• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e fortë/ Nëna e këngëtarit të zhdukur: Dyshoj se e kanë vrarë, ja mesazhet kërcënuese në

by Java News
25/10/2019 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një motor i vjedhur, që iu shit disa personave nga këngëtari Renato Hamza bëhet shkak për të nxjerrë në dritë të tjera detaje, mbi zhdukjen e këngëtarit të muzikës tallava, më 29 qershor të vitit 2014.

Pasi e kishte blerë në Elbasan, pak ditë para se të zhdukej, me kërkesë të nënës së tij Renato ia shiti këtë motor një tjetër personi nga Pogradeci.

Nuk kaloi shumë ditë dhe ky motor u bllokua në Lezhë nga policia, ndërsa rezultoi se kishte qenë i vjedhur, pronar i të cilit ishte Artan Shkëmbi. Ky i fundit 5 ditë pasi këngëtari u zhduk, i shkruante nënës në Facebook, se Renato është në gjendje kome dhe se nuk fliste dot.

Ndërsa mbetet ende mister zhdukja e tij, për herë të parë, nëna e këngëtarit Renato Hamza bën deklaratën e fortë në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. “Dyshoj se u vra nga personat te cilëve u shiti motorin”, thotë ajo.

“Pa gjurmë” risolli këtë histori, për të zbardhur një nga zhdukjet më të njohura të bëra publike dhe që ka ngritur pikëpyetje të mëdha. A u vra atë natë këngëtari i muzikës tallava?

E ftuar në studion e “Pa gjurmë” nëna e Renit të Elbasanit, Silvana ngre dyshimin e një ekzekutimi të mundshëm të djalit të saj.

“Më shkruanin në Facebook pas 5 ditësh, me thonin Renin e kemi ne. Renato është në gjendje kome, nuk reagon, nuk flet. Do ta sjellim Renaton për dy ditë. Na nxirrnin persona me gojë të mbyllur. Është edhe problemi se djali im më parë ka blerë një motor, që më pas e shiti.

Letrat ia dha edhe atij që ia shiti. Këtë person e bllokojnë bashkë me motorin, në Lezhë dhe del se motori kishte qenë i vjedhur. Djali e bleu në Elbasan atë motor.

Renaton e zhdukën që atë natë ata. Djali im është vrarë i pafajshëm. Më nxirrnin persona me gojë të mbyllur”- rrëfen me sytë e mbushur me lot, nëna e Renatos.

Ajo rrëfen për herë të parë episodin e 29 qershorit kur Renaton e thirri për kafe një person, për të biseduar mbi çështje pune dhe se ky person ishte bashkë me 2 pronarë lokalesh.

“Renato fillimisht ka refuzuar të shkoj, duke i thënë që ka qenë i lodhur,  po ai ka tentuar disa herë deri sa e bindi. Indrit Qiqja nuk ka qenë shok i Renatos, ata kanë lënë takim për çështje pune, pasi ai i ka premtuar se do i gjente lokale për pagesë më të lartë.

Kështu, ka dalë Renato nga shtëpia, me anë të një telefonate, duke më thënë se do te kthehej, madje ka dalë me shapka nga shtëpia, pas 10 minutash telefoni rezulton i fikur”, tha nëna.

Ajo është e bindur se Renato u rrëmbye dhe më pas u vra. Kjo bazuar edhe nga dëshmitë e shumta të disa banorëve të zonës.

”Thuhet se është parë të futet me dhunë në makinë. Pas kontrollit të kamerave nga policia shihet qartë Indriti që shoqëron Renaton deri në makinë, ditën e parë, ndërsa ditën e dytë dalin pamje te tjera.

Momentin që Renato futet në furgon ja ka bërë me dorë kushëririt te tij, djalit te hallës, duke i lënë të kuptoj nga tatuazhi që kishte në dorë se ishte Renato ai që po futej në makine pasi e kishin bllokuar.

Në shtëpinë e Redona Daullxhiut, të dashurës së Renatos, kemi gjetur makinën që ka rrëmbyer Renaton. Makinë e cila konfirmohet nga djali i hallës. Kohë më pas Redona është shprehur se e dinte ku ndodhej Renato dhe se ky i fundit do të telefononte në shtator”, tregon nëna në emisionin “Pa Gjurmë”.

Nëna e Renatos apelon për zbardhjen e kësaj çështje, pasi ka mëse 5 vite dhe që pret të dijë mbi fatin e djalit. E ftuar edhe më parë në “Pa Gjurmë”’ajo ka akuzuar drejtpërdrejtë ish-të dashurën e Renatos, si një nga personat e cila ka gisht në zhdukjen e të birit. / Shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Debutoi me Shqipërinë, mesfushori i Kombëtares shënon në Holandë

VIDEO/ Debutoi me Shqipërinë, mesfushori i Kombëtares shënon në Holandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama paralajmëron hapjen e PS: Marrëdhënie e re me qytetarët dhe më shumë hapësirë për njerëzit e rinj

Rama paralajmëron hapjen e PS: Marrëdhënie e re me qytetarët dhe më shumë hapësirë për njerëzit e rinj

July 30, 2026
Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

July 30, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

July 30, 2026
Rama për thirrjet për dorëheqje: Nuk largohem sepse një pakicë thërret në kor, pushteti vendoset nga vota e qytetarëve

Rama për thirrjet për dorëheqje: Nuk largohem sepse një pakicë thërret në kor, pushteti vendoset nga vota e qytetarëve

July 30, 2026
Sukses në konsultimet Kinë-BE! Pekini dhe Brukseli bien dakord për forcimin e marrëdhënieve tregtare

Sukses në konsultimet Kinë-BE! Pekini dhe Brukseli bien dakord për forcimin e marrëdhënieve tregtare

July 30, 2026
Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

July 30, 2026
LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

July 30, 2026
Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

July 30, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

July 30, 2026
Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com