• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dëshmia e historianit: Feçor Shehu ka përdhunuar një polake

by A R
30/11/2015 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas hapjes së debateve nëse në Shqipërinë komuniste ka pasur apo jo përdhunime të femrave të burgosura nga ana e zyrtarëve, një dëshmi tronditëse ka ardhur nga historiani Kastriot Dervishi.

Në librin e tij, “Kampet dhe burgjet e komunizmit”, autori flet për përdhunimin e një shtetase polake nga ana e Feçor Shehut, i cili më vonë do të bëhej edhe ministër i brendshëm i Shqipërisë.

“Më ka bërë përshtypje historia e polakes me emrin Barbara. Në moshën 18-vjeçare, në vitin 1960, ajo vjen në Durrës së bashku me bashkëshortin e saj, me të cilin pati studiuar në Poloni. Në vitin 1964, vihet nën presionet e Degës së Brendshme të Durrësit, drejtuesi i së cilës e ka përdhunuar”, thotë autori i librit për gazetën Panorama.

“Në vitin 1966 ajo njofton Ambasadën e Polonisë për sa i kishte ndodhur. Në vitin 1969, arrestohet dhe dënohet me 17 vite burg. Pasi vuan tre vjet e katër muaj në Kuçovë, shkon në Durrës. Bashkëshorti i parë e kishte braktisur.

Në këto kushte, pranon një martesë të dytë, ndërsa punon me tri turne në plastikën e Durrësit. Në vitin 1973, i bën një letër Enver Hoxhës për jetën e saj. Në raportin përmbledhës në lidhje me këtë letër, thuhet: “Pretendon se në tetor të vitit 1965, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, K.N., e merr me Gaz dhe bashkërisht shkojnë në një vilë në plazhin e Durrësit, ku do të vinin për takim me të dërguar nga Ministria e Brendshme.

Tha se me të hyrë në vilë, ku nuk kish asnjë njeri, K.N. kyçi derën, vendosi pistoletën mbi tryezë dhe gjysmë i zhveshur tentoi ta nënshtronte, por ajo u mbrojt. U paralajmërua prej tij të mos i thoshte kurrkujt për këtë ngjarje”.

Në këtë histori përfshihet edhe emri i Feçor Shehut, të cilin një kuadro tjetër e akuzonte për stilin e punës, imoralitetin e tij si dhe për një përdhunim që kishte kryer ndaj Barbarës. Për këtë kuadër, Feçori ishte ‘feminist, se i lyente flokët si gratë’”.

Historiani thotë edhe se më 1955, SHBA denoncoi në OKB raste konkrete të dhunës seksuale ndaj grave të dënuara në Shqipëri.

Next Post

Prishtinë, arrestohet një tjetër deputet i Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In