• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmia në gazetën zvicerane: Lulzim Basha hartoi dosjet e komandantëve të UÇK

by A R
25/05/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa muaj më parë, mediat i bënë jehonë një interviste të antropologut Jose Pablo Baraybar, të botuar tek gazeta zvicerane “Le Temps”. Baraybar njihet prej publikut si një prej ekspertëve të përfshirë në hetimin e atyre që përfliten si krime të UÇK-së, apo historia e “shtëpisë së verdhë”.

Ky hetim famëkeq për shqiptarët, i kryer prej një skuadre ku merrnin pjesë ekspertë ndërkombëtarë të punësuar pranë UNMIK-ut dhe pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, edhe pse ende nuk ka prodhuar asnjë përfundim serioz e të besueshëm, ka pasur jehonë në media ndërkombëtare, po edhe në institucione të ndryshme të angazhuara në rajon.

Bëhet fjalë pikërisht për hetimin, të cilit iu referua Carla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Hagës, në librin e saj, sipas të cilit në luftën në Kosovë rezulton që shqiptarët të kenë bërë po aq krime sa edhe serbët, edhe pse këta të fundit siç dihet, ishin të organizuar në represionin e tyre e në qëllimin për të spastruar etnikisht atë territor që historikisht ka qenë i banuar prej shqiptarësh.

Prej hetimeve të tilla ka marrë spunton dhe raporti kontrovers i zviceranit tjetër, Dick Marty-t, raport që tashmë është bërë shkak për nisjen e hetimeve të reja nga ana e EULEX-it.

Për raportin Marty dhe për historinë e “Shtëpisë së Verdhë” është folur gjatë, e palët interpretojnë sipas interesave, mirëpo, sipas Baraybar-it, e jo vetëm sipas tij, në ekipin e hetuesve që ka “zbuluar” atë çka pretendohet se ka ndodhur gjatë luftës, pra vrasje e tortura të kryera nga ana e UÇK-së, ka qenë dhe Lulzim Basha.

Mohimi publik i Lulzim Bashës se nuk ashtë marrë me raportin e krimeve të liderve të UÇK-ës për UNMIKU-n dhe Karla De Ponte ashtë dëshmi e pohimit të Tij se ka punue kundër Luftëtarve dhe Luftës Çlirimtare të Kosovës për Liri duke i shërbyer indirektë interesave antishqiptare të Serbisë, Hollandës, Francës,…Rusisë, Greqisë,…
Sipas Baraybarit, Basha ka qenë me të në veri të Shqipërisë, si përkthyes e si jurist. “Basha e njeh dosjen, ai e ka pasur atë”, – ka thënë antropologu peruan publikisht tek gazeta “Le Temps”.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Lulzim Bashës, që ishte Ministër i Brendshëm në momentet kur u botua intervista e Baraybar-it, e kur sapo kishte nisur diskutimi: Basha mohoi të kishte qenë pjesë e hetimeve, edhe pse në CV-në e tij shkruhet se bash në atë kohë ai ka qenë në shërbim të Gjykatës Ndërkombëtare e të UNMIK, dhe detyra e tij ka qenë pikërisht ajo: të shoqërojë ekipet hetimore, si përkthyes nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas, dhe si jurist.

Pas deklaratës së Bashës, pati dhe një reagim tjetër, nga mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, edhe ai pjesëtar i ekipeve që kanë marrë pjesë në hetim. Gashi gjithashtu dëshmon për praninë e Bashës në hetimet në fjalë. Një tjetër konfirmim erdhi dhe nga Human Rights Watch, përmes përfaqësuesit të tyre Fred Abrahams. Në një deklaratë publike të kësaj organizate ndërkombëtare Abrahams pohon se Basha ka qenë në dijeni të hetimit, edhe pse në deklaratat e tij Basha tha se s’ka dëgjuar kurrë për këtë hetim.

“Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë”, – tha Abrahams në deklaratën e tij publike.

 Fred Abrahams: Basha personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë!

