• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmia e plotë e Mjacajt: Udhëtimi im me çekët

by
06/07/2015 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sokol Mjacaj i arrestuar mbrëmë si i dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë, ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Ai ka dëshmuar përpara policisë së Shkodrës duke pranuar autorësinë si dhe duke dëshmuar kronologjinë e ngjarjes.

Ai tha se ka udhëtuar më çiftin çek në makinë deri në fshatin Prekal, duke i kërcënuar ata më armën tip kallashnikov.

Më pas, Michael, çeku që drejtonte mjetin ka dashur t’i marrë armën. Në atë momënt, Mjacaj dëshmon se ka qëlluar çiftin me armë automatike.

 

Ja rrëfimi i plotë i tij:

 

Ju i keni vrarë dy turistët çekë?

Po, unë i vrava.

Pse i vrave?

Doja t’i grabisja, por më kundërshtuan.

Dhe ti i vrave?

Po.

Ishe në makinë me ta?

Nuk isha gjithë kohës me ta, kam hipur disa kilometra larg vendit të ngjarjes dhe kemi ecur deri në Prekal.

Ku hipe në makinë me turistat?

Në Lotaj.

Ju kërkove të të çonin diku?

Jo, kam hipur me forcë.

Si me forcë?

Kur pashë që po bëheshin gati për të lëvizur me makinë, i ndoqa dhe iu drejtova armën. Hapa derën e pasme dhe u thashë të ecnin.

Po më pas?

Më pas i thashë që të vazhdonin rrugën. U kërkova të më jepnin paratë dhe sendet me vlerë, por ata bënin sikur nuk kuptonin.

Nuk e dije ti që ishin shtetas të huaj ata?

E dija që ishin të huaj, po nuk e dija nga ishin.

Po si do të kuptonin ata kur ishin të huaj?

Mendova se do të kuptonin ndonjë fjalë shqip.

Çfarë bëje gjatë kohës që ishe në makinë?

Unë kam pritur deri sa hymë në zonën me pyll që ti grabisja e most ë më shikonte njeri. U kërkoja të ndalonin makinën sa herë që shihja ndonjë kthesë të fshehtë, por ai djali nuk ndalonte. Më acaroi se u kthye disa herë të më merrte armën.

Si veprove pas kësaj?

Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja makinën dhe të ikja. Por ai djali vazhdoi me ato të vetat.

Si me të vetat?

Frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte armën.

Po vajza?

Vajza po qantë gjithë rrugën. Bërtiste. Nuk e di çfarë thoshte se nuk kuptoja gjuhën, por kthehej nganjëherë nga unë dhe e shihja që qante.

Pastaj i vrave?

Po, sepse më kapi armën ai, shoferi. Atë qëllova të parin, dy herë në kokë. Pastaj qëllova edhe vajzën. Edhe atë pas koke. Makina iku vetë pastaj sepse shoferi vdiq, dhe u rrëzua.

Ti ishe në makinë kur u rrëzua?

Po, aty isha, unë nuk kasha sit ë dilja.

Dhe ty s’të gjeti gjë sigurisht?

U vrava pak, por dola shpejt nga makina.

Pse qëllove prapë makinën kur dole?

Isha me nerva. Nuk doli ashtu siç doja unë.

Po armën pse e le aty?

Ps eta merrja me vete. E dija që në një moment do më kapnit dhe nuk u kujdesa shumë për të fshehur gjurmët. Mendova vetëm që të largohesha dhe të mos më gjente njeri aty.

Si ka mundësi që je kaq i ftohtë, e di që ke vrarë dy të pafajshëm?

(Nuk kthen përgjigje)

Të ka ndihmuar njeri?

Jo, kam qenë vetëm.

Si u largove nga vendi i ngjarjes, me ndinjë makinë? Kush të ndihmoi?

Askush, kam ecur më këmbë.

Next Post

FOTO/ Ky është 23-vjeçari i vrarë në Lezhë me plumb në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

August 1, 2026
Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

August 1, 2026
Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

August 1, 2026
SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

August 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

PD kërkon rikthimin në 1996

August 1, 2026
Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

August 1, 2026
Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

August 1, 2026
Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

August 1, 2026
Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

August 1, 2026
“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com