• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e plotë që fundos ish-kreun e Burgjeve, Artur Zoto

by Java News
16/11/2017 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ka kaluar me replika dhe akuza te ndersjelleta perballja e djeshme ne gjyq mes Artur Zotos, ish kreut te Burgjeve dhe ish-vartësit te tij, Iljaz Labi. Labi tha se e pranon veprën penale dhe është gati të mbajë përgjegjësi për këtë. Në sallë pati edhe disa tensione, kur Labi iu përgjigj pyetjeve të avokatit të Artur Zotos, Ardian Lekës, dhe vetë të pandehurit. “Panorama” sjell të plotë dëshminë e tij në seancë.

PYETJET NGA AVOKATI I ZOTOS

Avokati i Zotos: Sa vite keni punuar si zv.drejtor Burgjesh dhe sa vite keni qenë vartës i zotit Zoto?

Iljaz Labi: Kam punuar 6 vjet si zv.drejtor i Burgjeve, ndërsa vartës i Zotos kam qenë për 3 vjet.

Avokati i Zotos: Pra, Arturi ju ka gjetur aty… A keni pasur ju vendimmarrje në tenderë?

Iljaz Labi: Kam qenë disa herë në komision, por jo vetëm unë. Si ta kuptoj këtë pyetje? Aty janë një numër personash, nuk merrja vetëm unë vendim.

Avokati i Zotos: Kur ju ka thirrur Artur Zoto në zyrë? Si ju ka lajmëruar? A e mbani mend?

Iljaz Labi: Më ka thirrur në maj të vitit 2016. Metodën nuk e mbaj mend mirë, por ne i kishim zyrat ngjitur dhe nuk kishim ndonjë konflikt. Hynim dhe dilnim me të trokitur.

Avokati i Zotos: A keni pasur ju dijeni se tre biznesmenë bashkëpunonin për të nxjerrë një fitues të vetëm në tenderë?

Iljaz Labi: Absolutisht jo. Nga ta dija unë këtë gjë. Nuk merresha unë me tenderët dhe as me këtë proces që po flasim.

Avokati i Zotos: Ka pasur kamera në mjediset ku ju jeni takuar me Artur Zoton?

Iljaz Labi: Ka pasur kamera aty. Por unë nuk e di nëse ato kanë qenë ndezur a fikur. Se ato i rregullonte mirë ai me atë të IT-së që e kishte të vetin. Këtë gjë e ka bërë edhe më parë ai.

Avokati i Zotos: Pra ju folët për takimin në zyrë dhe ishte hera e parë, sipas jush, që po bënit një vepër penale, si u ndjetë që…?

Iljaz Labi: Çfarë thoni, o avokat?! I nderuar gjykatës, çfarë janë këto pyetje tani? Kam qenë oficer i dekoruar unë, jam plagosur dhe jam doktor shkencash. Nuk kam turp ta pranoj këtë që kam bërë. E kam bërë, o vlla! Jam arrestuar dhe kam kërkuar që të lirohem për shkak të fëmijëve. Nuk kam qenë spiun unë.

Avokati i Zotos: Ju thatë që keni fëmijë, sa fëmijë keni?

Iljaz Labi: Kam katër fëmijë, po çfarë lidhje ka kjo pyetje me procesin? Zoti gjyqtar, si mund të më bëjë pyetje të tilla?

Gjyqtari: Të lutem avokat, përmbajuni çështjes!

Avokati i Zotos: A keni ndonjë fëmijë mashkull?

Iljaz Labi: Ore, çfarë problemi ke ti me familjen time s’e kuptoj?! Çfarë janë këto pyetje. Këtu i kam djemtë, ke ndonjë problem ti se s’po e kuptoj. Zoti gjyqtar, të lutem tërhiqjani vërejtjen!

Gjyqtari: Avokat, pyetja është e papranueshme se nuk ka lidhje me procesin.

Avokati i Zotos: I nderuar gjyqtar, unë dua të dal diku po s’po më lini, prandaj pyes.

Gjyqtari: Vazhdoni me pyetjet ju lutem…

Avokati i Zotos: A keni patur kontakte me Zoton?

Iljaz Labi: Çfarë është kjo pyetje? Për çfarë kontaktesh e keni fjalën?

Avokati i Zotos: Për kontakte, komunikime…

Iljaz Labi: Po kam patur o si nuk kam patur. Për të gjithë atë periudhë kemi folur normalisht aq sa flisnim gjithmonë. Nuk ka ndonjë gjë këtu, as nuk u shtuan kontaktet, as nuk u rralluan.

Avokati i Zotos: Ju morën ndonjë gjë si shpërblim nga ajo që bëtë?

Iljaz Labi: Jo, nuk kam marrë asnjë lekë nga ajo pjesë dhe mos më shiko ashtu.

Avokati i Zotos: Si?

Iljaz Labi: Se më fyen! Gjyqtari: Zoti dëshmitar nuk keni pse shihni andej kur përgjigjeni, shikoni vetëm nga gjykata.

ma.me

Next Post
Presidenti çek akuzon BE-në: Jeni me “dy kute”

Presidenti çek akuzon BE-në: Jeni me “dy kute”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In