Nga ana tjetër, Çelmeta raporton se në sajë të kërkimeve nga ana e policisë rezulton se adresa në instagram ku thuhet se shpalos veprimtarinë e saj 33-vjeçarja, ajo mban emër tjetër. E njëjta gjë rezulton edhe me 24-vjeçarin.
“Shkuam pranë uzinës për të bërë fotografi, pasi jemi blogerë. Fotografojmë uzina objekte të vjetra”, mësohet të jetë shprehur 33-vjeçarjë.
Sipas gazetarit, ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh. Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’. Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar ne veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet qe i janë sekuestruar ka dyshime te forta për nje rrjet spiunazhi rus. Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse. BW