• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e re/ Dera e banesës e hapur, Sinani u vra në tryezë teksa ishte ulur për darkë

by A R
22/06/2017 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë 40 vjeçari Fatjon Sinani.

Sipas dëshmive pranë familjes së viktimës, atentatori i dyshuar, Neritan Qejvani ka shkuar në banesën e çiftit Sinani, duke u futur brenda, teksa dera ishte e hapur, ndërkohë që ata ishin ulur në tavolinë për të ngrënë darkë.

Vrasësi menjëherë i ka drejtuar pistoletën Sinanit dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Një plumb e ka kapur në kokë, dy në gjoks dhe një në këmbë.

Gruaja e viktimës e ndoqi atentatorin
Vrasësi pasi e ka qëlluar është larguar me vrap për të dalë nga dera, ndërkohë e shoqja e Sinanit e ka ndjekur nga pas, por është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat.

Nga të dhënat e familjarëve, autori ishte i maskuar dhe armatosur, ndërkohë që ata kanë mohuar pistën se vrasja ka ndodhur për shkak të përfshirjes në veprimtari ilegale.

Vrasja për kanabis? Familja e mohon
Lajmet se ekzekutimi i Fatjon Sinanit në Vlorë dyshohet se mund të ketë lidhje me një konflikt për kanabisin, familja i mohon kategorikisht.

Ata shprehen se nëse do të merreshin me këtë gjë nuk do të jetonin në ato kushte dhe nuk do të hanin bukë me derën hapur, por do të ruheshin.

“Nuk e dimë kush e vrau, por nuk kemi pasur probleme dhe nuk jemi marrë me veprimtari ilegale, pasi nëse do të ishte ashtu, atëherë nuk do të hanim bukë me derën hapur” thanë familjarët e viktimës.

Hetohet pista e hakmarrjes nga Tropoja
Pista kryesore e hetimit lidhet me të kaluarën e viktimës në Tropojë, pasi Fatjon Sinani prej 10 vitesh ishte zhvendosur nga veriu në Vlorë.

Sinani ditët e fundit gjendej shpesh në sheshin “Omonia” të qytetit bregdetar ku kërkonte punë, ndërsa gruaja punonte si rrobaqepëse.

Fatjon Sinani u ekzekutua para dy netësh në banesën e tij në Vlorë, ndërsa policia pak minuta më pas arrestoi Neritan Qejvanin, personin e dyshuar si autor, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë.

/Shqiptarja

Next Post
Limaj provokon: VV shkoi në LDK, po nuk ia dhanë postin e kryeministrit!

Limaj provokon: VV shkoi në LDK, po nuk ia dhanë postin e kryeministrit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In