• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia pas vrasjes për nder: Dyshoja se më ngacmonte gruan, por e gjeta me motrën e martuar

by Java News
29/01/2019 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e dy ditëve më parë në Zall Bastar të Tiranës ka tronditur opinionin.

Shkak është bërë një histori me tradhti dhe mashtrime, që ka përfunduar me vrasjen e Arben Gjeçit nga ana e Esat Canit.

Ky i fundit fillimisht dyshonte se Gjeçi i ngacmonte gruan, por ndërsa e ka ndjekur, e ka gjetur atë me të motrën, e cila gjithashtu ishte e martuar, ashtu si Gjeçi, që kishte edhe tre fëmijë.

Dëshmia e Esat Canit: Në tetor të vitit 2018 jam kthyer nga Greqia në Shqipëri për të bërë përgatitjen për dasmën time me shtetasen Fjoralba Heta. Pasi jam kthyer nga Greqia, të gjitha përgatitjet e dasmës i kisha të rregullta vetëm më mungonte kostumi.

Kur kam qenë te “21 Dhjetori” dhe kam telefonuar motrën time Elida Cani, së cilës i kam thënë të merrte babin dhe nusen dhe të zbrisnin në Tiranë për të blerë kostumin tim të dhëndrit.

Pasi kemi mbaruar punë, babai im ka telefonuar një nga shoferët dhe i gatshëm është treguar Arben Gjeçi, i cili me furgon bën linjën Zall Bastar-Tiranë dhe anasjelltas dhe kur ishte në rrugë të drejtë bënte manovra, duke i dhënë mjetit me shpejtësi dhe shikonte nga pasqyra.

Unë nuk e dija se më kë e kishte, me gruan time, apo me motrën që po ngacmonte dhe i them Arbenit, “mbaje mirë timonin se na hodhe”.

Më datë 24.01.2019, rreth orës 18:00, kam dalë nga shtëpia dhe i kam thënë babait se po iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë, kam zbritur te lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjeçit, por Arbenin nuk e pashë.

Ndërkohë, pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim Dëfrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte.

Ai më tha se ishte te lokali. Unë i thashë të vinte te lokali tjetër, te Fredi.

Në këtë kohë, unë kam shkuar te puna ime dhe i kam kërkuar përgjegjësit tim leje, duke i nxjerrë arsye se kisha babanë sëmurë dhe për këtë më duhej leje.

Megjithëse përgjegjësi nuk më dha leje, unë sërish u largova.

Në këtë kohë unë kam shkuar në shtëpinë time, në oborr kam marrë një shufër hekuri 50-60 centimetra, e cila në fund ishte shtypur.

Këtë hekur e përdor babai dhe unë për të çarë gurë. Pasi mora hekurin, shkova pas shtëpisë së motrës dhe kam ndenjur te porta e kashtores.

Në këtë moment kam parë te dera, ku depërtonte drita, një hije që lëvizi.

Në këtë kohë u hap dera dhe doli te porta, e identifikova, ishte Arben Gjeçi, më pa mua dhe filloi të qeshte me ironi.

Unë në këtë moment, ngaqë ai ishte i gjatë, i kam bërë dy hapa mbrapa dhe e kam goditur me hekur mbas koke dy-tre herë.

Mbasi e kam goditur Arbenin, kam ikur qetësisht në shtëpinë time dhe hekurin e kam hedhur midis hapësirës së kotecit dhe kashtores.

Kur kam shkuar në shtëpi, më pyeti babi se pse isha i mërzitur, unë thashë se nuk kam gjë dhe shkova të fle.

Ditën tjetër, te shtëpia ka ardhur djali i xhaxhait A.C. dhe më ka thënë se kishin gjetur Arben Gjeçin të vrarë në rrugë, unë thashë se nuk dija gjë.

Nuk kam pasur për qëllim të vras Arben Gjeçin, por doja ta rrihja që të vuante ca kohë

a.cupaj

Next Post
Targat e Provës, nga 1 shkurti me regjistër të veçantë

Targat e Provës, nga 1 shkurti me regjistër të veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In