• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ Rrëmbimi i 3-vjeçares Madeleine, flet ish-e dashura shqiptare e të dyshuarit kryesor

by Java News
07/11/2021 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-e dashura e Christian Brueckner, të dyshuarit kryesor për zhdukjen e Madeleine McCann nga një vendpushimi portugez, ka rrëfyer se ai pranoi të ketë qenë afër aparatamentit të të miturës kur ajo u zhduk.

Nakscije Miftari tregoi në një intervistë për Daily Mail, se ish-i dashuri i saj heshti kur kjo temë u përmend mes miqsh gjatë një feste në vitin 2014.

Prokurorët gjermanë janë të bindur se Brueckner, 44 vjeç, rrëmbeu Madeleine, atëherë tre vjeç, nga resorti Ocean Club në Praia da Luz më 3 maj 2007, por po luftojnë për të mbledhur prova të mjaftueshme për të ngritur akuza.

Mbaj mend që ai nuk iu përgjigj pyetjes. Pasi miqtë u larguan, e pyeta për Maddie pasi nuk dija asgjë për të. E pyeta për këtë dhe ai tha: E di për Maddie, unë isha afër hotelit në atë kohë. Jetoja në atë zone. Nuk do të them asgjë më shumë. Unë nuk jam një djalë budalla, unë jam një biznesmen.” tregoi Miftari.

Dëshmia dramatike e zonjës Miftari, të cilën ajo e ka ndarë tashmë me policinë gjermane, është e para në të cilën Brueckner thuhet se ka rrëfyer të ishte në vendin e krimit.

Nakscije Miftari, 25 vjeç, tregoi se sa e tmerruar ishte nga dhuna, kontrolli i Brueckner-it dhe nga zbulimi i interesit të tij mbi pornografinë e fëmijëve me vajza të reja bjonde. Ajo ishte vetëm 17 vjeç në vitin 2013 kur takoi pronarin, në dukje simpatik dhe bujar të një dyqani kioskash në Braunschëeig, ku kishte shkuar për të blerë ëmbëlsira.

“Herën e parë që e pashë, ai po qëndronte në në celularin e tij në kioskë. Ai hoqi telefonin dhe tha: Përshëndetje zonjë, si mund t’ju ndihmoj? U habita pasi askush më parë nuk më quajti zonjë. Ai më kërkoi të hidhja një sy dhe të zgjidhja atë që doja. Pastaj, kur e pyeta se sa duhet të paguaja, ai tha: Asgjë, një zonjë nuk duhet të paguajë në kioskën time,” tha Miftari.

Pavarësisht se ajo ishte më pak se gjysma e moshës së Brueckner-it, ata filluan të takoheshin dhe Miftari madje mendoi të martohej me të. Por rreth një vit më pas në lidhjen e tyre, ajo gjeti pornografi me fëmijë në celularin dhe laptopin e tij, në pjesën më të madhe të saj shfaqeshin vajza bjonde. Brueckner ishte në disa nga videot. Kur ajo u përball me të, Brueckner filloi një sulm të egër ndaj saj.

“E pyeta për videot dhe fotot dhe atëherë ai më goditi me grusht. Unë rashë nga shkallët dhe isha pa ndjenja për rreth dhjetë minuta,” tha ajo.

Miftari dhe nëna e saj raportuan sulmin në polici dhe oficerët bastisën banesën, duke rikuperuar pajisje elektronike të cilat më vonë u zbuluan se përmbanin 391 fotografi pornografike të fëmijëve dhe 68 video, duke përfshirë imazhet e Brueckner duke abuzuar me vajzën pesëvjeçare të një prej të dashurave të tij të mëparshme.

Duke injoruar lutjet e nënës së saj, Miftari, një muslimane gjermane me origjinë nga Kosova, mbeti në kontakt me Brueckner edhe kur ai iku në Portugali. Ai u kthye përfundimisht në Gjermani me një urdhër-arresti evropian në vitin 2017 dhe më vonë u dënua me 15 muaj burg për abuzim me pesë vjeçaren. Policia gjermane njoftoi në mënyrë dramatike se ai ishte i dyshuari kryesor në rastin Madeleine në qershor 2020, ndërsa ai ishte ende duke vuajtur dënimin.

Madeleine u zhduk nga apartamenti i pushimeve të familjes së saj ndërsa prindërit, Kate dhe Gerry McCann, po darkonin me miqtë në një restorant tapas aty pranë. Policia gjermane ka vërtetuar se Brueckner, i cili mohon çdo përfshirje në zhdukjen e Madeleine dhe ka refuzuar të flasë me policinë ose prokurorët, jetonte në Algarve. Sinjalet e telefonit celular tregojnë se ai ishte pranë resortit Ocean Club në mbrëmjen e 3 majit 2007./m.j

Next Post
“Jam në fazën e menopauzës dhe s’kam ndjenja seksuale”/ U akuzua për dhunë ndaj të miturit, habit zyrtari i Albin Kurtit me reagimin e tij

"Jam në fazën e menopauzës dhe s’kam ndjenja seksuale"/ U akuzua për dhunë ndaj të miturit, habit zyrtari i Albin Kurtit me reagimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In