• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmia që tensionoi seancën: Imami i tha tim shoqi, “nëse gruaja s’mbulohet, priti kokën

by Java News
30/09/2015 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmia që tensionoi seancën: Imami i tha tim shoqi, “nëse gruaja s’mbulohet, priti kokën

Dëshmia e një të moshuare shkaktoi një situatë të fortë tensioni në seancën e djeshme te Krimet e Rënda në procesin ndaj nëntë të dyshuarve për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë në Siri.

E mbushur me mllef, dëshmitarja Nazmie Allxhaka rrëfeu për largimin nga Shqipëria të bashkëshortit të saj në janar 2014, i cili, sipas Prokurorisë, është dërguar nga të pandehurit në Siri, shkruan gazeta “Panorama”.

Teksa po shpjegonte për një mjekim popullor që i kishin bërë bashkëshortit të saj, ajo përdori etiketimin “mjekërcjepër” për të pandehurit. Kjo deklaratë solli reagimin e tyre të ashpër dhe po ashtu të familjarëve e mbështetësve të tyre në sallë.

Gjaknxehur, ata shpërthyen në fyerje ndaj dëshmitares. Urdhri i gjykatës për punonjësit e policisë në sallë për nxjerrjen jashtë të personit në publik që po shfaqte agresivitet përkeqësoi situatën. Përpjekjet e policëve për të zbatuar urdhrin u kundërshtuan në grup nga të pranishmit, si dhe nga të pandehurit, të cilët nuk kursyen fyerjet ndaj punonjësve të Policisë.

Për arsye sigurie, trupi gjykues u largua nga salla e gjyqit dhe më pas, duke shfaqur revoltë, salla u braktis nga të pandehurit dhe mbështetësit e tyre. Gruaja mes te tjerash ka treguar se imami Hysa i kishte thënë burrit te saj se gruaja duhet te rrinte e mbuluar.

“Ditë më vonë, kur e kishte pyetur për herë të tretë dhe burri i kishte thënë që nuk isha mbuluar, Bujar Hysa i kishte thënë Mustafait: Nëse gruaja nuk të mbulohet, priti kokën”.

Next Post

Champions: Murinho mundet nga Portoja “e tij”, Barça fiton pa Messin, zhgënjejnë Roma dhe Arsenali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com