• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dëshmia në Kongres/ Ambasadori amerikan në BE: Giuliani i vendosi parakushte Ukrainës

by Java News
20/11/2019 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Dhomën e Përfaqësuesve po vazhdon dëshmia publike e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland. Ai është deri më sot dëshmitari i profilit më të lartë që shfaqet në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa zhvillohen dëgjesat publike në kuadër të hetimeve që mund të çojnë në proces për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump.

Gjatë deklaratës së tij, ai u shpreh se nuk kishte qenë dakord që në marrëdhëniet me Ukrainën ishte përfshirë Rudy Giuliani, avokatit personal të Presidentit Trump. Pohimi më i rëndësishëm që Sondland bëri sot është se vërtet Rudy Giuliani i vuri si parakushte Ukrainës hetimin e zgjedhjeve të 2016-tës, të serverit të Partisë Demokrate dhe të kompanisë energjitike “Burisma”.

Dëshmia e Ambasadorit amerikan në BE, Gordon Sondland, u prit me vëmendje maksimale nga ligjvënësit dhe mediat amerikane. Zyrtari i profilit të lartë, një manjat i biznesit të hotelerisë, i pat dhuruar 1 milion dollarë komitetit organizator për inaugurimin e Presidentit Trump në vitin 2017. Në mars 2018, Presidenti Trump e emëroi atë ambasador në Bashkimin Evropian. Tashmë, ai e gjen veten në epiqendër të zhvillimeve politike për shkak të angazhimit të tij nga Brukseli me çështjet e Ukrainës.

“Këtë mëngjes do të dëgjojmë dëshminë e Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian. Jemi në vazhdën e një procesi hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, pasi Presidenti Donald Trump u përpoq të kushtëzonte asistencën ushtarake ndaj Ukrainës dhe një takim në Zyrën Ovale me Presidentin e ri të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, me hapjen e hetimeve të motivuara politikisht që Trump besonte se do të ndihmonin fushatën e rizgjedhjes së tij”, tha Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sondland pohoi se në mungesë të materialeve që mund t’i kishte ofruar Departamenti i Shtetit, kujtesa e tij mund të mos ketë qenë aq e saktë gjatë deponimit. Sidoqoftë, ai konfirmoi për ligjvënësit se përfshirja e Giulianit ishte urdhëruar nga Presidenti Trump.

“Sekretari Perry, ambasadori Volker dhe unë punuam me zotin Rudy Giuliani për çështjet e Ukrainës, bazuar në udhëzimin e drejtpërdrejtë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne nuk kishim dëshirë të punonim me zotin Giuliani. E thënë më thjesht, na duhej të luanim me kartat që na u dhanë”, deklaroi Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian.

Sondland tha se u kuptua nga të gjithë se nëse do të kishin refuzuar bashkëpunimin me zotin Giuliani, atëherë do të kishin humbur një mundësi shumë të rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Ukrainën.

“Megjithëse nuk ishim dakort me nevojën e përfshirjes së zotit Giuliani, në atë kohë nuk mendonim se përfshirja e tij ishte e papërshtatshme… Nëse do të kisha ditur për gjithë aferat e zotit Giuliani, apo partnerët e tij, një pjesë e të cilëve janë tashmë duke u hetuar penalisht, unë personalisht nuk do të kisha rënë dakord për pjesëmarrjen e tij. Nga sa dinim në atë kohë, ajo çfarë na kërkohej të bënim, nuk dukej se ishte e gabuar”, shtoi zoti Sondland.

Ai tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe udhëheqja e lartë e Departamentit të Shtetit ishin të mirinformuar për kontaktet me Ukrainën deri kur u lëvrua asistenca për Ukrainën në muajin shtator, si dhe hodhi poshtë sugjerimet se mund të jetë vepruar në mënyra të parregullta jodiplomatike. Megjithatë, ai konfirmoi se Rudy Giuliani i vendosi kushte Ukrainës.

“Kërkesat e zotit Giuliani ishin një quid pro quo (shkëmbim favoresh/parakusht) për të siguruar një takim në Shtëpinë e Bardhë për zotin Zelenskiy. Zoti Giuliani kërkoi që Ukraina të bënte një deklaratë publike ku të njoftonte hetime për zgjedhjet e 2016-tës, për serverin e Partisë Demokrate, dhe për kompaninë ‘Burisma’”, deklaroi zoti Sondland.

Ndërsa vazhdojnë pyetje-përgjigjet me ligjvënësit, pas paradites së dedikuar dëshmisë së zotit Sondland, pasdite pritet të dëshmojnë edhe Zv/Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes Laura Cooper dhe NënSekretari i Shtetit David Hale. /rel/

Next Post
SHBA: Shteti Islamik drejt një modeli financimi shumë më të rajonalizuar

SHBA: Shteti Islamik drejt një modeli financimi shumë më të rajonalizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In