• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DËSHMIA/ Jetimorja e Shkodrës, kujdestari përdhunoi një vajzë, që përfundoi si prostitutë

by Aalison Pearse Stevens
20/05/2016 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Abuzimi me fëmijët në jetimoren e Shkodrës daton vite më parë dhe nuk është një fenomen i muajve të fundit. Një ish-pjesëtar i kësaj jetimoreje, tashmë i rritur, rrëfen rastin e abuzimit me një vajzë të atyshme me inicialet Xh.N (që shfaqet dhe në foto), e që i përket vitit 2012, më saktë shtatorit të këtij viti.

Ai thotë se kujdestari Sokol S. përdhunonte prej disa kohësh fëmijën Xh. N., pra njërën nga vajzat e qendrës, madje dhe duke e lidhur. Dhe pas zbulimit të këtij rasti flagrant, deri dhe mizor, drejtori i jetimores, së bashku me kujdestarët e tjerë vendosin të mos e bëjnë publike duke e kuçur brenda mureve atë çfarë kishte ndodhur.

Sa për kujdestarin, drejtori kishte marrë masën e pezullimit nga detyra dhe jo atë të kallëzimit penal. Kjo, dhe për arsyen se kujdestari kishte qenë edhe vetë i rritur në atë qendër si jetim. Por ndërkohë, siç rrëfen ish-pjesëtari i jetimores së Shkodrës, tashmë famëkeqe, për vajzën e përdhunuar nuk ndërrmor asnjë ndihmë, qoftë edhe nga psikologja e qendrës, e cila sipas tij ishte e mpleksur në një raport intim me vetë drejtorin.

“Ankesat e fëmijëve binin në vesh të shurdhët”, thotë ai, i cili sqaron se fati i vajzës së përdhunuar do përfundonte edhe më keq se kaq, pasi pas largimit nga jetimorja, Xh. N., sipas motrës së saj po ashtu jetime e rritur në këtë qendër, ka përfunduar si prostitutë në rrugët e Kosovës. Ish-fëmija i jetimores së Shkodrës, thotë se aty dhuna e ushtruar mbi jetimët ka qenë diçka sistematike.

Ndërsa nga ana tjetër, thotë ai, i gjithë personeli ishte vetëm i interesuar si të vjedhë diçka nga fondet e qendrës. Si personin më pozitiv në atë jetimore ai veçon një tjetër Sokol, atë me mbiemrin Murati, që sipas tij ishte i vetmi prind plot përkujdesje që këta fëmijë kishin patur në atë qendër.

Lulzim Toçi

Next Post

Kjo shqiptare fiton çmimin për të pasmet më të bukura (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

November 14, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale!

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

November 14, 2026
Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

November 14, 2026
Alarm i ri sigurie në Evropë, dronë mbi bazën ushtarake në Britani! SHBA dhe Londra nisin hetimet

Alarm i ri sigurie në Evropë, dronë mbi bazën ushtarake në Britani! SHBA dhe Londra nisin hetimet

November 14, 2026
Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

November 14, 2026
“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

November 14, 2026
“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

November 14, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

November 14, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Më shumë dramë për “kush” sesa për “çfarë”

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In