij, anëtarët e grupit hetimor e kanë marrë me rezerva dëshminë e tij, kjo pasi ata janë në pritje të përgjigjes shkencore nga një laborator në Romë, Itali, i cili pritet të nxjerrë në drejtë vërtetësinë e këtij video-përgjimi.

Në fakt edhe vetë gazetari Jetmir Olldashi që ka qenë pjesë kryesore e realizimit të këtij përgjimi çuditërisht ka ngritur hije dyshimi për vërtetësinë e tij. Olldashi ka qenë personi i cili i ka organizuar gjithçka për realizimin e këtij materiali.

Ai i ka dhënë Babales paisjen e përgjimit, madje ka hyrë bashkë me të në lokalin e Agron Xhafajt herën e parë që ai nuk ishte, por herën e dytë kur Babalja realizon takimin e pretenduar me Agron Xhafajn ku flitet për drogën, gazetari nuk ishte i pranishëm. Fakt të cilin Olldashi e ka deklaruar edhe vetë publikisht në media duke deklaruar madje se ai nuk mund të thotë 100% nëse Babalja ishte takuar atë ditë në Vlorë me Agron Xhafaj apo jo, pasi nuk e kishte parë me sytë e tij.

Një pohim i habitshëm ky duke parë veprimet e gazetarit i cili ia dorëzoi këtë audio-përgjim Partisë Demokratike me pretendimin se kishte frikë për jetën, pasi kishte zbuluar skandalin e madh të përfshirjes në trafikun e drogës së vëllait të ministrit të Brendshëm. Në këtë mënyrë kemi një përgjim që është reklamuar me të madhe si një investigim që zbardh lidhjet e trafikantëve me mbështetje politike, por që vihet në pikëpyetje nga vetë autori i tij!

Gjithsesi mbetet ajo që gazetari Olldashi ka pohuar publikisht se Babalja, ishte larguar dhe kishte hyrë në lokalin e Agron Xhafaj dhe prej andej ka ardhur me një bisedë të tillë të përgjuar. Por pavarësisht kësaj tashmë prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dosje dhe një zë tjetër, çka detyrimisht do të kërkojë në të ardhmen kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse zëri i dëshmitarit të vetëofruar është i njëjti me atë që ky person pretendon se ka aktruar Agron Xhafaj. Momentalisht në adresë të prokurorisë ende nuk ka mbëritur përgjigjia nga Italia, ku janë çuar për ekspertim zërat e Albert Veliut (Babalja) dhe Agron Xhafaj, me materialin e shfaqur në audio-përgjim./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Sherr në familje, 17-vjeçari godet babain me mjete të forta

Skandaloze! Mësuesi 63-vjeçar në Tepelenë ngacmon nxënësen 11-vjeçare, i telefononte në shtëpi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com