• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e rrënqethëse/ E mitura: ‘Babai më prek në vende intime’. Pranga 56 vjeçarit

by Java News
19/01/2017 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit arrestoi dje një 56- vjeçar, i cili është denoncuar nga vajza e tij 13 vjeçe për ngacmim seksual. Qemal Lushi, me origjinë nga Kukësi dhe banues prej disa vitesh në lagjen nr.14 të Durrësit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar të bijën e mitur me iniciale L.L.

“Ndaj Qemal Lushit ka bërë kallëzim vajza e tij e mitur, shtetasja L.L., 13 vjeçe, e cila pohoi se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme”, bëri të ditur Policia.

Grupi hetimor dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë në përfundimin se vajza nuk rezulton e defloruar dhe se veprimet e të atit 56- vjeçar kanë shkuar deri në prekje të trupit të saj, si dhe dhunë psikologjike. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, fillimisht vajza, nxënëse e klasës së shtatë, ia ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës ku ajo mëson.

Menjëherë më pas, psikologia ka vënë në dijeni drejtuesit e shkollës dhe kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzimin në komisariatin e Policisë së Durrësit, bashkë me vajzën 13-vjeçare.

Dëshmia 

E mitura ka rrëfyer që babai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme me të, raporton “Panorama”, duke zbardhur pjesë nga dëshmia.

“Ka rreth një vit që babai më ngacmon seksualisht. Në momentet që ndodhemi vetëm në shtëpi, ai tenton të më prekë në vende intime, duke kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Kam frikë të qëndroj vetëm me babain në shtëpi, pasi mendoj se sapo të gjejë mundësinë do të më përdhunojë. Më ka kërkuar të mos i tregoja askujt për veprimet e tij. Personave të tjerë të shtëpisë kisha turp t’u tregoja, prandaj fola hapur me psikologen e shkollës, e cila më ndihmoi të bëj denoncim në polici”, ka treguar vajza për hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Nga ana tjetër, 56-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga vajza e tij, duke i konsideruar sajesa të së bijës. Por kjo nuk është e vetmja akuzë që rëndon ndaj 56- vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë zjarri pistoletë, e modifikuar, si dhe 4 fishekë çifteje, të cilat i mbante pa leje.

Policia tha se Qemal Lushi do të përballet me drejtësinë tashmë për tri vepra penale, “vepra të turpshme”, “prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “dhunë në familje”.

ma.me

Next Post
Sony në shkurt promovon pajisjet e reja

Sony në shkurt promovon pajisjet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In