• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmia e Silva Turdiut: Si u ndava me djalin e Mehmet Shehut

by
23/09/2015 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmia e Silva Turdiut: Si u ndava me djalin e Mehmet Shehut

Fejesa me Skënder Shehun ka zgjatur vetëm pak javë, ka dëshmuar para hetuesve në procesin e Kadri Hazbiut Silva T. Fundi dramatik i lidhjes, sipas saj, është shënuar në ditët e fillim shtatorit ’81.

Në datën 5, ajo është nisur në Greqi me ekipin e të rejave. Për ta shoqëruar ka shkuar dhe Skënderi, tashmë i fejuari i saj i celebruar, i bekuar madje edhe nga çifti Hoxha.

Më pas, ai do të vazhdonte rrugën në Suedi ku ishte duke kryer studimet. Para nisjes, i ka takuar te pallati i sportit “Partizani” ish­ministri i Brendshëm, Feçori Shehu, dhe i ka uruar për fejesën. Dy ditë më parë, një gjë të tillë ka bërë dhe Enveri me të shoqen, në shtëpinë e kryeministrit. Gjatë kohës që ishin në Greqi, Skënderi është lajmëruar befasisht se duhej të kthehej në Tiranë. Janë kthyer që andej të dy.

Të nesërmen e mbërritjes në Tiranë, Skënderi kishte thirrur Silvën dhe i kishte thënë se donte të bisedonte disa gjëra serioze vetëm për vetëm me të. Ashtu ishte bërë.

Takimi i zhvilluar në shtëpinë e Ali Cenos, truprojës së kryeministrit, kishte zgjatur rreth 45 minuta. Skënderi i kishte thënë se do të ndaheshin, pasi kishin dalë disa probleme të koklavitura në biografinë e familjes së saj. Silva kishte reaguar duke i thënë se ju i dinit ato gjëra më parë. Ishte përmendur çështja e Arshi Pipës, djali i xhaxhit të nënës së Silvës, që ishte “agjent i amerikanëve”.

Sipas asaj që i kishte thënë Skënderi, Enver Hoxha kishte dhënë urdhër që fejesa të prishej. Në përfundim, Skënderi i kishte thënë se kishte dashur të ndahej nga familja e tij, por kishte frikë se si komunist mund të përjashtohej nga Partia. “Skënderi u paraqit i mërzitur që nuk e linin të martohej me mua”, dëshmonte Silva. Sipas këshillës së Skënderit, Silva dhe babai i saj kanë shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut, por atje nuk kanë gjetur njeri. Një makinë i ka thënë rrugës se i priste Fiqretja te shkolla e Partisë. Silva ishte kthyer në shtëpinë e vet dhe Qazim Turdiu kishte shkuar vetëm në takim.

Kur ishte kthyer në shtëpi Qazimi, kishte thënë se Fiqretja i kishte përmendur çështjen e Arshi Pipës, të cilën ata “nuk e dinin më parë”. Që këtej, fejesa ishte zgjidhur, por telashet nuk kishin mbaruar, jo vetëm për ish­volejbollisten, por edhe për djalin e ishkryeministrit./ Panorama

Next Post

Për herë të parë shkollat publike në Nju Jork do jenë pushim për Bajram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

May 21, 2026
Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, vihen në pranga drejtuesit e dy automjeteve

Një viktimë dhe dy të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër

May 21, 2026
SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

May 21, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

DETAJE/ Socialistët propozojnë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit

May 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Plagosje te “Nisharaku” në Tiranë, policia jep detajet e para

May 21, 2026
Aksident tragjik në unazën e Shkodrës, ndërron jetë 50-vjeçari

Aksident tragjik në unazën e Shkodrës, ndërron jetë 50-vjeçari

May 21, 2026
Për të pestin vit me radhë në krye të listës/ Ky është populli më i lumtur në botë. Në cilin vend renditet Shqipëria, Kosova më e lumtur

Indeksi i BE-së: Shqiptarët po harxhojnë gjithmonë e më shumë për argëtim

May 21, 2026
VIDEO / “Çmenduria” me Botërorin: New York me çmimet më të larta të biletave për ndeshjet, pasohet nga Guadalajara dhe…

VIDEO / “Çmenduria” me Botërorin: New York me çmimet më të larta të biletave për ndeshjet, pasohet nga Guadalajara dhe…

May 21, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Shqipëria e Bosnja janë për hapjen e tregtisë, skeptike Serbia dhe Maqedonia e Veriut

May 21, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Ambasadori i ri amerikan ka një numër telefoni në Tiranë. Ja miku i tij i hershëm…

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In