• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dëshmia e ish-shoferit të Mehmet Shehut: Fiqeretja më kërkoi të parakaloja makinën e Enverit, por…

by A R
21/01/2025 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë të plota, së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

Por, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur tashmë se si ka funksionuar ai sistem i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga personat që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga hetuesit e kësaj çështje, është bërë e ditur se; ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.

DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË ASTRIT HASAN HITAJ, SHOFERI PERSONAL I ISH-KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E HETUESVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA

                                                             P R O Ç E S – V E R B A L

                                                           (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot më datën 29.5.1983, në Tiranë.

Ne, hetuesit e M.P.B., Sokol Koleka dhe Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar:

  1. Emri, emri i babës, mbiemri: Astrit Hasan Hitaj.
  1. Datëlindja, (dita muaji, viti), 18.11.1948. 
  1. Arsimi: Të lartë. 
  1. Vendbanimi: Lagjja “Punëtori” Gjirokastër
  1. Detyra: Oficer në Degën e Punëve të Brendshme Gjirokastër. 
  1. Anëtarësia në Parti: Anëtar partie.
  1. A është i dënuar: I padënuar.
  1. Numri i letërnjoftimit: Nuk e ka me vete.
  1. Marrëdhëniet me të pandehurin:……………

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të  rreme.

                             FIRMA E DËSHMITARIT

                                     Astrit Hitaj

Në lidhje me çështjen, mund të them si më poshtë: Më 18 shkurt 1979, kam filluar punë në grupin e shoqërimit të armikut Mehmet Shehu, duke qenë shofer i parë.

Gjatë kohës që kam shërbyer në këtë vend pune, unë kam konstatuar veprime të familjes së armikut Mehmet Shehu, që binin në kundërshtim me vijën politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, të kryera si nga Mehmet e Fiqret Shehu, ashtu dhe nga fëmijët e tyre, gjë që nuk ishte aspak e drejtë.

Kam vënë re se armiku Mehmet Shehu, me shumë respekt dhe me shumë miqësi, fliste për Llambi Peçinin, të cilin sa herë që shkonim në Vlorë, do ta takonte patjetër dhe me të rrinin për orë të tëra, duke biseduar.

Ndaj nesh si oficerë të grupit të shoqërimit, si nga ana e Mehmet Shehut, Fiqret Shehut, ashtu dhe fëmijëve të tyre, mbahej një qëndrim mospërfillës, përbuzës, duke u sjellë në mënyrë shumë të keqe dhe duke na trajtuar si hyzmeqarë.

Këto kishin sjellë dhe pakënaqësi tek ne, për trajtimin që na bëhej. Fëmijët e tyre kishin marrë rrugë të keqe, drejt degjenerimit dhe në raste të ndryshme, i kishin marrë nga klubet të dehur në orët e vona të natës, sidomos Bashkimin me Marjetën.

Më kujtohet një rast, kur kam qenë duke u kthyer nga Durrësi dhe në makinë kisha Fiqretin dhe Marjetën. Në këtë kohë për në Tiranë, para nesh po udhëtonte Udhëheqësi i Partisë.

Nga ana e Fiqretes dhe Marjetës, më është thënë që ta parakalonim automjetin e tyre, por unë pasi i kam kundërshtuar në mënyrë të prerë, se një veprim i tillë ishte haptazi i parregullt, ato kanë heshtur……………………………!

Më datën 17 dhjetor 1981, unë kam qenë me shërbim pranë shtëpisë së armikut Mehmet Shehu, shërbim të cilin e kam marrë në orën 19.00. Këtë ditë Mehmet Shehu ka qenë në mbledhjen e Byrosë Politike, i shoqëruar nga Ali Çeno e Llesh Rroku.

