• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ Gruaja që denoncoi gjyqtarin rrëfen 3 takimet që ka patur me Boçin

by Java News
31/10/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denoncuesja e skandalit seksual të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës u jep hetuesve detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Rudina I., 40 vjeçe, u ka thënë dy hetuesve të Prokurorisë që e morën në pyetje në Gjirokastër se është takuar me kryegjyqtarin tri herë, një herë në zyrën e tij dhe dy herë jashtë gjykatës, në lokale të ndryshme.

Nëna e dy fëmijëve u ka thënë hetuesve se ka pasur konflikte pronësie në familje, të cilat janë bërë shkak për padinë civile që ajo kishte bërë në Gjykatën e Gjirokastrës, në datën 20 janar 2014.

Si pasojë e këtyre konflikteve, Rudina I. ka thënë se mbeti pa strehë bashkë me dy fëmijët e saj. Duke qenë se, sipas saj, është detyruar të shkojë te prindërit për shkak të konflikteve me ish-vjehrrën, pasi ka bërë padinë e pronësisë në Gjykatë, ka qenë babai që e ka orientuar Rudina I. që të takonte kryetarin e Gjykatës, Guximtar Boçin, duke qenë se ata njiheshin mes tyre.

TAKIMET ME GJYQTARIN

Në dëshminë e saj, gruaja 40-vjeçare ka bërë me dije se pasi kishte bërë padinë dhe çështja ishte në shqyrtim, u takua me kreun e Gjykatës në zyrën e tij dhe e njoftoi për padinë që kishte bërë, duke e vënë në dijeni se çështja po shqyrtohej nga gjyqtarja Blerta Çibuku.

Në dëshminë e vet, 40-vjeçarja u ka thënë hetuesve se kryetari i Gjykatës filloi ta provokonte që në takimin e parë në zyrë. Gjatë këtij takimi, sipas gruas, kryetari i Gjykatës në një moment i është afruar asaj, ka tentuar ta prekë dhe ta puthë, por ajo është larguar.

Ngacmimet, sipas dëshmitares, kanë arritur kulmin në takimin e dytë në një lokal, ku me gjithë kërkesën e vazhdueshme të Guximtar Boçit, ajo ka refuzuar lidhjen intime. Në këtë mënyrë, denoncuesja e skandalit ka hedhur dyshimet e saj se pasi refuzoi kryegjyqtarin e Gjirokastrës, ai ndikoi më pas te kolegia e tij, Blerta Çibuku, e cila dha vendim kundër Rudina I.

Ky vendim ndërkohë u la në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës dhe denoncuesja u ka thënë hetuesve se ka dyshime se edhe në Apel, ka qenë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës që ka ndikuar për një vendimmarrje kundër saj, pasi në takimet e para i kishte thënë se “do ta ndihmonte edhe në Apel”.

Sipas Prokurorisë, biseda mes gruas e gjyqtarit është regjistruar në vitin 2015.

Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave brenda Gjykatës së Gjirokastrës dhe po ashtu ka marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë. Grupi i hetimit ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave nga lokalet ku është takuar Rudina I. me kryetarin e Gjykatës.

Nga ana tjetër, 40- vjeçarja u ka shpjeguar hetuesve se prej 3 vitesh dhunohet dhe kërcënohet nga ish-vjehrra e saj, Merushe Makri. Rudina I. ka thënë se ka kërkuar tri herë urdhër mbrojtjeje në Policinë e Gjirokastrës nga vjehrra, duke e akuzuar se ajo e dhunonte për shkak të konfliktit të pronësisë.

Pretendimet për dhunë duket se kanë qenë të dyanshme, pasi në Gjykatën e Gjirokastrës hetuesit kanë gjetur së paku 7 urdhra mbrojtjeje që vjehrra Merushe Makri e ish-burri Mihal Makri kanë kërkuar ndaj Rudina I. nga viti 2013 e në vazhdim./panorama/a.k

Next Post
Shifrat/ Numri i shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Italinë qendrore

Shifrat/ Numri i shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Italinë qendrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Shtatë forca speciale për të shoqëruar Erion Veliajn shtatë metra!

VIDEO / Shtatë forca speciale për të shoqëruar Erion Veliajn shtatë metra!

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In