Por, për publikun shqiptar mbetet e paqartë situata e përfshirjes së Bashës në hetimin që çoi më vonë deri te deklaratat e Del Pontes e deri te raporti i Dick Martyt, edhe pse një gjë dihet me siguri: Basha nuk ka dëshmuar përmes publikimit të ndonjë dokumenti zyrtar mospërfshirjen e tij.
Ai ka refuzuar pohimet e Baraybarit, Gashit dhe Abrahamsit duke thënë se këto janë shpifje, pasi ai ka punuar vetëm si ekspert për tranzicionin e Zyrës Ligjore të UNMIK-ut drejt Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, edhe pse CV-ja e tij tregon që ka qenë i angazhuar edhe si përkthyes e si oficer ligjor (jurist) pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavi dhe UNMIK-ut.

Ndërkohë që është duke bërë fushatë për Bashkinë e Tiranës, Basha i detyrohet publikut më shumë transparencë mbi të shkuarën e tij, duke pasur parasysh sensitivitetin që rrethon çështje të tilla.

Lulzim Basha çoi në Hagë luftëtarët e Kosovës si F.Limaj, Vëllezrit Haradinajn, etjerë…që vuajnë qelive të burgjeve edhe sot në 2012, ku Lulzim Basha ndërtoi karrierën e tij në Kosovë e në Shqipni.

Lulzim Basha ka qenë pjesë e grupit të hetuesve, si në rastin e Fatmir Limajt, ashtu dhe në atë të Daut Haradinajt…
Përfshirja në “çështjet delikate”, Limaj, Haradinaj etj.

Njerëz që kanë punuar me Bashën tregojnë se në vitet e para pas luftës ai ka qenë pjesë e ekipit të përkthyesve për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, ndërkohë që punonte edhe për hetuesit e departamentit ligjor të UNMIK.

Basha fillimisht ka qenë thjesht përkthyes, po më pas, falë përkushtimit në punë dhe përgatitjes si jurist, ka marrë pjesë edhe në përpilimin e dosjeve, edhe në përgatitjen e padive që hapën disa procese tepër të famshme gjyqësore.

Mes tyre, proceset ndaj disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së sapodalë nga lufta. Ndër ta, mund të përmendim Fatmir Limajn dhe Daut Haradinajn.

Të dy gjeneralët e UÇK-së, që sot janë deputetë në parlamentin e Kosovës, u akuzuan pas lufte për krime, u hetuan nga ndërkombëtarët, e u dënuan, ndërkohë që Lulzim Basha ka qenë pjesë e grupit të hetuesve, si në rastin e Limajt, ashtu dhe në atë të Haradinajt.

Në rastin e Fatmir Limajt, historia dihet prej shumëkujt në Prishtinë. Lulzim Basha ka qenë pjesë e grupit që ndërtoi dosjen për të, për Haradin Balën dhe Isak Musliun. Të tre drejtuesit e UÇK-së u transferuan në Hagë në 2003, me kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, mbi ta rëndonin akuza që mund t’i mbanin gjatë pas hekurave, akuza të cilat janë renditur edhe nga Lulzim Basha.

Fatmirësisht, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i rrëzoi akuzat, dhe vendosi të lirojë gjeneralët e UÇK-së që qenë dërguar në burg edhe me ndihmën e bashkatdhetarëve të tyre.

Lulzim Basha ka qenë pjesë e grupit që ndërtoi dosjen për Fatmir Limajn, për Haradin Balën dhe Isak Musliun!
Në rastin e Daut Haradinajt çështja është më pak e njohur për publikun shqiptar. Daut Haradinaj, vëllai më i ri i Ramush Haradinajt, ka qenë një prej komandantëve të parë të UÇK-së, i angazhuar në luftë që prej fillimit të organizimit të UÇK-së, bashkë me Adem Jasharin, Rexhep Selimin, Abedin Rexhën etj.

Daut Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, një prej njerëzve më të respektuar për atë që ka bërë gjatë luftës në Kosovë, një prej luftëtarëve më heroikë. Por në 2002, si pasojë e një hetimi të gjatë të Departamentit për Drejtësi të UNMIK-ut, Daut Haradinaj, së bashku me katër luftëtarë të tjerë dërgohen në burg, për krime gjatë luftës.

Next Post
Bastisja e Prokurorisë, janë vjedhur dokumente dosjesh korrupsioni

Vjedhja e dosjeve në Durrës, nën hetim për bashkëpunim edhe prokurorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In