Mbasi u kthye nga mbledhja e Byrosë Politike, Mehmet Shehu u fut brenda në shtëpi, ku doli menjëherë nga dera kryesore (andej dhe nga u fut), duke parë pjesën e parë të shtëpisë dhe u fut përsëri brenda në shtëpi. Ka kërkuar që t’i shkonte mjeku Llesh Rroku, i cili i ka shkuar, por unë nuk e di se përse……….!

Kam qëndruar te dhoma e shërbimit të oficerëve, ku ishte me shërbim oficeri Dashamir Rabaj, kurse unë isha me shërbim si shofer. Aty ka ardhur dhe Ali Çeno. Unë nuk i kam ndjekur me vëmendje të gjitha bisedat që janë bërë këtu, por më kujtohet se Ali Çeno ka thënë, që do të shkoj në shtëpi të ha bukë dhe do të kthehem përsëri se këtu do të fle.

Nuk e mbaj mënd mirë orën kur u kthye Ali Çeno, por më duket se më thanë mua, që të vete ta marr me “Gaz”, në shtëpi dhe që duhet të ketë ardhur në dhomën e shërbimit të oficerëve, nga hynim gjithmonë, nga shtëpia e Jonuz Lutos……………….!

Atë natë, veç meje dhe Dashamir Rabajt që ishte caktuar me shërbim, ka fjetur dhe Ali Çeno, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku. Se cilët persona kanë qenë në dhomën e shërbimit të oficerëve, kur Ali Çeno ka thënë se do të shkonte në shtëpi për të ngrënë bukë dhe se do të vinte përsëri, nuk më kujtohet mirë………!

Proces-verbalin mbasi m’u lexua dhe pashë se thëniet e mija janë shkruar drejt, e firmos pa vërejtje.

Dëshmitari                                                                                         H e t u e s i t

Astrit Hitaj                                                                              Sokol Koleka  Bashkim Caka 

 

Next Post
Rikthimi i Trump/ Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti shkatërroi marrëdhëniet me SHBA, duhet të gjejmë balancë

Rikthimi i Trump/ Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti shkatërroi marrëdhëniet me SHBA, duhet të gjejmë balancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bufit i është zhdukur Latifi, magjia nuk po bën punë!” Rama: Kjo është dinamika e opozitës pas zgjedhjeve

Vendosim karrigen e Shqipërisë në tryezën e BE

May 14, 2025
Deputeti italian shfaqet në Parlament i veshur si fantazmë për “të trembur” Melonin

Deputeti italian shfaqet në Parlament i veshur si fantazmë për “të trembur” Melonin

May 14, 2025
Sezoni veror / Altin Qato: Policia nuk toleron asnjë drejtues që bën shkelje

“Nga ora 06:00-18:00, ndalohen automjetet dhe këmbësorët…”, zona më e bllokuar për samitin në Tiranë

May 14, 2025
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

May 14, 2025
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

“Humbje e madhe” për politikën, tërhiqet pas dështimit në Korçë Edmond Spaho, ja mesazhi për demokratët

May 14, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Shqipëria “moderne” po shfaqet arkaike

May 14, 2025
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

“Përpjekje që ia ka vlejtur”, Çuçi: Vlora po shkon drejt zyrtarizimit pa kthim me 9 mandate

May 14, 2025
PD s’ka shanse ta njohë 11 Majin! Noka: Masakër elektorale; Shehu: Ramën e rrëzojmë me revoltë

PD s’ka shanse ta njohë 11 Majin! Noka: Masakër elektorale; Shehu: Ramën e rrëzojmë me revoltë

May 14, 2025
“Grabitja më e madhe e votës në histori”/ Berisha me drejtuesit politikë: Vota u shndërrua në krim

“Grabitja më e madhe e votës në histori”/ Berisha me drejtuesit politikë: Vota u shndërrua në krim

May 14, 2025
Nga Bufi te Noc Rroku; pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?

PD disfatë në zgjedhje, Flamur Noka: Kemi prova se u blenë votat. Do ta shihni…

May 14, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com