• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia që fundos Mark Frrokun/ Flet oficeri belg, hetoi ish deputetin për vrasjen në vitin 99′

by Java News
15/11/2016 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmia e Steve Van Deneste dhe Josef Van Overdin konsiderohen si prova më e fortë e prokurorisë shqiptare ndaj ish-deputetit Mark Frroku që qëndron në burg si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit 18 vite më parë në Bruksel.

Sipas prokurorisë, Van Deneste ish-oficeri prokurorisë belge që ka hetuar Frrokun dhe tre bashkëpunëtorët e tij është personi që ka punuar për zbardhjen e krimit.

I shoqëruar nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Gjykatën Penale në Tiranë, Steve Van Deneste, i cili konsiderohet si dëshmitari kyç i prokurorisë shqiptare për akuzën e ngritur ndaj ish-deputetit kristiandemokrat.belgu

Po ku faktohet prania e Frrokut në këtë krim?

Sipas burimeve për Report Tv, Van Denste ka përpiluar një raport, ku sipas tij, referuar dëshmitarëve anonim, që ligji belg lejon, tre vajzat shqiptare Lumja, Mira dhe Zana kanë qenë të shfrytëzuar për prostitucion nga vëllezërit Frroku.

Në një konflikt me Aleksandër Kurtin, Mark Frroku i njohur në Belgjikë me emrin Dritan Morina në bashkëpunim me shqiptarët Lekë Dafa, Aleks Vuka dhe Arjan Bytyci kanë vrarë Kurtin.

Për të administruar dëshminë e Van Deneste dhe Josef, gjykata vendosi të realizojë një seancë me dyer të mbyllura për arsye sigurie dhe pse më parë ky proces ishte vendosur të zhvillohej publik me praninë e mediave dhe familjarëve.

Por dëshmia anonime është ajo çfarë kundërshtohet nga mbrojtësit e Frrokut pasi sipas legjislacionit shqiptarë çdo raport hetimorë apo deklarimet duhet të verifikojë e vërtetojë burimin qoftë ky dhe dëshmitar i mbrojtur.

E pranishme në seancën e kësaj të marte e pranishme ishte dhe avokatja belge e Mark Frrokut, por dhe ajo nuk lejua të qëndrojë në sallë gjatë deklarimeve të dëshmitarëve të mbrojtur.

Të njëjtën dëshmitarë pritet të dëshmojë dhe në procesin tashmë të veçuar të bashkëpunëtorit të dyshuar të Frrokut, Kristian Marinaj, seancë e vendosur për këtë të martë, por e shtyrë për ditën e mërkurë për shkak se deklarimet e tyre zgjatën tej afateve.

Ish-deputeti Mark Frroku është nën akuzë pasi sipas prokurorisë dyshohet se në vitin 1999 ka vrarë me thikë bashkëkombasin e tij Aleksandër Kurti, por ai vetë e ka mohuar këtë akuzë.

Akuza
Viktima Aleksander Kurti kishte rënë në dashuri me një prostitutë me iniciale L.S. Kjo vrasje e paramenduar shtrihet brenda fushës së vrasjes mafioze, e organizuar nga qarqet e tutorëve.

Shtetasja L.S. kishte lënë takim me viktimën në ditën e ngjarjes (fakteve). Aleksandër Kurti kishte menduar se do të takonte prostitutën, por ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të. Marinaj Kristian, i njohur si Arjan Bytyçi si dhe Lek Bib Djafa ishin bashkëpunëtorë të Vuka Besnik. Dëshmitarët kishin përmendur numrin e autorëve. Ata u arratisën jashtë vendit disa ditë pas ngjarjes.

Me vendim të datës 15 janar 2010 në mungesë, ndaj të akuzuarve Besnik Morina, Besnik Vuka, Arjan Bytyci dhe Bib Lek Djafa, Gjykata e Krimeve të Rënda të Rrethit të Brukselit ka dënuar secilin prej tyre me nga 10 vjet heqje lirie.

Duke qenë se nga personat e dënuar është ankimuar vendimi i dënimit, Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 mars 2010, e ka kthyer çështjen për rigjykim Gjykatës për Krime të Rënda të Provincës Brabant-Wallon, Belgjikë./report tv/a.k

Identitetit e Frrokut ne Blegjike
Besnik Morina, i lindur në 6 tetor 1972

Dritan Frroku, lindur në 6 tetor 1972

Dritan Frroku, lindur në 2 korrik 1969

Piro Sofrani, lindur në 2 korrik 1969

Next Post
Tifozët Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren: Le të mbështesin ekipin policët me kallashnikov

Tifozët Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren: Le të mbështesin ekipin policët me kallashnikov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

May 9, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump po riformëson rendin botëror. Pse përplasjet me aleatët do të lënë pasoja më afatgjata se lufta në Iran

May 9, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Persekutorë të vdekur për Ndrenikën

May 9, 2026
Aksident në aksin rrugor Laç-Mamurras/ Përmbyset makina, 2 të plagosur rëndë dërgohen me urgjencë në Tiranë

66-vjeçari i dehur humb kontrollin e mjetit elektrik dhe përfundon në kanal

May 9, 2026
Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar

Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar

May 9, 2026
“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi

“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi

May 9, 2026
Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

May 9, 2026
Aksion blic në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, ja çfarë u gjetën

Aksion blic në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, ja çfarë u gjetën

May 9, 2026
Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton javën që vjen për herë të parë Kosovën

Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton javën që vjen për herë të parë Kosovën

May 9, 2026
Anija e hantavirusit drejt Tenerifeve, konfirmohen 4 raste të reja, dyshohen edhe 3 të tjerë

Anija e hantavirusit drejt Tenerifeve, konfirmohen 4 raste të reja, dyshohen edhe 3 të tjerë

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In