• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ E vrau në Ekuador, bosi i mafies ballkanike Remzi Azemi: Hidri pinte kokainë 24 orë

by Java News
13/12/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Remzi Azemi, shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli për trafik droge dhe për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri në Ekuador në maj të vitit 2017 u arrestua në Maqedoninë e Veriut.

Azemi ishte në listën e Interpol, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi akuzohet për vrajse të dyfishtë.

Shqiptari nga Kosova kërkohej nga Interpol për vrasjen e malazezit, Fadil Kacanic dhe gruas së tij, Elsa Gallegos Leon.

Krimi i dyfishtë ndodhi kur 15 persona të veshur si policë rrëmbyen çiftin dhe i çuan në vendin e ekzekutimit, në autostradën Guayaquil-Salinas.

Emri i Azemit doli në skenë për hërë të parë në vitin 2014, kur u arrestua si pjesë e mafies ballkanike në Guayaquil, Ekuador.

Siç u raportua nga gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim. Ilir Hidri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge nga Amerika Latine në Europë.

Media ekuadoriane Extra, ka publikuar deklaratën e dhënë në Prokurori më 7 qershor 2017, pas vrasjes së Hidrit më 30 maj të atij viti në periferi të Guayaquil.

Remzi Azemi, në dëshminë e dhënë ka deklaruar se kishte dobësi femrat.

Në përshkrimet që bëri, ai i identifikoi të gjitha si të bukura. I gjente në vende të ndryshme si qendra tregtare, kafene apo në vendbanimin e tij për t’i takuar.

Remzi Azemi flet pesë gjuhë (shqip, serbisht, anglisht, gjermanisht dhe spanjisht) dhe thotë se spanjishten e ka mësuar nga gratë me të cilat është shoqëruar që kur ka mbërritur në Ekuador.

Më tej, në dëshmi ai tregon se kishte një partnere në Milagro, Guayas, me të cilin kishte një djalë. Ai e përshkroi nënën e fëmijës si “të dobët, latine, me flokë të gjatë dhe bjonde”.

Ai ka deklaruar se tre ditë para vrasjes së Ilir Hidrit më 30 Maj 2017 është goditur me thikë dhe ka qenë i shtruar në spital pa ndjenja. Sipas tij, ai u plagos në Pascuales.

Remzi Azemi në deklaratë ka thënë se është takuar me Ilir Hidrin sepse një mik i përbashkët i kishte kërkuar të qëndronte tek ai në rrugën “Guayaquil-Salinas”,  pasi partnerja e tij kolumbiane e kishte lënë për shkak të tradhtive.

Ai shtoi në dëshmi, se kishte vendosur të kërkonte një vend tjetër për të jetuar sepse Ilir Hidri konsumonte alkool dhe kokainë 24 orë në ditë.

Kur është pyetur për aktivitetet e Ilir Hidrit, Remzi Azemi ka deklaruar se s’kishte dijeni, por vetëm se Hidri nuk mund të flinte nëse nuk merrte pilula për gjumë./m.j

Next Post
Çupi: Berisha do të jetë i burgosur i përjetshëm. Arsye janë veprat që ne shohim mbi dhe

Çupi: Berisha do të jetë i burgosur i përjetshëm. Arsye janë veprat që ne shohim mbi dhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In