Ai sqaroi më tej, se e dinte që 30-vjeçarja me të cilën kishte patur një marrëdhënie intime nuk kishte para, por mesazhet ia dërgoi pasi marrëdhënia mes tyre mori fund, në formën e shakasë.“E nisja si lojë meqë u prish marrëdhënia jonë, por nuk e dija që përbënte vepër penale”,- mësohet të ketë thënë ai siç mëson BalkanWeb.
Por, prokuroria nga ana e saj vuri në dispozicion të gjykatës dhjetëra mesazhe kërcënuese që i dyshuari i kishte dërguar ish-të dashurës për një periudhë prej afro 3 javësh, deri ditën përpara se ajo ta denonconte dhe 28-vjecari të përfundonte në pranga.Madje prokurori theksoi faktin se i dyshuari kishte këmbëngulur që ish e dashura t’i dorëzonte paratë, pasi më vonë e kishte ulur shumën e gjobës në 2 mijë euro. Pasi dëgjoi palët gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Todrit, për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
ma.me










