• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmia e gruas së kambistit të grabitur: Hajdutët i gjeta me televizor në duar

by A R
01/05/2017 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur banesën e një kambisti në qytetin e Maliqit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se agresorët kanë hyrë në banesën e Vilson Marës në momentin që familjarët nuk ndodheshin aty.

Maskat, pasi kanë kontrolluar për afro një orë çdo ambient të shtëpisë, kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe janë larguar me shpejtësi. Pjesëtarët e familjes Mara kanë deklaruar se grabitësit  kanë marrë një shumë prej 300 mijë lekësh të reja, ndërsa dy televizorë, të cilët i kishin nxjerrë në oborr nuk kanë mundur t’i marrin, pasi në largim e sipër janë ndeshur me të zonjën e shtëpisë. Menjëherë pas ngjarjes, ata kanë sinjalizuar policinë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Blutë po vijojnë hetimet për ngjarjen, ndërsa paraprakisht mësohet se ekspertët kanë gjetur gjurmë të shumta dhe prova materiale që u përkasin autorëve të grabitjes. Ndërkohë, 51-vjeçarja Lindita Mara tregoi për “Gazeta Shqiptare” momentin kur u përball në oborr me tre personat me çorape në kokë.

NGJARJA

Për herë të dytë grabitet banesa e kambistit Vlison Mara. Dyshohet që tre personat e maskuar kanë kryer grabitjen, pasi janë siguruar se në shtëpinë e familjes Mara nuk ka pasur njeri. Ata kanë thyer me levë derën dhe kanë kthyer banesën përmbys, duke kontrolluar cep më cep, derisa kanë gjetur paratë. Në momentin që kanë pikasur se po afrohej e zonja e shtëpisë, grabitësit janë larguar. “Më datë 29.04.2017 jemi njoftuar se në Maliq, tre persona në bashkëpunim mes tyre kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases L.M., 51 vjeçe. Nga të dhënat paraprake dyshohet se këta shtetas kanë marrë një sasi lekësh, rreth 1 milion lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë, por janë larguar me shpejtësi, pasi janë pikasur nga e zonja e banesës, e cila po afrohej drejt shtëpisë. Theksojmë se në banesë kur është kryer vjedhja e lekëve nuk kishte njeri. Aktualisht po kryhen veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.

DËSHMIA

“Kur u ktheva në shtëpi, pashë në oborr tre persona. Ata ishin të maskuar dhe të armatosur. Policë nëpër këmbë s’kishte. Hajdutët i pashë me televizor në dorë. Ishin të rinj e të vegjël. Njërit prej tyre i ra arma nga dora. Po nuk vuri dorë shteti, do të vë vetë, se është hera e dytë që më vjedhin”, tha bashkëshortja e kambistit, Lindita Mara. Ndërsa, kambisti Vilson Mara, kërkoi ndihmën e policisë duke telefonuar nr.129, por numri dilte i padisponueshëm. Sipas tij, edhe disa orë pas grabitjes, ky numër vijonte të ishte i padisponueshëm. Të kërcënuar në të drejtën e tyre të pronës dhe jetës, bashkëshortët Mara i bënë apel policisë që të zbardhë ngjarjen dhe të kapë autorët. “I kam rënë disa herë policisë edhe tek numri 911, edhe tek 129. U detyrua gruaja të gjente policët rrugëve”, pohoi kambisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Vendosni minimumin jetik”, demokratët depozitojnë 28 amendamente për Buxhetin

November 25, 2026
Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

November 25, 2026
Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

November 25, 2026
35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

November 25, 2026
“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE, nesër mbahet takimi i veçantë me Marta Kos

November 25, 2026
GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

November 25, 2026
Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In