Presidenti i Republikë si është përgjigjur sot publikisht interesit të gazetarëve nëse do të dëshmojë në Komisionin Hetimor.
Përmes Facebook, Ilir Meta madje ka thënë se ndihet i bezdisur nga SMS-të dhe se mezi pret të kthehet në Kuvend.
Ai shkruan se do të paraqitet para komisionit, pasi sipas tij Presidenti duhet të jetë shembull i bashkëpunimit.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë,
Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!
Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!
Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional.
Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti” – shkruan kreu i Shtetit.
/a.r
Kushdo qe te jete president e ka detyrim ligjor te paraqitet ne parlament.