• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e shoferit të 3.4 mln euro: Kush është biznesmeni shqiptar që porositi makinat

by Java News
25/06/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbetet mister emri i biznesmenit që porositi makinat ‘Toyota Auris’ të mbushura me 3.4 milionë euro të kapura dje në Portin e Durrësit, që dyshohet se kanë origjinë nga trafiku i drogës. Biznesmeni nuk u paraqit t’i tërhiqte, pasi operacioni u dekonspirua nga Lulzim Basha 4 ditë më pare në Kuvend.

Makinat e mbushura me euro u sekuestruan dje në orën 15: 00 në portin e Durrësit, sapo zbritën nga trageti i linjës Bari- Durrës, në porosi të një biznesmeni. Nga burime nga policia mësohet se janë arrestuar tre persona, pronari i kamionit që transportonte 9 makina, 7 ‘Toyota Auris’, një makinë ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’, si dhe dy shoferët, por me mister mbulohet emri i biznesmenit që kishte porositur këtë ngarkesë.

Report Tv arriti të zbardhë dje dëshminë e Edi Likës, pronari i kamionit transportues, i cili mësohet të ketë deklaruar se nuk ka dijeni për sasinë e parave, por ka zbatuar vetëm porosinë sipas kontratës për transportin e makinave.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjesht transportin. Ishim të kontraktuar nga një biznesmen, kundrejt pagesës për të bërë transportin”, deklaroi Edi Lika

Kjo dëshmi ngre dyshime dhe pikëpyetje të mëdha lidhur me biznesmenin shqiptar që porosit makina të mbushura me euro. Edhe dy shoferët e kamionit, Klevi Cani dhe Agim Ceka janë arrestuar, ndërsa nga burime konfidenciale mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për paratë, ndërsa kanë dhënë edhe detaje në lidhje me itinerarin e përshkruar me kamion.

Nuk dihet se përse ndërhyrja e policisë u bë në Portin e Durrësit sapo kamioni mbërriti dhe nuk u prit të shkonte deri në destinacionin final, te porositësi për të zbuluar edhe pronarin e parave, por dyshohet se kjo ndërhyrje është nxituar për shkak të dekonspirimit.

4 ditë më parë, ditën e enjte nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, dekonspiroi këtë superoperacion, duke u shprehur se policia ka kapur një makinë ‘Toyota Yaris’ me 1. 5 milionë euro brenda, sa ishte edhe informacioni paraprak, dhe këtë ai ja atribuoi deputetit socialist, Taulant Balla. Ky dekonspirim me informacion të saktë, që dyshohet se ka rrjedhur nga radhët e policisë, ka dëmtuar këtë superoperacion dhe hetimet që po zhvilloheshin për të.

“Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 nln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, deklaroi Basha

Duket se dekonspirimi nga ana e Bashës i ka dhënë kohë poseduesve të parave që të mirëmendojnë dhe të tërhiqen nga transporti i këtyre parave, duke lënë mister edhe zotëruesin e tyre. Policia tregohet hermetike në lidhje me emrin e biznesmenit, si edhe për faktin nëse kanë nisur hetime për dekonspirimin dhe kush ia dha këtë informacion të saktë kreut të opozitës.

Shuma që përllogaritet 3.4 milionë euro ishin të fshehur në dy makina ‘Toyota Auris’, të cilat ishin të ngarkuara në një kamion që transportonte edhe 7 makina të tjera.

Dyert e para të këtyre makinave ishin përshtatur nga trafikantët në formën që paratë mos të zbuloheshin, por duket se policia ka pasur informacion për të gjithë lëvizjen e tyre dhe i ka mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë kohës, që nga vendi i origjinës e deri në mbërritjen në Shqipëri, ku dhe operacioni u dekonspirua. Dosja hetimore u mor fillimisht në shqyrtim nga prokurori Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani, por tashmë dosja i ka kaluar hetuesve të Task-Forcë, duke ia hequr vëllait të ish-Presidentit./shqiptarja

a.ç

Next Post
Busti Eqerem Çabejt në zemër të Tiranës, Rama përkujton edhe Ardian Klosin

Busti Eqerem Çabejt në zemër të Tiranës, Rama përkujton edhe Ardian Klosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In