• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ Tritol “të fortit” të Elbasanit, për çfarë u paralajmërua

by Java News
23/05/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e djeshme në Elbasan, kur në lokalin e Besnik Brakës, 52 vjeç, i njohur ndryshe edhe me emrin Nik Vojaçek u gjet një pako tritoli. Ngjarja është denoncuar nga vetë pronari i lokalit, i cili rezulton se është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. Bëhet fjalë për Besnik Brakën, 52 vjeç, i njohur ndryshe edhe me emrin Nik Vojaçek.

Dëshmia dhe hetimet 

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë Elbasan, Braka ka deklaruar se nuk ka pasur debate apo sherr me ndonjë person, tek i cili dyshon për vendosjen e tritolit.

Por, pavarësisht kësaj dëshmie nisur edhe nga precedenti penal i 52-vjeçarit, policia po heton mbi zbulimin e autorëve që mund të kenë konflikt me Brakën, i cili prej tri vitesh merret me menaxhimin e lokalit me muzikë live.

Sakaq, policia ka sekuestruar edhe kamerat e lokaleve përreth zonës ku edhe ka kaluar autori, i cili ka hedhur pakon dhe po punon për identifikimin e tij. Edhe pse policia ende nuk ka një dyshim të saktë, ajo pohon se “pakoja mund të jetë hedhur në adresë të pronarit, i cili disa vite më parë ka qenë i dënuar për veprat penale trafikim armësh dhe municionesh”, “prodhim e shitje narkotikësh” dhe “prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Tritoli 

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në dalje të qytetit, pranë “Varrezave të Dëshmorëve”, policia ka marrë në pyetje mbi 20 persona, mes të cilëve edhe pronarin e lokalit.

Nga policia mësohet se mëngjesin e së hënës në sallën operative të Policisë së Elbasanit është lajmëruar nga vetë Braka se në shkallët e lokalit të tij ndodhej një pako e dyshimtë, e cila ishte e mbështjellë me izolant dhe nga pamja e parë dukej se ishte eksploziv.

52-vjeçari pasi ka konstatuar pakon nuk e ka prekur atë, por menjëherë ka lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur evakuimin e personave në këtë rrugë, si edhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve, duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Nga kjo situatë është krijuar dhe panik te qytetarët, të cilët nuk po kuptonin se për çfarë bëhej fjalë.

Më pas, policia ka njoftuar forcat antieksploziv të RENEA-s në Tiranë për të bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse. Vetëm rreth një orë e 30 minuta më pas forcat antieksploziv kanë çaktivizuar lëndën plasëse, si dhe kanë konstatuar se ajo ishte eksploziv me një peshë prej rreth 150 gramësh. Edhe pse sipas Policisë lënda nuk ka qenë e aktivizuar dhe jashtë funksionit, dyshohet se është hedhur si shenjë presioni ndaj pronarit të lokalit.

Policia

Në komunikatën e saj zyrtare për shtyp policia bën me dije se “Pas marrjes së informacionit se në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, në shkallët e një lokali u konstatua se ishte një pako e dyshuar me lëndë plasëse, menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët antieksploziv të RENEA-s, ku rezultoi se në pako kishte lëndë shpërthyese. Nga ana e ekspertëve u bë çaktivizimi i lëndës plasëse, e cila ishte e vendosur në pjesën e jashtme të shkallëve të bodrumit të lokalit. Sasia ishte rreth 150 gr lëndë plasëse e dyshuar tritol. Në lidhje me këtë rast paraprakisht policia mori të gjitha masat duke bërë evakuimin e personave dhe të mjeteve, si dhe vendosi perimetrin e sigurisë. Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës”, thuhej në njoftimin e Policisë. Panorama”.

ma.me

Next Post
U kapën duke vjedhur naftë në makinat e TAP, 4 të arrestuar në Korçë

U kapën duke vjedhur naftë në makinat e TAP, 4 të arrestuar në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com