• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e kushëririt për ekzekutimin e babë e bir në Shkodër: I gjeta të vrarë në makinë, një vit më parë u konfliktua me…!

by Java News
30/06/2023 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushëriri i dy viktimave Gjokë dhe Eduard Gurra, është marë në pyetje nga policia e Shkodrës, ku për gjatë gjithë natës së djeshme, ai i ka treguar hetuesve të policisë se çfarë kishte ndodhur nga mesdita e 29 korrik e deri në vijim kur ka dëgjuar të shtënat me armë.

Sipas dëshmisë së kushëririt të viktimave, banesa e Gjokë Gurrës, nuk është djegur një ditë më parë. Flakët e zjarrit dhe tymi, janë parë prej tij në çatinë e shtëpisë, rreth orës 12:00 të mesditës së 29 korrikut.

Sapo ka konstatuar zjarrin, ai ka telefonuar mikun e tij, Gjokë Gurrën, që ndodhej në Shkodër, duke i treguar këtij të fundit se shtëpia po i digjej nga zjarri.

Pas këtij njoftimi, Gurra i ka kërkuar kushëririt që të mundohej të fikte zjarrin, dhe se ka dyshuar se shkak për rënien e flakëve në banesën e tij, mund të jenë bërë dy panelet diellore që ai kishte vendosur mbi çatinë e shtëpisë.

Nisur nga kjo situatë, Gjokë së bashku me djalin e tij Eduard Gurra, me një mjet foristradë kanë udhëtuar drejt fshatit të origjinës, me shpresën e shuarjes së zjarrit.

Por në dëshminë e kushëririt të tyre, ai ka pohuar se teksa mundohej të shuante zjarrin, ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, që erdhën nga ana e hyrjes së fshatit Sumë.

Ka braktisur punën në shtëpinë që po digjej dhe është nisur drejt zonës, nga erdhën të shtënat me armë. Siç tregon A.Gurra, një veprim të tillë e kishte kryer pasi ishte bërë kurioz se çfarë mund të kishte ndodhur dhe kush kishte qëlluar disa herë me armë.

Për gjatë rrugës 15 minutëshe që ka përshkuar, ai ka treguar se diçka të keqe kishte parandjerë. Dhe kur ka kaluar kthesën, ka vënë re se makina e kushërnjve të tij ishte e qëndruar në mes të rrugës dhe brenda saj, ndodheshin të gjakosur Gjokë dhe Eduard Gurra.

Menjëherë kushëriri i viktimave ka marë në telefon policinë, duke e njoftuar për ngjarjen e rëndë. Ndërsa i pyetur se kush e kishte bërë vrasjen, Gurra, ka rëfyer se nuk ka parë asnjë person të armatosur dhe jo të armatosur rreth zonës së krimit.

Njëherësh Gurra, ka rrëfyer se nuk dinte asgjë se në çfarë rrethanash kishte rënë zjarri në shtëpinë e Gjokë Gurrës, duke mos e qartësuar nëse ishte zjarr i qëllimshëm apo aksidental.

Ditën e sotme një grup ekspertësh të policisë zjarrfikëse kanë shkuar në banesën e djegur, për të mësuar dhe nxjerë shkaqet kryesore të rënies së zjarrit në banesë.

Tashmë veç hetimit për kultivimin e drogës në njësinë administrative Pult, ku mbeti i vrarë Gjokë dhe Eduard Gurra, policia është përqëndruar në një tjetër pistë hetimore.

Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur 1 vit më parë mes Gjokës dhe një bashkëfshatari të tij. Gurra, dikur ka shërbyer në policinë e Shkodrës, kohët e fundit merej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.

Ai kishte zënë disa zona pyjore për ti prerë dhe lëndën drusore e zbriste në Shkodër ku e shiste. Për shkak të këtij aktiviteti Gurra, një vit më parë është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij, me të cilin janë zënë me grushta.

Konflikti është mbyllur më heshtje, por ky sher mund të ketë shërbyer si indicie për goditjen e babë e bir me 8 plumba kallashnikovi. Kohë më parë, Gjokë Gurra, ka shërbyer dhe si kryeplak i fshatit./Ora

Next Post
400 kilometra e ‘ndajnë’ nga Putin/ Prigozhin i vendosur për grusht shteti, zhvendos armatimet dhe pajisjet në rajon: 100 km nga mëngjesi…!

Inteligjenca ukrainase: FSB ruse është urdhëruar të vrasë 'tradhtarin' Prigozhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Rrënimi moral i një sistemi

February 4, 2026
“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

February 4, 2026
Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

February 4, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

February 4, 2026
Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

February 4, 2026
Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

February 4, 2026
Siguria ushqimore drejt standardeve të BE-së, ministri Salla njofton në KKIE 20 milionë dollarë investime për 7 pika kufitare dhe 130 akte ligjore që do të ndryshojnë brenda 2026-2027

Siguria ushqimore drejt standardeve të BE-së, ministri Salla njofton në KKIE 20 milionë dollarë investime për 7 pika kufitare dhe 130 akte ligjore që do të ndryshojnë brenda 2026-2027

February 4, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse ngujohen vetëm pak mijë protestues në bulevard, asgjë nuk ndodh…

February 4, 2026
Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

February 4, 2026
“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In