• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e gjyqtares që “fundos” Boçin: Kryetari u interesua për çështjen e Rudinës

by A R
04/11/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda dokumenton një dëshmi të rëndë- sishme në dosjen e hapur për korrupsion me favore seksuale ndaj Guximtar Boçit, ish-kryetar gjykate në Gjirokastër.

Për rreth tri orë, gjyqtarja Blerta Çibuku ka dhënë deklarime dje në organin e akuzës në lidhje me shqyrtimin që i kishte bërë padisë së shtetases 38-vjeçare Rudina I. Kjo e fundit është gruaja që regjistroi kryetarin e Gjykatës Gjirokastër duke kërkuar favore seksuale në këmbim të ndërhyrjes te gjyqtarja Blerta Çibuku për një vendim në favor të 38- vjeçares, nënë e dy fëmijëve.

Pikërisht për këtë çështje prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje dje për më se tri orë gjyqtaren Blerta Çibuku. Në dëshminë e saj, ajo mësohet të ketë pranuar se kryetari i Gjykatës ishte interesuar një herë për padinë e pronësisë që Rudina I. kishte bërë ndaj ish-burrit dhe familjes së tij. Por gjyqtarja ka hedhur poshtë që të jetë ndikuar nga kryetari i Gjykatës në vendimin që ka dhënë.

TAKIMET ME GRUAN

Gjyqtarja Blerta Çibuku ka pranuar vërtetësinë e materialit audio të publikuar, ku ajo komunikon me autoren e përgjimit, Rudina I. Ajo ka thënë se biseda është e vërtetë dhe qytetaren 38- vjeçare e ka takuar për shkak se kishte gjykuar padinë e saj për pronësinë e godinës 3- katëshe në Gjirokastër.

Gjyqtarja ka thënë se e ka shqyrtuar padinë dhe ka vendosur në favor të ish-vjehrrës së Rudina I., bazuar në provat e grumbulluara gjatë procesit dhe në bindjen e saj referuar ligjit e procedurave. Gjyqtarja është ballafaquar me dëshminë e dhënë nga denoncuesja e skandalit që ka thënë se bashkë me gjyqtaren Çibuku ka udhëtuar drejt Kosovës ku ka qëndruar dy ditë, fakt ky që ka dalë edhe nga verifikimi në sistemin TIMS.

Gjatë dëshmisë së saj në Prokurori, gjyqtarja e ka pranuar këtë fakt, por ka shtuar se në atë udhëtim ndodhej administrata e Gjykatës Gjirokastër. Gjatë rrugës ajo kishte marrë vesh se në mjetin e transportit ndodhej edhe shtetasja Rudina I., por nuk kishte komunikuar me të në lidhje me çështjen gjyqësore. Vendimi për padinë e 38-vjeçares mësohet se është dhënë nga gjyqtarja pak kohë pas udhëtimit në Kosovë. KLD ka vendosur inspektimin e gjyqtares Blerta Çibuku pas publikimit të skandalit seksual të ndodhur në Gjirokastër.

PËRGJIMI

Në dëshminë e saj dhënë prokurorëve, Rudina I., 38 vjeçe, ka thënë se duke i kërkuar favore seksuale, kryetari Guximtar Boçi i kishte premtuar të ndërhynte te gjyqtarja e çështjes për një vendim në favor të nënës së dy fëmijëve.

Denoncuesja e skandalit u ka dhënë prokurorëve materialin e regjistruar audio, që në total është 53 minuta. Po kështu ajo ka shpjeguar se regjistrimi ka ndodhur në vitin 2015, pas vendimit që gjyqtarja Blerta Çibuku kishte dhënë për padinë e bërë nga Rudina I. ndaj ish-burrit dhe familjes së tij. Konflikti gjyqësor kishte të bënte me ndarjen e pronësisë së një godine 3-katëshe, pasi pas divorcit, 38-vjeçarja me dy fëmijët mbetën pa strehë.

Pas marrjes në pyetje të gjyqtares Blerta Çibuku dhe shqyrtimit të materialit audio të regjistruar nga denoncuesja e skandalit, Prokuroria tha se do të thërrasë për të marrë në pyetje Guximtar Boçin, ishkryegjyqtar i Gjirokastrës i pezulluar pas publikimit të skandalit./Panorama/a.m.

Next Post
VIDEO/ Fliste në telefon gjatë drejtimit por ja si e pëson shoferja te “Komuna e Parisit”

VIDEO/ Fliste në telefon gjatë drejtimit por ja si e pëson shoferja te "Komuna e Parisit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In