• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e të plagosurit në Bllok/ Ervis Martinaj flet nga Spitali: Ja si ndodhi ngjarja

by Java News
07/10/2018 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervis Martinaj, njëri prej të plagosurve të konfliktit me armë në zonën e ish-Bllokut ditën e enjte, ka dhënë dëshminë për hetuesit në lidhje me ngjarjen. Edhe pse i plagosur në qafë me armë zjarri, Martinaj ka folur më shumë se një orë për hetuesit, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ai ka mohuar që të ketë qenë shënjestër e ndonjë atentati ndaj tij, duke thënë se nuk ka pasur lidhje apo rol në konfliktin e ndodhur. Sipas burimeve, Martinaj ka thënë se gjithçka ka ndodhur mes viktimës, Fabian Gaxhës dhe komandos Meviol Bilo dhe se ai është plagosur aksidentalisht nga konflikti i armatosur mes këtyre të dyve.

Po kështu, Martinaj ka folur edhe për marrëdhëniet me Ervin Matën, të fejuarin e Elvana Gjatës, i cili është në kërkim nga Policia. Martinaj ka thënë përpara hetuesve se ai nuk ka konflikte me të dhe ka marrëdhënie korrekte. Biznesmeni i lojërave të fatit ka pranuar se në lokal është ftuar prej Matës. “Unë nuk kam gisht në konflikt. Unë jam gjendur aty rastësisht, pasi jam thirrur nga Ervin Mata për një takim. Me këtë të fundit kam marrëdhënie normale, nuk kemi pasur konflikte. Kam qenë i shoqëruar me Gaxhën dhe me Eljon Hatën, por jam plagosur rastësisht, pasi nuk kam qenë pjesë e konfliktit”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera për hetuesit Ervis Martinaj, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për natyrën e konfliktit, apo për arsyen se përse Fabian Gaxha është konfliktuar me komandon Meviol Bilo dhe mikun e tij, Hoti. Megjithatë, Policia ka shoqëruar mbi 20 persona për t’i pyetur për ngjarjen në fjalë dhe nëse kanë dijeni për konflikte mes dy grupeve. Pritet që ditën e diel, Gjykata e Tiranës të rivlerësojë masat e sigurisë për Ervis Martinajn, Eljon Haton dhe Geldo Hotin. Ndërsa për tre personat e shpallur në kërkim, ka dyshime se ata mund të ndodhen ende brenda territorit të Shqipërisë. Policia ka përforcuar masat në pikat kufitare me Kosovën, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë./PANORAMA/

a.ç

Next Post
Politikani serb: Korrigjimi i kufijve, shkakton konflikte të reja në Ballkan

Politikani serb: Korrigjimi i kufijve, shkakton konflikte të reja në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In