• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e re për kopshtin Diren: Fëmijët nuk rriheshin vetëm nga drejtoresha

by Aalison Pearse Stevens
28/06/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rriheshin sepse nuk bindeshin, sepse ishin kokëfortë, apo sepse hanin me duar.

Këto ishin disa nga arsyet e dhunës barbare që ushtrohej ndaj fëmijëve të mitur në kopshtin “Diren”, të Anjeza Shabanit.

Një javë pas transmetimit të pamjeve tronditëse në ekranin e Televizionit Klan, ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë vetëm 3 vjeç, emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër video, të një prej edukatoreve që punonte në këtë kopsht.

Bëhet fjalë për një kamera të fshehtë, ku edukatorja në fjalë pranon dhunën sistematike që i ushtrohej fëmijëve në këtë institucion privat nga administratorja Anjeza Shabani, por jo vetëm.

Ajo tregon se edhe një ish–punonjësje, Elona Turdiu, ushtronte gjithashtu dhunë ndaj të vegjëlve dhe rrëfen se dikur “rriheshin masivisht”.

Edukatorja tregon mënyrat që Shabani përdorte për të fshehur dhunën dhe se 3–vjeçari nuk ishte i vetmi fëmijë që dhunohej.

Siç rrëfen edukatorja, shpesh fëmijët mbuloheshin me çarçaf dhe më pas goditeshin që të mos dalloheshin shenjat. Një tjetër zgjidhje, për të fshehur shenjat e kuqe në trupin e të vegjëlve ishte përdorimi i një sprai, me të cilin i lyenin fëmijët pasi i rrihnin.

Edukatorja konfirmon gjithashtu pasojat e rënda që ka lënë kjo dhunë barbare tek fëmijët, duke sjellë rastin e një të mituri, që po trajtohet nga një psikologe, pasi ngrihet në gjysmë të natës i tronditur e duke ulëritur.

Prindi: Kush merrej me fëmijët?

Edukatorja: Anja me gjithë Mondën.

Prindi: Po ajo tjetra, Elona? E ke arritur ti Elonën?

Edukatorja: Po po

Prindi: Tani nuk është te Kisha, është te një kamp veror…

Edukatorja: Nuk është, sepse është zënë me një shoqen e vetë të ngushtë për flokësh. Edhe i them “Anja dëgjo, më fal që po të flas se ti je shefja dhe unë jam punëtore këtu, po ti i prek shumë kalamajtë me dorë”, i thashë. Po tha, se ti duhet të mbash autoritetin. Autoriteti nuk mbahet me dorë, i thashë, autoriteti mbahet me fjalë. Mos u merr tha me atë, unë merrem vetë, ti thjesht mos u ngatërro. Dakord. Ata që nuk merresha unë ishte djali juaj S…, ishte Le…, ishte Ra…, ky që i shkulte veshin, veshin e shkulte me dorë, po bërdau sa i hante dora”.

Prindi: Më tha mua është përplasur, është zënë me atë shokun e vetë, me këtë të shëndoshin. Si e ka ky?

Edukatorja: Me Be….

Prindi: Me Be…

Edukatroja: Be… është rrahur më keq se Sk… Ka qenë në periudhën e Ri.. dhe Ra…, që rriheshin masivisht. Periudha e dhunës ka filluar që në kohën e Elonës. Unë nuk e di si se keni kapur. U thoja, o zysh a do të kthehet zysh Lona, meqë unë s’të pëlqej shumë se ti më mërzit gjithë kohës? Jo jo o zysh, Lona jo, se më rrihte, thoshte. Edhe shumë i acaruar në fytyrë, kur e kam lënë. Edhe kalamajtë thonë që zysh Lona edhe kjo i rrihte goxha.

Prindi: Çfarë bënte?

Edukatorja: Sprajtin e blinte te LR-ja. I gjuante për shembull dhe i lyente me sprajt. Sprajti ia heq atë të kuqen që linte shuplaka, ose shenja… Ajo futej në dhomë… se kishte stilin që i mbulonte kokën me çarcaf dhe i gjuante.

Edukatorja: Elona Turdiu.

Edukatorja: Nëse e ke vënë re videon, dy gocat binjake më pyesin: kush fëmijë zysh u rrah? Qenka Te..! E njihni Te.., ai i vogli sy bojëqielli? Ai është me psikologe në shtëpi, sepse çohet natën dhe ulëret.

Prindi: Këtë gjë kishte filluar ta bënte edhe te njëra nga gocat, te binjaket.

Të enjten e shkuar Gjykata e Tiranës la në burg pa afat administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabanin, për akuzën e dhunës ndaj të miturve dhe shpërdorimit të detyrës.

Përpara gjykatës ajo tha se videoja e shfaqur në “STOP”, ishte i vetmi rast kur ka ushtruar dhunë ndaj 3–vjeçarit.

Por pretendimet e Shabanit u hodhën poshtë nga Prokuroria, që solli prova dhe dëshmi, që tregonin se dhuna ndaj fëmijës ushtrohej prej të paktën 6 muajsh.

Dëshmia e shfaqur sonte në “STOP” tregon edhe një herë se në kopshtin privat “Diren” dhuna mbizotëronte prej kohësh.

BW/d.i.

Next Post

Reforma në Drejtësi ambasadori i SHBA, Lu, takim me Fatmir Xhafën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In