• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e gjyshes nga Berati: Mbesa më vodhi 40 mijë euro, kursime të djalit emigrant

by A R
22/01/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbesa i vjedh gjyshes 40 mijë euro që ia kishte dërguar t’i “depozitonte” në sirtarët e saj djali emigrant.

Gjykata e Beratit la dje në burg 19-vjeçaren e arrestuar pasi gjyshja e saj hodhi dyshimet se ajo ishte autore e vjedhjes në shtëpinë e saj të 40 mijë eurove. Kamela Sh. nuk e ka pranuar në Gjykatë vjedhjen e parave. Por gjykata ka çmuar ta lërë atë në burg deri në fund të hetimeve. Denoncimi është bërë nga gjyshja e saj më 18 janar.

Sipas Policisë së Beratit, shtetasja me inicialet N.M., 74 vjeçe, banuese në lagjen “Donika Kastrioti”, është paraqitur në komisariat e alarmuar për zhdukjen e një shume të konsiderueshme parash. Gjatë deklaratës së saj, ajo ka thënë se i biri emigrant i kishte dërguar paratë që t’ia ruante e ëma, por krejt papritur ajo ka vënë re dy ditë më parë se shuma e eurove nuk ndodhej në sirtarin që i kishte lënë.

Pasi ka verifikuar vërtetësinë e deklaratës së pensionistes, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e duhura për gjurmë të mundshme të lëna në vendin e ngjarjes.
E moshuara është pyetur në lidhje me vizitat që ka pasur ditët e fundit në shtëpi dhe për ndonjë të dyshuar. Por ajo ka deklaruar se në ditët e fundit, e vetmja që i kishte ardhur për vizitë çdo ditë kishte qenë mbesa e saj 19 vjeçe. Kjo e fundit, e papunë, është ndaluar si e dyshuar, por sipas policinë nuk e ka pranuar autorësinë e vjedhjes.

“Nuk ka qenë askush tjetër në shtëpinë time veç mbesës. Unë mendoja se ajo vinte që të më bënte qejfin dhe të më ndihmonte, por mesa duket hallin e paska pasur gjetkë. Ajo ka qenë në dijeni të parave dhe ndoshta këto ditë ka ardhur me qëllim që të mësonte se ku i kisha fshehur ato”, është shprehur në polici e moshuara.

Ndërkaq, nuk është e qartë se pse i biri nuk i ka depozituar paratë në bankë, por ka zgjedhur t’ia besojë ato nënës së saj, e cila sipas të dhënave rezulton se banonte e vetme. Pas denoncimit të gruas, policia ka bërë shoqërimin e të dyshuarës, e cila është marrë në pyetje. Nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetases Kamela Sh., 19 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se në banesën e gjyshes, shtetases N.M., 74 vjeçe, banuese në Berat, ka vjedhur 40000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘vjedhje’, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se po verifikohet nëse vajza ka bashkëpunuar me persona të tjerë në vjedhje, çoftë edhe me ndonjë të dashur të mundshëm. Gjithsesi kjo është ende në kuadër dyshimi pasi veç mbesës, blutë dyshojnë se në banesë mund të jenë futur pa dijeninë e së moshuarës edhe persona të tjerë që kanë pasur informacion për shumën e parave.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se mbesa 19- vjeçare është ndaluar, por ajo ka mohuar në mënyrë kategorike krimin për të cilin dyshohet, shkruan Panorama.
“Nuk i kam vjedhur unë ato para. Hetoni dhe gjejeni kush i ka marrë. Unë kam shkuar te gjyshja për t’u kujdesur, por asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të vidhja tek ajo”, është shprehur Kamela Sh., dje në Policinë e Beratit.

Next Post
Kush janë 3 gratë që presidenti amerikan ka pasur? (GALERI)

Kush janë 3 gratë që presidenti amerikan ka pasur? (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In